Doktorët Specialistë kërkojnë rritje të pagave. Ata kërkojnë të marrin nga 100 mijë denarë siç edhe u ishte premtuar nga Ministria e shëndetësisë. Sindikata e Qendrës klinike thotë se ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, ua ka mbyllur derën që nga janari, kur kishin takimin e fundit me të. Kryetari i sindikatës, Doktori Goran Begoviq thotë se kanë pasur durim dhe kanë pritur të kalojnë situatat aktuale politike në vend, por më nuk do të presin.
“Nga 15 janari i vitit 2019 deri më tani nuk kemi kurrnifar komunikimi me ministrinë e shëndetësisë dhe ministrin, Venko Filipçe. Ishim korrekt pritëm fushatën zgjedhore, ishim korrekt dhe nuk dham asnjë deklaratë derisa nuk u bë rikonstruimi i Qeverisë që most ë kishim ndonjë ndikim në çfarëdo forme. Tani ishte më momenti që gjithçka që pakënaqësitë t’i hedhim në publik”, tha Goran Begoviq nga Sindikata e Qendrës Klinike.
Paga bazë neto e një doktori në shëndetësi terciare është 44.517, që domethënë duhet për dyfish të rriten të ardhurat.
Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, nga ana tjetër thotë se ka bashkëpunim të mirë dhe komunikim të vazhdueshëm me mjekët e Sindikatës së Qendrës Klinike. Filipçe tha se deri në fillim të vitit të ardhshëm, do të arrihet që paga e specialistëve të bëhet 100 mijë denarë.
“Po planifikohet rritje e të ardhurave në periudhën që vijon, domethënë në vjeshtë dhe gjithashtu edhe në fillim të vitit të ardhshëm që të përmbushim premtimin pagë prej 100 mijë denarësh për mjekë-specialistë dhe sigurisht nuk do t’i lëmë anash sikurse nuk i kemi lënë edhe punonjësit e tjerë të shëndetësisë, si infermieret, teknikët, ndihmës-mjekët e kështu me radhë”, u shpreh Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Në takimin e fundit me ministrin dhe kryeministrin Zaev, Sindikata e qendrës klnike kishte kërkuar që të rregullohet kaosi në kompleksin klinik dhe problemet me parkingun. Edhe për këtë problem, Filipçe tha se procedura është në fazën finale dhe për dy-tre javë do të shpallet tenderi për partneritet publiko-privat për garazhde në katë në Qendrën klinike.
Përgatiti: Almedina Ismajli
