“Kanagjeqi i motrës” publikohet nga Pro band & Ganja

0

Projekti më i ri nga Pro band dhe Ganja
Këngëtarja shqiptare, Ganimete Abazi- Ganja dhe grupi i njohur “Pro band” vitet e fundit i kanë bashkuar forcat e tyre në muzikë.
Në muajin maj ata publikuan këngën ”Dasma”, kurse, në muajin qershor projektin ”Zemra don dashni”.
Si duket Ganja dhe ”Pro band”, nuk e kanë ndërmend të ndalen ata kanë publikuar edhe projektin e rradhes.
“Kanagjeqi i motres” titullohet kënga e tzre më e ri, të cilën e kanë shoqëruar edhe me videoklip, shkruan rtv21.tv
”Shuni gra shuni fëmijë
Do ta majna more pak qetesi 
Do ta bojna more pak qetesi 
Pak qetesi dojna me majt 
Për me nie o motrën tuj kajt 
Për me nie o motrën tuj kajt ”, janë disa vargje të kënduar në këtë këngë, të cilat janë dëgjuar edhe më parë të kënduara nga këngëtarët tjerë. /21Media 

.

Horoskopi i datës 5 korrik 2019

0

Dashi

Gjatë kësaj dite nuk do ndiheni aspak të trishtuar përkundrazi do ju rikthehet buzëqeshja. Nëse keni një lidhje, klima në jetën tuaj do fillojë të përmirësohet. Do dalin edhe disa rreze dielli të cilat do ua ngrohin edhe zemrën. Ju beqarët do kaloni sfida e peripeci të mëdha derisa të arrini ta bëni për vete dikë që pëlqeni. Dita e sotme nuk do jetë e shënuara. Në punë do iu jepen detyra të reja dhe keni për të pasur arritje më të mëdha se me parë. Tashmë e tutje gjithçka do jetë më e bukur. Neptuni do ndikojë negativisht tek financat dhe do ju nxitë të bëni disa gabime me pasoja për të ardhmen.
Demi

Mundohuni të ndërmerrni më shumë iniciativa gjatë kësaj dite dhe keni për ta parë sa të fituar do dilni. Për ju të dashuruarit nuk do ketë asnjë problem serioz, përkundrazi marrëdhënia me partnerin do fillojë te përmirësohet. Ju beqarët duhet të jeni sa më të hapur ndaj ftesave që do ju bëhen, por kurrsesi nuk duhet të nxitoheni për të marre vendime. Në punë dita nuk do jetë shumë e ngarkuar kështu që dalëngadalë mund të arrini të realizoni gjithçka. Sipas Dritare.net, në planin financiar do filloni të vendosni pak rregull dhe gjendja do përmirësohet ndjeshëm. Edhe ndihma e të afërmve do jetë e vyer.
Binjakët

Gjatë kësaj dite do i jepni prioritet jetës tuaj sentimentale dhe do jeni më të organizuar. Jeta në çift do kalojë në plan të parë. Do përkujdeseni gjithë kohës për partnerin tuaj dhe do e gjeni kohën për të kaluar edhe disa çaste romantike me të. Ju beqarët duhet të jeni më të duruar dhe nga ana tjetër nuk duhet të keni besim të plote tek ai që do iu joshë. Në këtë mënyre do shmangin zhgënjimet. Në punë nuk duhet të nxitoheni shumë sepse atëherë kur të mos e prisni situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Bëni edhe më shumë durim. Financat do jenë normale. Nuk do keni vështirësi për shpenzimet e nevojshme.
Gaforrja

Gjatë kësaj dite do ndiheni më të çliruar dhe do flisni pa dorashka me të gjithë ata që do keni pranë.  Ju të dashuruarit do flisni më hapur me partnerin tuaj dhe do mundoheni t’i zgjidhni njëherë e mirë problemet që ju kishin dalë më herët. Deri në mbrëmja ambienti do jetë ngrohur mjaft dhe do jeni më të çliruar. Ju beqarët nuk do arrini dot ta bëni për vete dikë që pëlqeni kështu që edhe sot do mbeteni vetëm. Në punë do ndiheni plot dëshirë për të ecur përpara dhe do jeni të pandalshëm. Shefat do kenë shumë besim tek ju. Buxhetin nuk do arrini ta mbani nën kontroll pasi do kryeni shpenzime të pakontrolluara.
Luani

Nuk do jeni shumë bindës gjatë kësaj dite dhe kjo gjë do ju krijojë disa probleme. Ju të dashuruarit do jeni tej mase xhelozë për partnerin tuaj dhe në shumë momente do bëni skena që nuk do i pëlqejnë aspak atij. Ndryshoni sjellje pasi ai që keni në krah nuk e meriton aspak atë që po bëni. Ju beqarët do e gjeni personin e duhur në një ambient që nuk ua kishte marrë mendja ndonjëherë. Në punë, nëse do ju duhet të negocioni ose të nënshkruani kontrata, reflektoni me kujdes. Mendimet e të tjerëve dëgjojini, por në fund vendosni vetë. Buxheti do jetë goxha i mirë kështu që përfitoni të bëni ndonjë investim.
Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do jeni shpesh të nervozuar dhe të irrituar. Do e ngrini zërin në maksimum dhe nuk do gjeni qetësi. Për ju të dashuruarit do ketë disa mosmarrëveshje të vogla, por asgjë për t’u alarmuar. Nga mesdita e deri në darke do ndiheni më mirë dhe do dashuroheni me më tepër pasion me partnerin. Ju beqarët nuk do mundin dot të krijoni një lidhje si e kishit ëndërruar sepse nuk do keni kohe për të kërkuar personin ideal. Në punë mundohuni të ruani paksa qetësinë para shefave sepse do shkatërroni gjithçka. Ditë paksa delikate pritet të jetë kjo e sotmja. Në planin financiar rrethanat janë goxha të favorshme për të pasur përmirësime.

LEXO DHE :  Kjo është arsyeja pse nuk duhet ta karikoni celularin, në aeroport!

Peshorja

Gjatë kësaj dite do bëni mirë të ndryshoni mënyrën e komunikimit dhe të mos tregoheni më aq të ashpër sa më parë. Për ju të dashuruarit ka rrezik që gjërat të mos ecin ashtu si i kishit ëndërruar në jetën tuaj sentimentale. Do ketë tension dhe mosmarrëveshje të njëpasnjëshme, madje edhe për gjëra elementare. Ju beqarët nga ana tjetër do realizoni plot njohje të reja dhe ka mundësi që për dikë zemra t’iu rrahë fort. Në punë do filloni një aktivitet të ri. Fillimi do jetë paksa delikat, por më pas me kalimin e kohës situata do normalizohet. Sipas Dritare.net, në planin financiar duhet ta pranoni ndihmën e të afërmve tuaj pasi vetëm kështu do e kaloni më lehtësisht fazën e vështirë.
Akrepi

Jutiteri nuk do ju ndihmojë gjatë kësaj dite, përkundrazi do ju futë edhe në udhëkryqe. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik të tregoheni të padrejtë me partnerin tuaj. Do jeni posesivë dhe do e kritikoni atë për gjëra që në fakt ai është munduar për më mirë. Kthejini fjalët mbrapsht dhe kërkoni falje nëse nuk doni të shkatërroni gjithçka që keni ndërtuar. Ju beqarët do jeni në rrugën e duhur për të gjetur princin e kaltër. Në punë trysnia do jetë e fortë dhe gjërat do jenë të vështira. Për fat të mirë ndërhyrja e një kolegu do jetë vendimtare. Me shpenzimet tregohuni sa më të kujdesshëm që të mundeni.
Shigjetari

Ditë shumë optimiste pritet të jetë kjo e sotmja. Do ndiheni përherë shumë të kënaqur. Ju që jeni në një lidhje keni për t’u ndier gjithë kohës mirë dhe nuk do kërkoni asgjë më tepër nga yjet. Gjithë ditën do jeni të buzëqeshur. Ju beqarët do realizoni edhe më shumë takime, por do e keni të vështirë të bëni një zgjedhje përfundimtare. Në punë do jeni tolerantë ndaj kolegëve dhe do i pranoni këshillat që ata do iu japin. Në këtë mënyrë gjërat do ju ecin edhe më mirë. Buxheti nuk do jetë i keq, kështu që përfitoni nga rasti për të bërë investimet më të domosdoshme.
Bricjapi

Gjatë kësaj dite nuk do jeni aspak në humor të mirë dhe do debatoni ashpër edhe me ata që në fakt ju kanë ndihmuar së fundmi. Ju të dashuruarit do keni kundërshti të njëpasnjëshme me partnerin tuaj dhe për asgjë nuk do merreni vesh. Ju beqarët do ndiheni si të përhumbur dhe nuk do keni aspak dëshirë të dilni e të kërkoni princin e kaltër. Mbase për disa kohë mund të keni ndryshime në jetën tuaj. Në punë duhet t’i dyfishoni përpjekjet në mënyrë që të arrini sa më parë atje ku doni. Me financat mos bëni çmenduri sepse në një moment situata mund t’iu dalë plotësisht jashtë kontrollit.
Ujori

Gjatë kësaj dite do ju duhet shumë energji për të përballuar gjithçka. Yjet do favorizojnë jetën sentimentale për ju që keni një lidhje, por nëse doni që marrëdhënia me partnerin të jetë edhe më e mirë, duhet të hiqni dorë nga autoriteti i tepruar. Ju beqarët nuk do jeni me shumë fat në dashuri, por nuk do mërziteni për këtë gjë pasi gjithë kohës do jeni të rrethuar nga miqtë. Në punë do jeni shumë më të pavarur se më parë, madje mund të merrni edhe pozicionin e shefit. Do dini si t’i çoni gjërat përpara. Financat nuk do përbëjnë probleme të  mëdha kështu që do jeni të qetë në këtë sektor.
Peshqit

Dita e paqtë që keni pritur deri më sot do mbërrijë më në fund. Për ju të dashuruarit Dielli do ketë ndikim tej mase pozitiv. Marrëdhënia me partnerin do jetë aq e bukur saqë ndonjëherë nuk do e besoni dot se jeni në realitet. Ju beqarët do keni më tepër raste për të realizuar takimet e ëndërruara dhe nëse i shfrytëzoni ato mund ta ndryshoni të ardhmen. Në punë duhet të reflektoni disa herë para se të veproni në mënyrë që të mos bëni gabime. Gjithësi gjërat duken goxha të mira. Financat duhet t’i menaxhoni me më tepër përkujdes dhe maturi në mënyrë që gjendja të mbetet e mirë. /dritare.net

.

Unikkatil vjen me këngë për dashni

0

Unikkatil me 27 korrik koncert në Mitrovicë
Reperi,  Viktor Paloka aka Unikkatil, i cili ka konfirmuar koncertin e tij në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë , pritet që të njëjtën nate të promovojë edhe albumin e tij me të ri.
Ajo që dihet është se ndryshe nga këngët tjera, në këtë album është edhe një këngë dedikuar dashurisë.
“Ka do sene mrena që moti kom dashtë me i thonë, bile po menoj mos osht pak vonë” apo “Pamjen e ki si statuje hyjneshë” janë vetëm disa nga vargjet e tekstit të këngës së re./21Media
 
 
 
.

Labi këndon pas 25 vjetësh me motrën e tij

0

Pas shumë kohësh Labi ia thotë këngës me motrën
Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri ani pse është i angazhuar në politikë anjëherë nuk e lë anash muzikën.
Labi, së fundmi në Instagram ka publikuar një video ku shfaqet duke kënduar me motrën e tij, Sarandën.
Ai thotë se këtë duet po e realizon pas 25 vjetësh me motrën e tij të dashur e cila është mysafire në vendlindje.
Me këtë rast Labi ka theksuar se malli për gurbetqarët vazhdon të mos shuhet kurrë nga ata që e kanë përjetuar  mërgimin.

 

View this post on Instagram

 
Motra ime mysafire në vendlindje, ku ishte musafire te vendi ku quhet Buna Ferizaj! Dhe si nje ndarje e dikurshme Gurbeti dhe Vendlidja ndau dhe motrat nga vllezerit edhe sot jetojnë largë në mërgim! Tani, pas 25 viteve hera pare që kënduam sebashku në Ferizaj , derisa mbremjen e kishin Grupi Fisniket! Malli për gurbetqarët vazhdon të mos shuhet kurrë nga ata që e kanë pêrjetua mërgimin. Respekt! Do të publikojmë edhe video të tjera. Saranda dhe Labi @saranda_tahiri_derguti @hanajakupitahiri @milottahiri @elton_tahiri @anduenatahiriofficial
A post shared by Labinot Tahiri (@labinottahiriofficial) on Jul 4, 2019 at 1:49am PDT

”Faleminderit për ditët e mira”, titullohet kënga e fundit e Labit, të cilën e ka publikuar muajin e kaluar. /21Media

.

​​Liverpool u jep pushim shtesë Alissonit dhe Firminos

0

Alisson dhe Roberto Firmino iu është premtuar një pushim shtesë nga trajneri i Liverpoolit, Jurgen Kloop.
Yjet e Brazilit do të luajnë në finalen e Kupës së Amerikës kundër Perusë në Rio de Janeiro të shtunën, transmeton KosovaPress.
Jurgen Kloop iu ka thënë atyre të pushojnë edhe tre javë të tjera pas ndeshjes, që do të thotë që ata do t’i bashkohen shokëve të skuadrës në fund të korrikut.
Gjatë kësaj kohe ata do të humbasin miqësoret kundër Tranmere, Bradford City, Borussia Dortmund, Sevilla dhe Sporting Lisbon.

Blero zbulon emrat e këngëtarëve që do këndojnë në dasmën e tij

0

Dasma e çiftit po afrohet
Këngëtari i njohur, Blerro Muharremi në muajin shtator dashurinë e tij disa vjeçare me Afrona Dikën do ta kurorëzoj me martesë.
Çifti tash veç se kanë filluar përgatitjet, madje, Afrona ka mbajtur edhe natën e beqarisë. Së fundmi në media qarkulluan lajme për emrat e artistëve që do të këndojnë në dasmën e tyre.
Mirëpo, Blero me anë të një postimi në Instagram tregoi edhe emrat e artistëve që do të këndojnë në ditën më të rëndësishme për ta.

”Sa për info në dasmën tonë do të këndoj Sabri Fejzullahu, Ramadan Krasniqi, Shkurte Gashi. Thash të ju informoj sakt”, ka shkruar Blero në Instagram.

Emrat e disa prej këtyre këngëtarëve, Blero eksluzivisht i ka zbuluar vitin e kaluar në emisiinin ”21 Gradë” në RTV21. /21Media
Blero zbulon se kush do të këndojë në dasmën e tij

.

Ledri nuk ndalet, ka gati hitin e ri

0

Ledri Vula të dielën publikon këngën e re
Javën e kaluar reperi i njohur, Ledri Vula në bashkëpunim me Lumi B publikuan projektin “Kiss Kiss”, i cili po rezulton të jetë i suksesshëm, deri më tani ka marrë afër 4 milionë klikime në Youtube, shkruan rtv21.tv.
Vula nuk e ka ndërmend të ndalet, ai sot ka paralajmëruar projektin e ri të cilin do ta publikojë të dielën në ora 14:00. Ledri në Instagram ka publikuar një pjesë të këngës.

 

View this post on Instagram

 
MEM // SUNDAY, 14:00
A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on Jul 4, 2019 at 11:06am PDT

Edhe këtë verë reperi është aktiv jo vetëm me projekte të reja, por edhe me mbrëmje muzikore e evente të ndryshme,  ai  në fund të qershori mori pjesë në “Alba Festival”, në Zvicër ku e pranishme ishte edhe Rita Ora.
Ledri po ashtu do të performojë edhe në Festivalin “Sunny Hill” që do të mbahet me 2, 3 dhe 4 gusht dhe do të mbeldh emra të njohur të skenës vendore e ndërkombëtare. /21Media
 
.

Teuta Selimi me këngë të re

0

“Paranoja” së shpejti nga Teuta
Këngëtarja e mirënjohur, Teuta Selimi ka njoftuar se shumë shpejt do të publikojë projektin e ri muzikor.
Tetuta nuk ka preferuar të zbulojë shumë detaje rreth këtij projekti, por njoftoi se titulli i këngës është “Paranoja”.
Ajo ka publikaur një fotografi me anë të cilës, Teuta la të kutpohet se këtij projekti ia ka shoqëruar edhe videoklipin.
“Paranoja, së shpejti”, është mbishkrimi që Teuta ia la fotos.

 

View this post on Instagram

 
„PARANOJA” is coming @anderrateliehair @sellmakasumoviq @valdrinsahitiofficial
A post shared by Teuta Selimi (@teutaselimi__) on Jul 4, 2019 at 10:30am PDT

Projekti i fundit, i Teutës titullohet“S’ke jetë” të cilën e solli në duet me këngëtarin e njohur, Bleron. /21Media

.

​Agjenti i Fernandesit rikthehet në United

0

Fernandes do t’i fitojë 100 mijë euro brenda javës

Fernandes do t’i fitojë 100 mijë euro brenda javës
Agjenti i lojtarit, Bruno Fernandes është kthyer në Angli për të biseduar me Manchester United, për transferimin e mesfushorit.

Ai është nisur të mërkurën në mbrëmje drejt Unitedit. Me kontratën e re, Bruno Fernandes do të fitojë 100 mijë euro brenda javës.
Sportingu ka kërkuar nga “Djajtë e Kuq”, që të rrisin çmimin për portugezin.
Portugezi është i kërkuar edhe nga Liverpooli e Tottenhami.

Tuna e zjarrtë në të kuqe

0

Tuna publikon imazhe nga pushimet
Pas albumit të suksesshëm që publikoi në muajin mars, Tuna po shijon pushimet në në bregdet.
Në rrjetin social Instagram ajo po publikon fotografi. Sot ajo shfaqi linjat në kuqe pranë valëve të detit.
Bukuroshja nga Shkupi, me albumin e saj “Fortuna” shfaqi vetën në një dimension tjetër me baladat në të cilat tha se ka paraqitur pjesë nga jeta e saj.
Ndërkohë bashkëpunuesi i saj në këtë projekt Armend Rexhepagiqi në media muaj më parë ka paralajmëruar edhe një album të tillë të Tunës në muajin shtator./21Media

 

View this post on Instagram

 
A post shared by TUNA (@tunasejdi) on Jul 4, 2019 at 11:17am PDT

 
.