Ministria për kulturë, rini dhe sport pret 30 milionë euro

0

Nga 4 në 30 milionë euro

Nga 4 në 30 milionë euro
Në debatin me temë “Çfarë përfitime sjellë zbatimi i Ligjit për Sponsorizim në fushën e Sportit, Kulturës dhe Rinisë”, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Sport. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se pritjet janë që 30 milionë euro gjatë një viti do të jenë sponzorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sporti.
Sipas tij, mbështetja e deritashme për këtë sektor aktualisht është rreth 4 milionë euro, sipas të cilit është një dallim mjaft i madh. Gashi tha se ky ligj do të jetë i rëndësishëm për zhvillimin e sportit.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, theksoi se kompanitë e kosovare e kanë mundësinë ideale që të përkrahin një kauzë që është kontribut i drejtpërdrejt për zhvillim të vendit dhe fuqizimin e sportit.
Në këtë debat u tha se sponsosorizmet do të kenë ndikim te sportistët, klubet dhe në ngritjen e cilësisë në sport.

30 milionë euro për kulturë, rini dhe sport

0

Zotohet Gashi

Zotohet Gashi
Në debatin me temë “Çfarë përfitime sjellë zbatimi i Ligjit për Sponsorizim në fushën e Sportit, Kulturës dhe Rinisë”, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Sport, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se pritjet janë që 30 milionë euro gjatë një viti do të jenë sponzorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sporti.
Sipas tij, mbështetja e deritashme për këtë sektor aktualisht është rreth 4 milionë euro, sipas të cilit është një dallim mjaft i madh. Gashi tha se ky ligj do të jetë i rëndësishëm për zhvillimin e sportit.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, theksoi se kompanitë e kosovare e kanë mundësinë ideale që të përkrahin një kauzë që është kontribut i drejtpërdrejt për zhvillim të vendit dhe fuqizimin e sportit.
Në këtë debat u tha se sponsosorizmet do të kenë ndikim te sportistët, klubet dhe në ngritjen e cilësisë në sport.

Ja oferta e çmendur e Realit për Pogbanë

0

Reali po mundohet ta transferojë mesfushorin në “Santiago Bernabeu”

Reali po mundohet ta transferojë mesfushorin në “Santiago Bernabeu”
Real Madridi dëshiron ta transferojë me patjetër në ekip mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba.
United nuk do të marrë vetëm 70 milionë euro për francezin, por do të fitojë edhe dy yjet e Realit, Toni Kross dhe Gareath Bale.
Mesfushori i “Djajve të Kuq”, është shumë i kërkuar nga “Los Blancos” dhe “Zonja e Vjetër” këtë verë.
Reali po mundohet ta transferojë mesfushorin në “Santiago Bernabeu” dhe është gati t’i sakrifikoi dy yjet e skuadrës për të bërë këtë transferim.

​Leeds transferon mesfushorin e Barcelonës

0

Mujica nënshkroi kontratë tre vjeçare

Mujica nënshkroi kontratë tre vjeçare
Leeds United transferoi mesfushorin e Barcelonës, Rafa Mujica. Pasi i përfundoi kontrata më 30 qershor, Mujica u bë lojtar i lirë dhe nuk pranoi rinovimin në “Camp Nou”.
Mesfushori brazilian i ndihmoi Barcelonës të ngjitet në një kategori më sipër, një vit pasi u kthye nga huazimi që ishte në Cornella në sezonin 2017-18.
Mujica nënshkroi kontratë trevjeçare.

“Paranoja”, kënga e re e Teuta Selimit

0

Kështu duket në klipin e këngës
Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Teuta Selimi, pas suksesit të këngës “S’ke jetë”, që e solli në bashkëpunim me Bleron, paralajmëroi diçka. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo tregoi se së shpejti do ta publikojë këngën e re, e titulluar “Paranoja”, transmeton rtv21.tv
Këngëtarja duket shumë bukur në klipin e kësaj kënge, me një stil të veçantë siç jeni mësuar ta shihni atë.

“S’ke jetë” deri më tani numëron mbi 3 milionë klikime./21Media

.

Përfundon kampi rinor për restaurimin dhe dokumentimin e monumenteve

0

Përmbyllet sot kampi në Letnicë të Vitisë
Kampi dyjavor për restaurim dhe dokumentim i organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë për 17 studentë të arkitekturës dhe fushave të tjera të ndërlidhura, do të përmbyllet sot në Letnicë të Vitisë. Qëllimi i kampit ishte zhvillimi i mëtutjeshëm i shkathtësive dhe ngritja e vetëdijes së të rinjve për vlerën e monumenteve të trashëgimisë kulturore dhe nevojën për mbrojtjen, prezervimin dhe përdorimin socio-ekonomik të e tyre.
Nën udhëheqjen e ekspertëve të ndryshëm të fushës, studentët u angazhuan në dokumentimin e monumenteve me qëllim të hartimit të një plani zhvillimor për fshatin shumetnik të Letnicës, si dhe në teknika të restaurimit të trashëgimisë kulturore përmes punës praktike restauruese në monumentin e trashëgimisë te Mulliri i Frok Dokiqit.
Me këtë rast, fjalime hyrëse do të mbajnë shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jan Braathu; ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Gashi, dhe ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq.
.

Përfundon kampi rinor për restaurimin dhe dokumentimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore

Edhe Mozzik publikoi këngën e re

0

“Pinocchio”, kënga më e re e Mozzikut
Rep-artisti i mirënjohur shqiptar, Mozzik, solli këngën e re. Kënga titullohet “Pinocchio” dhe u publikua vetëm në versionin audio, transmeton rtv21.tv
Të gjitha këngët e tij të reja janë punuar në studion “2 Euro Music”, nën produksionin e MaCloud.

Po ashtu, edhe partnerja e tij, Loredana solli projektin e ri muzikor. Projekti i saj titullohet “Jetzt rufst du an” dhe u shoqërua me videoklip, të cilin e realizoi Fati Media Group GmbH.

Kohëve të fundit, Loredan dhe Mozzik ishin pjesë e pandashme e mediave rozë. Loredana u akuzua se mori nga një çift zviceran mijëra franga, akuza të cilat i hodhi poshtë ajo në një konferencë për media në Prishtinë./21Media
.

Reguilon dëshiron të na bashkohet neve

0

Sevilla negociata me Reguilon

Sevilla negociata me Reguilon
Shefi i sportit të ekipi i Sevillës, Monchi, e ka pranuar që e kanë në plan ta transferojnë mbrojtësin e Realit, Sergio Reguilon. Ai tha se kemi bërë negociata dhe për pak kohë lojtari do t’i kryejë testet mjekësorë.

“Kemi bërë negociata të hapura, nëse të gjitha gjerat janë në rregull se shpejti ai do të transferohet te Sevilla për testet mjekësore”, deklaroi ai.
Ai po ashtu shtoi se vet lojtari ka dëshirë të luajë te Sevilla dhe kjo i ndihmon shumë lojtarit.
“Ai është një lojtar i rëndësishëm, ai ka dëshirë të luaj për Sevillën, kjo i ndihmon të bëjë garë dhe ai do të jetë lojtari që ne kemi kërkuar”, përfundoi Monchi.

Loredana publikoi këngën “Jetzt rufst du an”

0

Loredana solli këngën e re
Rep-artistja e mirënjohur shqiptare, Loredana Zefi, publikoi projektin më të ri muzikor. “Jetzt rufst du an” erdhi e shoqëruar me videoklip, të cilin e realizoi Fati Media Group GmbH.
Edhe këtë këngë artistja shqiptare e interpretoi në gjuhën gjermane, transmeton rtv21.tv
Loredana shfaqet shumë tërheqëse në klipin e kësaj kënge./21Media

.