Polonia kritikon BE-në për rastin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut

0

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, e kritikoi Bashkimin Evropian për shtyrjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe i bëri thirrje bllokut që t’iu ofrojë vendeve të Ballkanit një rrugë të qartë drejt anëtarësimit në BE.

Shteteve të Ballkanit nuk duhet t’iu kërkohet të marrin pjesë në një garë “ku nuk mund të shohin vijën e finishit”, tha Duda gjatë një samiti të Ballkanit Perëndimor, në qytetin Poznan të Polonisë.

Duda tha se të dyja vendet kanë kaluar nëpër “reforma të vështira”, për të përmirësuar shanset e tyre për anëtarësim në BE.

Muajin e kaluar, shtetet anëtare të BE-së e kanë shtyrë vendimin për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut deri në tetor, për shkak të hezitimeve të disa vendeve, përfshirë Francën dhe Holandën.

Katër vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që synojnë të anëtarësohen në BE janë: Mali i Zi, Serbia, Kosova dhe Bosnje e Hercegovina.

Këtë javë, presidenti i Francës,Emanuel Macron tha se do të bllokojë çdo përpjekje për zgjerimin e Bashkimit Evropian, derisa ky i fundit të kalojë nëpër reforma të thella./rel

Zjarr në aeroplan, detyrohet për ulje emergjente

0

Evakuohen pasagjerët

Një fluturim i “Virgin Atlantic” ka bërë një ulje emergjente në Boston pas një zjarri që shpërtheu në bord.

Aeroplani po udhëtonte nga New Yorku për në Londër të enjten mbrëma kur filloi zjarri, duke detyruar ekuipazhin të devijonte fluturimin.

Nuk u raportuan për të lënduar dhe të gjithë 217 pasagjerët u evakuuan në mënyrë të sigurt nga aeroplani në Aeroportin Ndërkombëtar Logan të Bostonit.

Policia beson se një “power bank”- ngarkues i telefonit celular mund të ketë shkaktuar zjarrin.

Zyrtarët e inspektuan avionin pas uljes së tij dhe gjetën një pajisje midis mbështetësve të vendndodhjes ku filloi flaka.

“Hetimi paraprak sugjeron se është një bateri që përputhet me pamjen me një ngarkues të telefonit”, u tha gazetarëve një zëdhënës i policisë./21Media

Dhurata Dora me një bashkëpunim tjetër ndërkombëtar

0

“Ex”, kënga e re e Dhuratës
Pas bashkëpunimit tejet të suksesshëm “Zemër” me reperin e njohur algjerian, Soolking, këngëtarja e mirënjohur, Dhurata Dora publikoi bashkëpunimin tjetër ndërkombëtar në Spotify. Bëhet fjalë për projektin “Ex”, me këngëtarin Moe Phoenix.
Ky i fundit publikoi albumin e tij, pjesë e së cilit është edhe kënga “Ex”, transmeton rtv21.tv

Nuk dihet saktë se kur do të publikohet ky bashkëpunim në Youtube.

Projekti paraprak, “Zemër”, numëron mbi 166 milionë klikime në Youtube./21Media

.

Kryetari i FFK-së dënohet me burg

0

Kërcënoi me vdekje një person

Kërcënoi me vdekje një person
Kryetari i Federatës së Futbollit – FFK, Agim Ademi së bashku me Muhamet Ramën janë shpallur fajtor lidhur me akuzuat për kërcënim me vdekje të një personi.
Shpalljen e aktgjykimit e ka bërë kryetarja e trupit gjykues, Valbona Musliu-Selimaj, e cila kryetarit të Federatës së Futbollit, Agim Ademit i ka shqiptuar dënim me burgim prej 9 muajve, ndërsa Muhamet Ramës i është shqiptuar dënimi me burgim prej 1 viti, lidhur me veprën penale të detyrimit.
Agim Ademi dhe Muhamet Rama akuzoheshin edhe për veprën penale të ushtrimit të ndikimit, por për këtë vepër penale ka arritur parashkrimi.
Agim Ademi dhe Muhamet Rama, akuzoheshin për veprat penale të detyrimit dhe ushtrimit të ndikimit.
Kryetari i Federatës së Futbollit, Agim Ademi, së bashku me Muhamet Ramen akuzoheshin se e kanë kërcënuar me vdekje një person.
Sipas prokurorisë ata kishin qenë persona zyrtarë kur kanë bërë ndryshimin e statusit të parcelës duke e shndërruar nga zona e gjelbëruar në zonë ndërtimore. Në bazë të aktakuzës, Agim Ademi e Muharrem Rama akuzohen se në periudhën kohore nga 12 korriku i vitit 2012 e deri më 12 shtator të po të njëjtit vit në bashkëkryerje dhe me dashje të përfitimit material për veten e tyre apo për personin tjetër, kanë përdorur kërcënimin serioz me vdekje në atë mënyrë që sipas Prokurorisë i akuzuari Muharrem Rama e ka sulmuar fizikisht viktimën Dritëro Kadolli që ta detyrojë atë që të bëjë një veprim në dëm të pasurisë së tij, respektivisht t’ua jep atyre një veturë të tipit BMW X5, veturë e cila më pas pretendohet se do t’i dorëzohej Sami Hamitit.
Tutje në pikën e dytë të kësaj aktakuze thuhet se të akuzuarit e lartpërmendur gjatë periudhës së njëjtë kohore në bashkëkryerje kanë kërkuar nga Dritëro Kadolli shumën prej tridhjetëmijë eurove apo një veturë të tipit BMË X5, në lidhje me ushtrimin e ndikimit jo të duhur të tyre në vendimmarrjen e kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti, që të ndryshojë statusin e një ngastre toke nga “zona e gjelbëruar” në “zonë ndërtimore./kallxo.com

Kryetari i FFK-së dënohet me burg për kërcënim me vdekje të një personi

0

Ademi dënohet me 9 muaj burgim

Kim Kardashian fitoi 2.7 milionë dollarë

0

Fitoi betejën ndaj Missguided USA
Kim Kardashian West fitoi 2.7 milionë dollarë apo rreth 2.1 milionë funta nga procesi gjyqësor, pas akuzave që i bëri një kompanie mode për vjedhjen e imazhit.
Kim në muajin shkurt ka ngritur padi gjyqësore ndaj kompanisë Missguided USA, me akuzën që kjo kompani përdori emrin e Kimit, për të shitur veshjet e saj me çmim të ulët. Ajo kërkonte 10 milionë dollarë, por përfundoi me 2.7 milionë. Sidoqoftë, nuk ishte betejë e vështirë, sepse Missguided USA asnjëherë nuk iu përgjigj gjyqit. Madje, Kim ironizoi me këtë kompani, transmeton rtv21.tv

Edhe pse ajo e ka mohuar, shumë njerëz kanë spekuluar se Kardashian po punon me Missguided. Njerëzit mendojnë se s’ka mënyrë tjetër për të vjedhur dizajnet, pa i pasur disa informacione bazike.
Sidoqoftë, kjo kompani nuk ka të drejtë ta përdorë imazhin e Kimit, apo postimet e saj në rrjete sociale, për të promovuar veten./21Media
.

Kim fitoi 2.7 milionë dollarë

Xhaferi takohet me drejtorin e Komisionit për Çështje Sociale Zhvillimore të Kongresit Popullor të Kinës

0

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot ka takuar drejtorin e Komisionit për Çështje Sociale Zhvillimore të Kongresit Popullor të Kinës He Jiting. Xhaferi i shoqëruar nga sekretarja e përgjithshme Cvetanka Ivanova realizoi takim më He Jitin i cili qëndron në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Takimet dhe marrëdhëniet miqësore zhvillohen në frymën e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe respektit të dyanshëm të sovranitetit, integritetit territorial dhe barazisë së dy vendeve.

Pse duhet ta ndërroni dyshekun e vjetër me dyshekun e ri Comodita Memory?

0

Ne kalojmë një pjesë të madhe të jetës në gjumë. Prandaj, dysheku në të cilin flemë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shkak të ndikimit që ka në shëndetin tonë të përgjithshëm. Dysheku juaj mund të jetë arsyeja që zgjoheni nga gjumi të ç’lodhur dhe plot energji, por mund të jetë edhe shkaku i dhimbjeve tuaja të shpinës apo alergjisë që keni. Ju e dini që ka ardhur koha të blini një dyshek të ri bazuar në mënyrën se si ndiheni kur zgjoheni nga gjumi. Kur në dyshek krijohen gropa dhe gunga, dysheku ka humbur formën dhe nuk ofron më mbështetjen e duhur për trupin tuaj. Kështu ju zgjoheni me dhimbje shpine, mpirje të trupit dhe tendosje të nyjeve, gjë që ndikon në përformancën tuaj në punë, aktivitetet e përditshme apo kujdesin për familjen.

Mirëpo, lodhja nuk është problemi më i madh që mund të keni prej një dysheku të vjetër.

Dyshekët njihen si vendbanimi ideal për bakteriet dhe grimcat e pluhurit në shtëpi. Një dyshek që përdoret për një kohë të gjatë është vatër e shumë alergjenëve të cilët ju shkaktojnë probleme me frymëmarrje. Me kalimin e kohës ju filloni të teshtini dhe të keni kruarje të hundës ose të fytit kur shtriheni të flini. Simptomat e alergjisë ndërpresin gjumin tuaj gjatë natës dhe prishin rregullin e gjumit. Pra, një dyshek i vjetër në shumë mënyra mund të jetë shkaku i mungesës së gjumit për ju. Nga mungesa e gjumit për një periudhë të gjatë ndikohen disa gjendje shëndetësore serioze si: sëmundjet e zemrës, aritmia, infarkti, presioni i lartë i gjakut dhe diabeti.

Gjithashtu, shkak i mungesës së gjumit bëhen edhe lëvizjet e partnerit në shtrat, kur dysheku nuk është mjaftueshëm i fortë dhe deformohet. Sipas Fondacionit Nacional të Gjumit (National Sleep Foundation) në Amerikë, bebet fillojnë të rrotullohen gjatë gjumit që nga muaji i katërt, dhe një person mesatar i rritur lëviz deri në 75 herë gjatë natës. Njerëzit lëvizin për të lehtësuar pikat e presionit dhe për të zvogëluar tendosjen në shpinë dhe nyje që shkaktohet kur qëndrojmë në një pozitë. Këto lëvizje do të ndërprejnë gjumin tuaj duke ju lënë të lodhur në mëngjes. Një dyshek i mirë do të reduktojë lëvizjet tuaja dhe të partnerit duke ju siguruar lehtësim të pikave të presionit në mënyrë që ju të keni gjumë më të thellë.

Duke pasë parasysh këto probleme të gjumit dhe kërkesën për dyshek të rinjë, Comodita Home vjen me ofertën më të mirë për klientët e saj. Për dyshekun tuaj të vjetër ju do të shpërbleheni me 50 euro të cilat mund t’i përdorni për të blerë një dyshek të ri Comodita Memory me zbritje prej 50%. Dhe kjo nuk është e gjitha, transporti është i mundësuar nga ana e Comodita Home. Ne ju marrim dyshekun e vjetër dhe ju sjellim dyshekun e ri.

Dysheku Memory në Comodita Home i ofron mbështetje optimale trupit me anë të shtresës me shkumën Memory dhe mund të jetë zgjidhja e problemeve tuaja të gjumit. Shkuma Memory merr formën e trupit duke u bazuar në presionin dhe nxehtësinë e trupit, duke shpërndarë kështu peshën në mënyrë të njëtrajtshme. Sapo të largohet presioni, shkuma kthehet në formën origjinale.

Një veçori tjetër e dyshekut Comodita Memory është se ju nuk do të ndjeni lëvizjet e tjetrit gjatë natës. Në këtë mënyrë gjumi është më i qetë dhe pa ndërprerje.

Ky dyshek do të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve të shpinës duke siguruar mbështetje të plotë trupore dhe duke reduktuar pikat e presionit.

Dysheku Memory ka 26 cm trashësi me shtresa të shkumës poliuretane me dendësi të ndryshme dhe 4 cm shkumë memory, e cila i përshtatet konturave specifike të trupit tuaj. Mbështjellësi i tij përbëhet nga mikrofibrat dhe pambuku që mundësojnë një ambient gjumi të rehatshëm dhe të shëndetshëm. Anësoret AIRMESH mundësojnë ajrosje të dyshekut dhe rregullim të temperaturës.

Comodita Home është një zinxhir prej më shumë se 40 dyqane që ofron produkte për shtëpinë tuaj. Brend është në dispozicion në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë. Aktualisht në Maqedoni ekzistojnë 8 dyqane në 5 qytete të ndryshme si në: Shkup, Tetovë, Veles, Kumanovë dhe Gostivar.

Gjykata nuk pranon kërkesën e Sead Koçan për prolongim të vuajtjes së dënimit

0

Afaristi Sead Kocan, i dënuar katër vite e tetë muaj burg për rastin “Trust”, Gjykata Penale në Shkup nuk ia pranon kërkesën për prolongim të vuajtjes së dënimit me burg që duhet të nisë më 17 korrik. Sipas vendimit të Gjykatës Koçan në burg duhet të paraqitet brenda dy javëve. Në rastin “Trust”, afaristi Sead Koçan, pritet të jetë i akuzuari i vetëm që do të vuaj dënimin pasi që e akuzuara e dyët Vasilije Aviroviq u dënua me kusht prej viteve heqje lirie ndërsa i akuzuari i tretë Safet Vatiq u shpallë i pafajshëm.