​​Liverpool u jep pushim shtesë Alissonit dhe Firminos

TË FUNDIT

Alisson dhe Roberto Firmino iu është premtuar një pushim shtesë nga trajneri i Liverpoolit, Jurgen Kloop.
Yjet e Brazilit do të luajnë në finalen e Kupës së Amerikës kundër Perusë në Rio de Janeiro të shtunën, transmeton KosovaPress.
Jurgen Kloop iu ka thënë atyre të pushojnë edhe tre javë të tjera pas ndeshjes, që do të thotë që ata do t’i bashkohen shokëve të skuadrës në fund të korrikut.
Gjatë kësaj kohe ata do të humbasin miqësoret kundër Tranmere, Bradford City, Borussia Dortmund, Sevilla dhe Sporting Lisbon.