QYTETARËT “PIQEN” NË AUTOBUSËT PA KLIMA, SHILEGOV VETËM NË DIMËR UDHËTON ME AUTOBUS

TË FUNDIT

Kryetari i Qytetit të Shkupit gjatë kohës së fushatës dhe gjatë periudhës së dimrit, kur ndotja e ajrit ishte në nivel të lartë, vozitej me autobus. Por tani ai ka trotinet elektrik dhe me të erdhi edhe në ngjarjen e ditës së sotme.

Shilegov gjatë kohës së periudhës së dimrit udhëtuat me autobus, tani ju pamë se voziteni me trotinet elektrik. A keni hipur në autobusë këtë periudhë, duke pasur parasysh se disa autobusë nuk kanë fare klimë? Ju si babai i qytetit a do të ndërmerrni diçka në lidhje me këtë?

“Për shkak të marrëveshjes për koncesion me transportuesit privat që i kam trashëguar si kryetar i Qytetit në kohëzgjatje prej 5 vjetëve, kanë mbetur edhe 2.5 vjet. kështu që lloji, tipi dhe cilësia e autobusëve janë përcaktuar nga administrata paraprake e qytetit dhe ne jemi të pafuqishëm, në aspekt të asaj se ende ka marrëveshje aktive me koncesionerët privat”, deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Pas deklaratës së tillë, kryetari i Qytetit të Shkupit vazhdoi të flasë për këtë temë, duke i thënë ekipit të gazetarëve që të provojnë të shfuqizojnë marrëveshjet me transportuesit privat.

Shillegov: Çfarë të bëj unë?

Gazetarja: Marrëveshje të reja.

Shillegov: Marrëveshje të reja, shfuqizoi ti të të shoh.

Gazetarja: Të bëhem unë kryetare?

Shillegov: Jo, por . . .

Përderisa Qyteti i Shkupit është i pafuqishëm që të shfuqizoj marrëveshjet me transportuesit privat, qytetarët po “piqen” në autobusë. Disa nga autobusët vozisin me dyer të hapura.

“Vozitem me autobusin numër 19. Mund të shihet në këtë autobus nuk ka klimë dhe qytetarët flladitën me gjësende që kanë në dorë. Temperatura jashtë është 40 grad”, Arbana Qerimi Klimenta.

Udhëtarët thonë se është nxehtë posaçërisht kur ka shumë udhëtarë.

“Po, nuk ka edhe dritaret janë shumë lartë, nuk mund t’i hapësh. Nuk ka ajër brenda. Atyre që konsumojnë barëra u pengon kaosi, nuk ka ajër”, u shpreh Desa Vellevska, qytetare.

“Është shumë e vështirë veçanërisht kur ka më shumë udhëtarë, është nxehtë. Tani është verë dhe nuk ka nxënës, kur ka nxënës është më vështirë. Tani është pak më relaksuese, nuk ka shumë udhëtarë. Tani kur rinovohej Partizanska ishte pak problematike për shkak se prisnim shumë gjatë. Përndryshe ia bëjmë disi, është nxehtë”, shtoi Sunçica Ristova, qytetare.

“Është nxehtë, por ia bëj disi, nuk kam shumë nxehtë”, theksoi Verka Kërstovska, qytetare.

Lenin Jovanovski nga Transport i lirë (Slloboden prevoz), thotë se klimat nuk ndihmojnë për ftohje të autobusëve për shkak se në çdo stacion hapen dyert. Autobusët me numër 19, 22, 11, 12 dhe të tjerë janë pa klima. Nga NQP Shkup thonë se në disa nga autobusët klimat janë të shkyçura për shkak se ndonjëherë ka reagime nga qytetarët se kanë shumë ftohtë, andaj vozitësi është i detyruar që t’i shkyçë me qëllim që të mos gjendet në situatë të palakmueshme duke pasur parasysh kërcënimet. Dje kanë pasur tre ankesa nga udhëtarë më të moshuar se kanë pasur shumë ftohtë. Nga NPQ Shkup thonë se të gjithë autobusët e tyre kanë klima, ndërsa 90% funksionojnë. Pjesa tjetër janë në servisim, problemi është aktual dhe siç thonë nuk mund të parashihet.  

Përgatiti: Arbana Q.Klimenta