Në sesionin për tërheqjen e investimeve të huaja në Samitin e Poznjanit, Maqedoninë e Veriut e përfaqëson ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Bekteshi theksoi se Maqedonia e Veriut ka marrë obligime të cilat duhet t’i bëjnë në periudhën e ardhshme. Gjithashtu në këtë samit u diskutua edhe për rritjen e tregtisë midis shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ministri shprehet se ka informuar të gjitha vendet pjesëmarrëse për mundësin që ofron vendi për investitorët e huaj potencial.
“Republika e Maqedonisë së Veriut kemi marr obligime të cilat duhet t’i bëjmë në periudhën që vijon. Morëm pjesë në sesionin ku u diskutua rreth mundësisë për tërheqjen e investimeve të huaja direkte në vend, por njëkohësisht dhe për rritjen e tregtisë midis shteteve të Ballkanit Perëndimor. I informova të gjithë të pranishmit rreth të gjithë mundësive të cilat vendi jonë i jep për investitorët potencial”, deklaroi Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
