Kështu po duket Eliza Dushku në muajin e fundit të shtatzënisë

TË FUNDIT

Eliza së shpejti nënë
Aktorja e njohur shqiptare që jeton në Amerikë, Eliza Dushku është shtatzënë.
Ajo dhe bashkëshorti i saj Peter Palandjian së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.
Me anë të publikimit të një fotografie në Instagram, Eliza ka bërë të ditur se kanë mbetur diku edhe 3 javë deri në kohën kur ka për ta sjell në jetë foshnjën.
Në këtë imazh duket se shtatzënia ka reflektuar shumë në pamjen e aktores.

 

View this post on Instagram

 
3 wks +/-
A post shared by Official Eliza Dushku (@elizadushku) on Jul 3, 2019 at 8:55am PDT

Eliza është martuar vitin e kaluar me biznesmenin e njohur amerikan, Peter Palandjian. Eliza Dushku është njëra nga yjet e famshëm shqiptaro-amerikanë. Ajo ka luajtur një sërë filmash të njohur dhe seri televizive të vlerësuara nga kritikët. Dushku ka luajtur rol të madh edhe përmes avokimit në emër të historisë dhe kulturës shqiptare dhe në vitin 2011 ishte emëruar Ambasadore Nderi e Tiranës për Botë. Në vitin 2016 ajo kishte luajtur rolin e producentes në një film dokumentar për Shqipërinë bashkë me vëllanë e saj, Nate Dushku./21Media
.