Adelina Tahiri publikon këngën e parë prej që është bërë nënë
Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri është një prej emrave më të përfolur në shoëbizin shqiptar. Edhe pse nuk ka publikuar projekte të reja, jeta e saj private ishte në fokus, shkruan rtv21.tv.
Po, sot bukuroshja nga Shkupi pas një pauze dy vjeçare është rikthyet me një këngë të re. Edhe kësaj radhe ajo ka bashkëpunuar me Max Produciton.
Kënga titullohet “Përgjithmonë”, me tekst nga Petro Xhori dhe muzikë nga Darko Dimitrov.
Si çdo herë Adelina vëmendje merr edhe me dukjen e saj në videoklip, i cili është gjiruar në Cappadocia të Turqisë.
“S’je normal”, është projekti paraprak i Adelinës të cilin e ka publikuar në korrik të vitit 2017./21Media
.
