LLATASI ME VËLLEZËRIT SHPALLET I PAFAJSHËM, SPECIALJA DO TA ANKIMOJË VENDIMIN

0

Shpallet i pafajshëm gazetari Dragan Pavlloviq – Llatas dhe vëllezërit e tij Sërxhan Pavlloviq dhe Zvezdan Pavlloviq për ndërtim pa leje  të vilave në Zelenikovë. Gjykatësja Marija Kletniçka Markovska në Gjykatën Penale shpalli të pafajshëm Llatasin dhe vëllezërit e tij sepse siç ka vlerësuar Kletniçka, akuzat që janë të ngritura kundër vëllezërve nuk përbëjnë shkelje ligjore dhe nuk mund të ngritet padi penale sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut.

“Duke i marrë parasysh të gjitha dëshmitë, Këshilli pas konusltimeve, ka sjëllë vendim me të cilën të akuzuarit e lartpërmendur lirohen nga akuza në bazë të nenit 403 pika 1 nga ligji për procedurë penale. Sipas ligjit për veprën për të cilën akuzohen nuk është vepër penale”, theksoi Marija Kletniçka, Gjykatëse.

Ndërsa Prokuroria Publike Speciale ka kërkuar që të dënohen vëllezërit për ndërtim të paligjshëm dhe të u konfiskohen shtëpitë në Zelenikovë. Sipas PSP-së, të akuzuarit kanë ndërtuar tre vikend-shtëpiza në Komunën e Zelenikovës pa pasur të drejtë për ndërtim të tillë, përkatësisht ndërtim pa leje ndërtimi. Prokurorja Elizabeta Josifovska ka thënë se PPS-ja do të ankimojë aktvendimin e shkallës së parë, sepse si prokurori kanë ofruar dëshmi të mjaftueshme për akuzën e ngritur.

“Gjithsesi se po, këtu nuk ka dilemë. Qëndroj në qëndrimin se akuza ka bazë, e mbështetur në dëshmi të mjaftueshme dhe nuk ka dyshim se do të ankimojmë vendimin. Ne do të prononcohemi shpresoj se aktgjykimi me shkrim do të japë arsye shtesë për të cilat Gjykata vendosi. Sidoqoftë, mendoj se për ne si Prokurori, aktakuza është e bazuar në dëshmi”, u shpreh Prokurorja Elizabeta Josifovska.

Gjykatësja Kletniçka tha se lënda nuk ka bazë për vepër penale, prokurorja Josifovska tha se edhe për këtë do të prononcohen në ankesën me shkrim.

“Në lidhje me atë qëndrimin e Gjykatës, gjithsesi se do të prononcohemi në ankesën me shkrim. Për momentin mund të them se në këtë rast nuk është zbatuar procedura e legalizimit, gjë të cilën e ka konstatuar edhe vet Gjykata. Bëhet fjalë për një procedurë e cila në përputhje me rregullat ligjore duhej të zhvillohej në një tjetër mënyrë. Njëherë nxirret leja për ndërtim, pastaj fillohet me ndërtimin”, tha Elizabeta Josifovska, Prokurore.

Llatas akuzohet nga Prokuroia Speciale për rastin Lëndina, i cili akuzohet për ndërtimin e një shtëpie uikendi prej 317 metrave katrorë, ndërsa vëllezërit e tij vikend-shtëpiza me kuadraturë prej 130, përkatësisht 104 metra katrorë. Në dëshmitë e siguruara të PPS-së, mes të cilave edhe xhirime satelitore, ekspertizë, si dhe dokumentacion tjetër, këto tre vikend-shtëpiza kishin filluar së ndërtuari në vitin 2011, ndërsa leja për ndërtimin e tyre nga komuna është marrë në vitin 2013 kur tashmë ishin përfunduar.

Përgatiti: Valmira Zendeli

Vendimi i MPJ-së ngjalli reagimin e Daçiqit

0

“Vendimi i MPJ-së – shuplakë për BE-në”

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, mori vendim që të mos lejojë hyrjen e asnjë zyrtari të Serbisë në Kosovë. Sipas zyrtarëve të MPJ-së, ky reagim i Kosovës vjen pas inskenimit të së ashtuquajturës krizë humanitare në veri nga ana e Serbisë.

Lidhur me këtë vendim të kësaj ministrie reagoi ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq. Ai tha se ky vendim i Kosovës është shuplakë për Bashkimin Evropian.

“Vendimi i autoriteteve të Prishtinës, është pa precedente dhe një shuplakë tjetër, jo për Beogradin, por për gjithë Unionin Evropian dhe për komunitetin ndërkombëtar, e cila po hesht me turp për shkeljen e të gjitha normave civilizuese që po e bëjnë Ramush Haradinaj e Hashim Thaçi. Pasi popullin tonë në Kosovë e Metohi e kanë lënë pa ilaçe e pa bukë, duke mbrojtur taksat e tyre të marra, me këtë ndalesë duan që edhe më shumë ta izolojnë nga çfarëdo ndikimi të Beogradit”, tha Daçiq.

I gjithë ky reagim erdhi pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Kosovës, që më 2 korrik kanë nënshkruar marrëveshjen ndërministrore për bashkim të përfaqësive diplomatike e konsullore dhe për bashkëpunim strategjik në fushën e politikës së jashtme. Përveç Daçiqit, ka reaguar ashpër edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila e cilësoi këtë marrëveshje të tmerrshme. Ajo i tha televizionit Pink, se është skandaloze që deri më tani, nuk ka asnjë reagim nga Shtetet e Bashkuara, dhe se nënshkrimi i kësaj marrëveshje me qëllim është bërë në kohën kur po zgjedheshin udhëheqësit e rinj të BE-së, pasi në këtë mënyrë nuk do të kishte reagim nga Brukseli.

Marrëveshja është firmosur nga Ministrat e Punëve të Jashtme të dy vendeve, Behgjet Pacolli dhe Gent Cakaj. Pacolli është shprehur i lumtur për këtë marrëveshje dhe është zotuar se Kosova dhe Shqipëria do të bashkërendojnë nga afër politiken e jashtme, do të krijojnë misione të përbashkëta diplomatike dhe do të ndajnë stafin dhe përvojën për zbatimin e interesave tona kombëtar. Në anën tjetrër, Cakaj ka sqaruar se kjo marrëveshje është bazuar në katër shtylla kryesore, nga pikëpamja politike, diplomatike, profesionale dhe kulturore./21Media

Liroh publikoi projektin “Une e deha”

0

Projekti i parë i këngëtarit
Lirim Alabaku, i njohur si Liroh është emër i ri në skenën muzikore.
Ai ka publikuar projektin e tij të parë të titulluar “Une e deha”, shkruan rtv21.tv
Për tekstin e këngës është përkujdesur Rijad Bajramali, muzikën e ka bërë Demir Berisha, ndërsa miksimin dhe masterizimin i ka bërë Wirusi.

Lirim Alabaku jeton prej vitesh në Zvicër, ndërsa synon të bëhet emër i sukseshëm i estradës muzikore./21Media
.

STUDENTËT E UEJL-SË LETËR MERKELIT, PREMTIMI DUHET MBAJTUR, RMV TË MARRË DATË

0

Studentët e Universitetit të Evropës Juglindore kanë dorëzuar letrën e hapur drejt kancelares gjermane Angela Merkel dhe peticionin e nënshkruar nga ta në Ambasadën e Gjermanisë duke kërkuar që Gjermania t’i ndihmojë vendit që të marrë datë për nisjen e bisedimeve me Unionin Evropian. Anila Pajaziti përfaqësuesja e studentëve tha se vendi ka edhe shumë reforma për të bërë por është e nevojshme që të njëjtat të mbykqyren nga Bashkimi Evropian.

“Ne kërkojmë që pa hezitim dhe pa vonesë, Maqedonisë së Veriut në tetor t’i përcaktohet datë për fillimin e negociatave. Për ne si qytetarë dhe studentë është shumë e rëndësishme, rinovimi i premtimit të BE-së. Premtim ky që domosdoshmërisht duhet të konkretizohet me hapje të negociatave për të mos ngelur premtim bosh. Pa marrë parasysh faktet të cilat ndikuan në shtyerjen e vendimit, ne akoma shpresojmë se Evropa, sfidat me të cilat ajo përballet sot, nuk do t’ia mveshë padrejtësisht zgjërimit”, tha Anila Pajaziti, studente.

 

PENDAROVSKI NËNSHKROI DEKRETIN, EDHE ARM PREJ SOT “E VERIUT”

0

Presidenti i shtetit, i cili njëkohësisht është edhe komandant suprem i forcave të armatosura, Stevo Pendarovski ka nënshkruar dekretin për uniformat e Armatës dhe që tani e tutje, siç deklaroi, do të jetë Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Emri i Armatës që dje ka bazë juridike që është rregulluar nga presidenti. Pendarovski sot vizitoi pjesëtarët e armatës në kufirin tonë jugor së bashku me kryeshefin e shtabit gjeneral, Vasko Gjurçinovski.

“Gjatë ditës së djeshme nënshkrova dekretin për shkrimin e uniformave të vendit tonë. Që tani e tutje do të jetë Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo d.m.th që ky aspekt teknik ose juridik është kryer, kështu që ata lirisht munden të furnizohen me shenjat e reja në prokurimet e ardhshme për uniformat. Çfarëdo që të zgjedhin, kjo do të përcaktohet përmes procedurës së brendshme, por emri i ushtrisë është Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe që nga dje është rregulluar edhe pjesa juridike”, u shpreh Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

MICOTAKIS PËR MARRËVESHJEN E PRESPËS, “MARRËVESHJA NUK MUNDET TË SHFUQIZOHET NJËANSHËM”

0

Lideri i partisë më të madhe opozitare në Greqi, Kirjakos Micotakis, përballë  gazetarëve, tha se Marrëveshja e Prespës nuk mundet të shfuqizohet njëanshëm. Siç tha ai, nëse lexohet Marrëveshja, atëherë do të kuptohet se vetë dokumenti nuk jep hapësirë për një gjë të tillë. Micotakis njëkohësisht tha se për shkak të kësaj, i ka paralajmëruar deputetët para ratifikimit të marrëveshjes, por ata nuk e kanë dëgjuar, prandaj tani të gjithë biznesmenët në Greqi që e kanë emrin Maqedoni apo kanë mbiemër maqedonas, janë të pambrojtur. Ai edhe një herë e përsëriti qëllimin për fushatë ndërkombëtare për, siç thotë, Maqedoni të vërtetë greke.

Zyrtare: Rodri në City – RTV21

0

70 milionë euro për Rodrin

70 milionë euro për Rodrin
Manchester City ka transferuar në ekip spanjollin, Rodrigo Hernandez Cascante i njohur si Rodri.
Mesfushori me herët ka luajtur te Atletico Madrid.
Rodi ka pasur një sezon shumë të mirë te Atletico dhe ka refuzuar të luaj për këtë ekip vetëm për të luajtur për kampionët e Anglisë.
Rodri është lojtari i parë që është transferuar në “Emirates Stadium”, këtë verë dhe pritet që edhe Joao Cancelo të transferohet po ashtu.
Spanjolli i ka kushtuar Cityt 70 milionë euro.

A e dini pse ju pickojnë mushkonjat juve më shumë se të tjerët?

0

Një person në pesë tërheq më shumë mushkonjat
E keni pyetur ndonjëherë vetën se përse mushkonjat duket sikur e kanë vetëm me ju dhe injoronjë ata që janë rreth e rrotull jush?
Përllogaritet që 1 person në 5 tërheq më shumë mushkonjat sesa të tjerët, ndaj dhe disa pickohen më shpesh prej tyre.
Arsyeja se përse ndodh një fenomen i tillë në fakt nuk është shumë e qartë, megjithatë Smithsonian Magazine, ka sjellë një manual të dobishëm mbi preferencat e mushkonjave.
Grupi i gjakut – Për arsye gjenetike, lëkura e gati 85 përqind të popullsisë prodhon një lloj sinjali kimik që tregon grupin e gjakut dhe mushkonjat kanë më shumë tërheqje për këtë pjesë të njerëzve, në raport me 15 % që nuk e lëshojnë këtë sinjal nëpërmjet lëkurës.
Nëse grupi juaj i gjakut është 0, situata paraqitet edhe më e rëndë pasi rezulton se mushkonjat tërhiqen dyfish më shumë nga ky grup gjaku.
Mbipesha – Një ndër faktorët që i tërheq më shumë mushkonjat është dioksiodi i karbonit që prodhon organizmi i njeriut, me anë të frymëmarrjes dhe djersës.
Për pasojë, kush prodhon më shumë, siç janë personat mbipeshë, ka tendencën të tërheqë më lehtësisht mushkonjat.
Shtatzënia – Gratë shtatzëna tërheqin mushkonjat dy herë më shumë nga ato që nuk janë.
Në grua shtatzënë prodhon në fakt 21 % më shumë dioksid karboni në raport me të tjerat që kanë një temperaturë trupore më të lartë, një tjetër faktor që tërheq këto insekte të bezdisshme.
Metabolizmi dhe aktiviteti fizik  – Mushkonjat perceptojnë acidin laktik që çlirojnë muskujt pas një aktiviteti fizik intensiv, acidi i urinës, amoniaku dhe substanca të tjera që nxjerrim nëpërmjet djersës.
Padyshim që ata që merren me aktivitet fizik prodhojnë më shumë substanca të këtij lloji ndaj dhe janë të “preferuarit” e mushkonjav.
Birra – Një aleat i madh i mushkonjave është birra. Nëse keni pirë qoftë një kanaçe të vogël me birrë, keni më shumë shance që të pickoheni prej tyre.
Ende nuk dihet se cila është arsyeja megjithatë është një fakt.
Ngjyra e veshjes – Mushkonjat e identifikojnë prenë e tyre nëpërmjet ngjyrave. Ngjyrat që dallojnë më lehtë, e për pasojë i tërheqin më shumë, janë e kuqja dhe e zeza./21Media
.

Kosova dhe Shqipëria unifikojnë diplomacinë, reagon Bërnabiq

0

Shqipëria dhe Kosova, më 2 korrik kanë nënshkruar marrëveshjen ndërministrore për bashkim të përfaqësive diplomatike e konsullore dhe për bashkëpunim strategjik në fushën e politikës së jashtme. Lidhur me këtë ka reaguar ashpër kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila e cilësoi këtë marrëveshje të tmerrshme.

Ajo i tha televizionit Pink, se është skandaloze që deri më tani, nuk ka asnjë reagim nga Shtetet e Bashkuara, dhe se nënshkrimi i kësaj marrëveshje me qëllim është bërë në kohën kur po zgjedheshin udhëheqësit e rinj të BE-së, pasi në këtë mënyrë nuk do të kishte reagim nga Brukseli, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Marrëveshja është firmosur nga Ministrat e Punëve të Jashtme të dy vendeve, Behgjet Pacolli dhe Gent Cakaj.

Pacolli është shprehur i lumtur për këtë marrëveshje dhe është zotuar se Kosova dhe Shqipëria do të bashkërendojnë nga afër politiken e jashtme, do të krijojnë misione të përbashkëta diplomatike dhe do të ndajnë stafin dhe përvojën për zbatimin e interesave tona kombëtar.

Në anën tjetrër, Cakaj ka sqaruar se kjo marrëveshje është bazuar në katër shtylla kryesore, nga pikëpamja politike, diplomatike, profesionale dhe kulturore.

Zyrtare: Buffon rikthehet te Juventusi

0

Pas një sezoni te PSG, Buffon u rikthye te  “Zonja e Vjetër”

Pas një sezoni te PSG, Buffon u rikthye te  “Zonja e Vjetër”
Italiani Gianluigi Buffon është rikthyer në ekipin e tij, Juventus. 41-vjeçari ka kaluar 17 vjet të Juventusi para se të i bashkohej PSG-së.
Pas një sezoni në PSG, ai është rikthyer përsëri te “Zonja e Vjetër”, duke nënshkruar kontratë një-vjeçare.
Që nga viti 2006, italiani ka fituar 9 Seria A dhe katër kupa të Italisë. Ai po ashtu sezonin e kaluar e fitoi kupën e ligës në Francë.
Atij i nevojiten vetëm tetë paraqitje në Seria A për ta thyer rekordin e paraqitjeve në Seria A, i cili për momentin mbahet nga legjenda e AC Milanit, Paolo Maldini, i cili ka pasur 647 paraqitje.
Buffoni është transferimi i tretë i Juves këtë verë pas Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot.