Era ka ditëlindjen, kaq vjet bëri sot

0

Festë në familjen Istrefi
Këngëtarja e njohur kosovare, Era Istrefi sot feston ditëlindjen. Ylli i hitit “Bon bon” sot i bëri 25 vjet, shkruan rtv21.tv
Me rastin e ditëlindjes, këngëtarja pritet që të marrë urime të shumta nga familjarë, miq, kolegë e fansa të shumtë.
Era ka arritur të debutojë në skenën ndërkombëtare me këngën “Bon Bon” e cila është e interpretuar në gjuhën shqipe. Ky projekt i lansuar në fund të vitit 2015 i ka hapur rrugë për nënshkrimin e një kontrate me kompaninë gjigante Ultra Music. Qysh nga atëherë Era ka punuar për projekte ndërkombëtare, duke mos e mohuar asnjëherë origjinën nga vjen e duke u ndjerë krenare që është shqiptare.

“Redrum” ishte projekti i dytë ndërkombëtar duke pasuar me bashkëpunimin me French Montana në këngën “No I love yous”.

Tutje Era ka vazhduar me publikimin e “Origam” ndërsa siç e ka cekur vetë ajo, kënga e “Kupës së Botës 2018” është nënvizimi i dytë në karrierën e saj pas “Bon Bon”.

“Sayonara” është projekti i fundit i Erës, në bashkëpunim me reperin rus Allj, i publikuar më 21 qershor, i cili deri tani në Youtube numëron mbi 1 milion klikime./21Media

.

Fotot që ju bëjnë të thuani ”wow”

0

Bashkimi i reales me imagjinatën
Përshtypjet e shumta që i kemi për disa gjëra që i shohim në fotografi i shtojnë mendjes tonë pyetje të shumta. E njëra prej pyetjeve të shpeshta është: “si është e mundur të ndodhë”?
Jo gjithçka çka shohim i përket reales madje, falë arritjes teknologjike në secilën shkrepje të aparatit mund të ndërhyjm dhe të fusim elemente iluzionare, përcjell rtv21.tv
Kur sytë i shohin këto fotografi për disa mund të jenë argëtuese, e për disa edhe të frikshme.
Më poshtë mund t’i shihni disa ilustrime të gjërave të pamundura në realitet, por të mundura në fotografi. /21Media

.

Suedia eliminohet nga Botërori

0

Kosovare Asllani ka luajtur për më shumë se 120 minuta lojë

Kosovare Asllani ka luajtur për më shumë se 120 minuta lojë
Suedia e Kosovare Asllanit është eliminuar nga Botërori i femravee në gjysmëfinale nga Holanda.

Holanda do të luajë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Botërorin e grave, pasi që ka eliminuar Suedinë me rezultat të ngushtë 1-0.
Ndeshja e rregullt ka përfunduar me 0-0 pasi që të dyja skuadrat nuk arritën që të shënojnë gol.

Goli erdhi në pjesën e parë të minutave shtesë nga Jackie Roenen e cila shënoi në minutën e 99-të.
Kosovare Asllani ka luajtur për më shumë se 120 minuta lojë, por nuk ka arritur që ta ndihmojë Suedinë për të kaluar në finale të Botërorit të grave.

Mbajti për herë të parë në duar një peshk të gjallë, kështu reagoi vogëlushja

0

Reagimi i saj do ju bëjë të qeshni me lot
Lilly Colligan bashkë me familjen e saj ishte  në bregdetin e Loch Goil të Skocisë, kur babai ia dha një peshk të gjallë.
Fillimisht, gjashtë vjeçarja refuzoi ta kapte, mirëpo ishte e vendosur të mbante me të dy duart.
“Vogëlushja merr çmimin, për mënyrën se si e mbajti për herë të parë një peshk në duar” është mbishkrimi i videos së publikuar në internet.
Reagimi saj në momentin kur ajo e merr peshkun i ka bërë të gjithë të qeshin. /21Media 

 
.

Kështu regoi vgëlushja që mbajti për herë të parë në duar një peshk të gjallë

0

Reagimi i saj do ju bëjë të qeshni me lot
Lilly Colligan bashkë me familjen e saj ishte  në bregdetin e Loch Goil të Skocisë, kur babai ia dha një peshk të gjallë.
Fillimisht, gjashtë vjeçarja refuzoi ta kapte, mirëpo ishte e vendosur të mbante me të dy duart.
“Vogëlushja merr çmimin, për mënyrën se si e mbajti për herë të parë një peshk në duar” është mbishkrimi i videos së publikuar në internet.
Reagimi saj në momentin kur ajo e merr peshkun i ka bërë të gjithë të qeshin. /21Media 

 
.

Horoskopi i datës 4 korrik 2019

0

Dashi

Hëna do ju shtyjë të kaloni më shumë kohë më miqtë e ngushtë ose me familjarët sot. Do ndiheni më të relakskuar dhe do ju përmirësohet humori. Nëse keni një lidhje merrini gjërat shtruar dhe mos ia vini shumë veshin kritikave të partnerit. Disa ai do i bëjë edhe thjesht ngaqë është i ngarkuar në punë. Ju beqarët nuk do keni takime të papritura, prandaj nëse doni të ndryshoni status filloni të reflektoni e të pranoni ftesat që iu janë bërë së fundmi. Në punë do i arrini objektivat kryesore dhe do ndiheni shumë më të qetë. Në planin financiar merrni masa sa më strikte pa u përkeqësuar situata.
Demi

Sot do jetë një ditë e mbushur me brenga për shkak të zhgënjimeve kryesisht profesionale. Mblidheni veten dhe mos mendoni vetëm negativisht. Nëse jeni në një lidhje kaloni sa më shumë kohë me partnerit pasi ai do iu japë ngrohtësinë që keni nevojë. Nëse së fundmi keni pasur konflikte të ashpra gjendja nuk do ndryshojë dhe shumë. Sipas Dritare.net, ju beqarët sido që t’iu vijë dita keni për të takuar disa persona interesantë. Në puna jo vetëm që nuk do merrni promocione, por gjërat do ju bëhen edhe më të vështira. Për fat në planin financiar do ndizet dita jeshile dhe do fillojnë përmirësimet e para.
Binjakët

Sot atmosfera do filloje të ndryshoje goxha. Do jeni plot ide dhe propozime dhe do i shprehni ato pa ngurruar aspak. Nëse jeni në një lidhje mund të tregoheni të paduruar dhe mund të bëni ndonjë gabim të vogël. Për fat partneri do jetë në humor dhe nuk do ua vërë veshin shumë. Për ju beqarët më e rëndësishme është liria dhe pavarësia prandaj nuk do hedhin asnjë hap për të bërë ndryshime. Në punë do ju ecin gjërat aq mirë dhe do keni aq shumë arritje saqë do merrni adhurimin e kolegëve dhe shefave. Shpenzimet ka mundësi t’i kryeni pa u menduar aspak dhe kjo do sjellë shpejt probleme.
Gaforrja

Dita e sotme do jetë e qëndrueshme dhe do privilegjohen mjaft takimet dhe daljet. Mos refuzoni asgjë që do ju propozohet. Nëse jeni ne një lidhje keni për të pasur një marrëdhënie shumë të qetë dhe të mbushur me bashkëpunim. Vërtet nuk do ketë pasion të madh, por qetësia do ua relaksojë shpirtin. Ju beqarët bëjini sytë katër kur të jeni në punë sepse atje mund të shfaqet personi ideal. Në punë edhe mund të rebeloheni në disa momente, por deri ne fund të ditës çdo gjë do normalizohet. Shpenzimet mos i kryeni pa bërë llogari sepse keni për të mbetur shume keq për pak ditë.
Luani

Sot do keni më shumë nevojë të flisni, të socializoheni dhe të keni njohje të reja prandaj do bëni çdo gjë për ta arritur këtë. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik të mos jeni gjithë kohës të disponueshëm ndaj partnerit dhe në disa momente do keni edhe konflikte. Ju beqarët ka rrezik të tërhiqeni fizikisht nga dikush që në fakt nuk vlen dhe nuk është aq interesant sa duket. Mos hidhni hapa nëse nuk doni të pendoheni. Në punë do ndani idetë dhe mendimet me kolegët dhe këshillat e tyre do ju vlejnë goxha. ka mundësi të arrini suksesin që keni ëndërruar gjithmonë. Me shpenzimet bëni shumë kujdes sepse gjendja nuk do jetë e mirë.
Virgjëresha

Hëna do jetë në kundërshti me Saturnin dhe me shumë planetë të tjerë sot kështu që përgatituni për një ditë të trazuar dhe me vështirësi. Nëse keni një lidhje do ndiheni gjithë kohës të pasigurt. Partneri do ndryshojë shpesh planet, nuk do jetë korrekt dhe nuk do ju fala ngrohtësinë që dëshironi. Nëse ende nuk keni filluar lidhjen që kishit menduar nuk duhet ta humbisni optimizmin deri në orët e fundit. Në punë nuk do merrni ato që doni edhe pse jeni lodhur shumë. Mundohuni vetëm të ruani qetësinë. Financat nuk do jenë të këqija, por nervozizmi për t’i menaxhuar sa më mirë mund t’iu bëjë edhe të gaboni.
Peshorja

Ditë e mbushur me të papritura do jetë kjo e sotmja. Mund t’iu kundërshtohen idetë dhe nuk do arrini t’i realizoni dot projektet e planifikuara. Nëse jeni në një lidhje që në mëngjes do jeni me humor të keq dhe do përtoni edhe të flisni me partnerin. Marrëdhënia juaj do vijë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë. Sipas Dritare.net, ju beqarët do jeni nostalgjikë dhe do e keni ende mendjen tek një histori e shkuar. Kjo do ju pengojë të pranoni ftesat që do iu bëhen. Në punë vështirësitë do jene të vazhdueshme dhe do ndiheni pa shpresë. Në planin financiar duhet ta pranoni mbështetjen e të afërmve pa u menduar shumë.
Akrepi

Venusi do ju bëjë të zhyteni në mënyrë nostalgjikë në të shkuarën tuaj e hershme dje ka rrezik të harroni të mendoni për të ardhmen. Nëse keni një lidhje, do keni disa debate të vogla në mëngjes, por me kalimin e orëve, por i kuptuat gabimet dhe po i shprehët më shumë ndjenjat gjërat do stabilizohen. Nëse jeni ende beqarë duhet patjetër të tregoheni më të vendosur dhe të bëni të pamundurën për ta afruar pas vetes atë që pëlqeni. Për punën nuk do jenë të gjitha kushtet e favorshme, por me pak mbështetje dhe shtysë nga të afërmit do ja dilni. Buxhetin, sado që të mundoheni nuk do dini ta menaxhoni.
Shigjetari

Sot do kaloni goxha kohë me miqtë, do argëtoheni dhe do qeshni me ta. Do ndiheni me të vërtetë shumë mirë. Nëse jeni në një lidhje gjeni edhe kohë për ta kaluar me partnerin sepse përndryshe ai do mërzitet. Po ia shprehët ndjenjat në mënyra më të veçanta keni për ta mbajtur atë edhe më pas vetes. Ju beqarët do e organizoni në një mënyrë të tillë ditën që të gjeni edhe kohë për të kërkuar dashurinë. Në punë mund të keni edhe disa debate të vogla me kolegët dhe ato nuk do ju lejojnë të realizoni të gjitha objektivat. Në planin financiar gjendja do jetë goxha më ë mirë se dje, por ende jo si duhet.
Bricjapi

Sot do zgjidheni me humor të mirë dhe me shumë dëshirë për të ecur përpara. Mund të filloni projekte të reja dhe motivimi nuk do ju mungojë për asnjë çast. Nëse jeni në një lidhje nuk do keni probleme, por as ndonjë pasion i madh. Sipas Dritare.net jeta profesionale do ju marrë shumë kohë dhe vëmendje. Nëse jeni vetëm do jeni me humor të mirë dhe të gatshëm për të realizuar çdo takim që do ju propozohet. Priten surpriza. Në punë ritmi do jetë i shpejtë. Çdo përpjekje e juaja do japë rezultatet që keni pritur prej kohësh. Edhe financat do jene të mira, por nëse nuk ndaleni së shpenzuari mund te keni vështirësi shume shpejt.
Ujori

Venusi dhe Hëna do privilegjojnë pafund qetësinë gjatë kësaj dite. Në disa momente do meditoni. Nëse jeni në një lidhje nuk është keq të bëni edhe një pushim të shkurtër për të menduar e për të rregulluar disa probleme që ju kanë dalë së fundmi. Flisni me partnerin dhe bëjeni gjithçka bashkë. Ju beqarët do dini si të joshni, por kur dikush t’ua ktheje pëlqimin do stepeni për të hedhur hapa. Në punë keni për të qenë shumë më dinamikë dhe entuziastë. Priten zhvillime shumë pozitive. Nëse shpenzoni me karte banke ka rrezik të mos kuptoni gabimet që do bëni. Kujdes!
Peshqit

Yjet do kenë ndikim negativ gjatë kësaj dite dhe do sjellin herë pas here probleme. Nëse jeni në një lidhje nuk do tregoheni aspak të arsyeshëm dhe shpesh do gjendeni në vështirësi të mëdha. Asgjë nuk do ju ecë si e kishit ëndërruar. Ju beqarët mund të afroheni me disa persona që në pamje të parë duken normalë, por që kanë vese dhe të meta të shumta. Në punë do jeni tejet të ngarkuar dhe nuk do dini çfarë të bëni më parë. Shefat mund t’iu kritikojnë edhe për mungesë korrektësie. Shpenzimet do i kryeni pa menduar aspak kështu që gjendja ka për të pasur probleme goxha serioze. /dritare.net
.

Momentet kur bilbilat e Mushtishtit ia thonin së bashku këngës

0

Raportet ndërmjet tyre nuk janë siç ka qenë më parë
Dikur ishin të pandashme në skenë, ku së bashku i kënduan dashurisë, familjes e atdheut, bëhet fjalë për Shkurte Fejzën, Shyhrete Behlulin dhe Motrat Mustafa, të cilat u bënë të njohura si bilbilat e Mushtishtit, shkruan rtv21.tv
Këto në shumë intervista deklaronin se përveç se ishin të afërta në punë, kishin edhe raporte të mira shoqërore. Por, jo gjithçka është e njëjte sot sa i përket raporteve të bilbilave.

Para disa viteve është raportuar gjatë në media se raportet ndërmjet Shkurte Fejzës dhe Shyhrete Behlulit nuk janë siç ka qenë më parë, e as ato nuk e kanë mohuar këtë gjë.
Ndërsa, këtë vit bëri bujë lajmi për prishjen e raportit mes Motrave Mustafa dhe Shyhrete Behlulit. E mollë sherri ishte bërë një këngë për nënën, për të cilën Motrat Mustafa në një emision kishin deklaruar se Shyhretja e kishte huazuar idenë e këngës.
Bilbilat e Mushtishtit patën realizuar shumë duete që u bënë hite, por ja që tash e një kohë ato nuk flasin më dhe kanë vazhduar rrugët e tyre ndaras në punë.
Më poshtë mund t’i shihni disa nga momentet kur Shkurta, Shyhretja dhe Motrat Mustafa ia thonin së bashku këngës. /21Media

.

Ylber Bardhi flet lidhur me planet për martesë

0

Ylberi thotë se nuk ka ndonjë datë të sakt
Sonte në emisionin veror “21 Gradë” në RTV21,  i ftuar ishte aktori i njohur,  Ylber Bardhi, shkruan rtv21.tv
Përveç profesionit që bën dhe për projektet që është i angazhuar, Ylberi foli edhe për jetën e tij private.
I pyetur se kur planifikon të martohet me të dashurën e tij, Albinën, ai tha sa nuk ka ndonjë datë të sakt.
“Shumë shpejt. Nuk është që se kena bo muhabet, por ma merr mendja që ndoshta në fund të vitit, ndoshta vitin tjetër, por datë të sakt nuk ka”, ka thënë Ylber Bardhi./21Media

.

​​Këta janë lojtarët që i dëshiron Tottenhami

0

Levy nuk e ka plan të ndalet më transferime këtë verë
Tottenham kanë ndryshuar vëmendjen e tyre për të transferuar lojtarë pas transferimit të francezit, Tanguy Ndombele.
Shefi i Tottenhamit, Daniel Levy nuk e ka plan të ndalet më transferime këtë verë.
Ata tash kanë filluar të mundohen ta transferojnë Max Aarons nga Norwich City, i cili mund të jetë zëvendësim i Kieran Trippier.Levy po shikon edhe lojtarin e Realit, Dani Ceballos në rast se Christian Eriksen transferohet në “Santiago Bernabeu”.
.

Dafina me një dedikim për një person të dashur: Do bëja gjithçka për ty…

0

Urimi i Dafinës për motrën
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri me fjalët më të mira i ka uruar ditëlindjen motrës së saj, Tringës, shkruan rtv21.tv
Në rrjetin social Instagram, Dafina ka publikuar një video dhe një fotografi me motrën, teksa ka bërë një dedikim për të.
“Gëzuar ditëlindjen motër. Ti tashmë e di që je drita ime që ndriçon dhe do të bëja gjithçka në botë për ty dhe akoma më shumë! Të dua”, ka shkruar Dafina në Instagram.

 

View this post on Instagram

 
HAPPY BIRTHDAY SIS @tiki_zeqiri You Already knoe ur my shining light & I’d do Anything In the WORLD for you! & so much more! Mwuuahh TE DUA
A post shared by (@dafina.zeqiri) on Jul 3, 2019 at 4:11am PDT

Ndryshe, “Desole por favor” është projekti i fundit muzikor nga Dafina në bashkëpunim me DJ Hamida dhe Aymane Serhani. Kënga ka arritur mbi dy milionë klikime në Youtube./21Media

.