Meda dhe Vjollca publikojnë “A jena a s’jena”

0

Dyshja edhe me një këngë të re
Këngëtari i njohur, Meda dhe Vjollca kanë publikuar projektin e tyre të dytë brenda një dite.
Pas këngës “O sheqer” dyshja kanë publikuar këngën “Ajena a s’jena”,  shkruan rtv21.tv
Për muzikën e kësaj kënge është përkujdesur Granit Gashi & Dardi, tekstin Ghulo, ndërsa për orkestrimin Wirusi.

Meda dhe Vjollca njihen për duetet e tyre , të cilat priten mjaft mirë nga publiku.  Deri tani ata kanë sjell duete  të shumta që u pritën mirë nga fansat e tyre. Në listen e këngëve që dyshja ka sjellë, deri tani numërohen mbi 10 bashkëpunime. /21Media
 

.

VIDEO:Shpërthimet e vullkanit Stromboli, që ndodhet në ishullin po me të njëjtin emër në Itali kanë shkaktuar panik te turistët

0

Agjencia e lajmeve ANSA e Italisë raportoi se turistët janë të frikësuar nga shpërthimi i papritur i vullkanit Stromboli, që ndodhet në ishullin e vogël mesdhetar me po të njëjtin emër. Ishulli i vogël mesdhetar është njëri nga vendet më të preferuar për shumë turistë për të pushuar, por sot nga shpërthimet e vullkanit Stromboli ka pasur shqetësim tek turistët.

 

Guardiola fton Bonuccin në Machester

0

Guardiola po e sheh italianin si zëvendësim i Vincente Kompanys

Guardiola po e sheh italianin si zëvendësim i Vincente Kompanys
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka ftuar Leonardo Bonuccin për t’u transferuar në Angli.
Vetëm një vit pas kthimit të tij në Juventus prej Milanit, Bonucci po pritet që të transferohet në “Emirates Stadium”.
Guardiola po e sheh italianin si zëvendësim i Vincente Kompanys i cili tash e ka rolin e trajnerit të Anderlecht-it.
Bonucci ka kërkuar kohë për ta konsideruar këtë ofertë, sepse familja e tij është e lumtur në Torino.

“I vdekuri” zgjohet pak para varrimit të tij

0

“Ne ishim duke u përgatitur për varrim kur pamë se po lëvizte”
Varri ishte hapur, familja ishte e pranishme dhe trupi do të varrosej. Por një varrim në Indi mori kthesë të papritur kur njeriu i vdekur ka filluar të lëvizë.
Të pranishmit në varrimin e Muhammed Furqanit vështruan me habi pasi e kuptuan se i dashuri i tyre  i deklaruar i vdekur nga mjekët – ishte ende i gjallë, transmeton rtv21.tv.
20-vjeçarin u nxituan përsëri në spital dhe vendosën në një ventilator.
Raportohet se Furqan, i cili ka qenë i pavetëdijshëm që nga një aksident më 21 qershor, u shpall i vdekur të hënën pasi familja e tij i tha një spitali privat të paidentifikuar që kujdesi për atë është i papërballueshëm pasi që nuk kishin para për të paguar faturat e tij.
Vëllai më i vjetër Mohammad Irfan tha se familja ishte lënë e traumatizuar nga emocionet.
“Jemi të shkatërruar, po përgatiteshim për varrimin e tij kur disa prej nesh e panë lëvizjen në gjymtyrët e tij. Ne menjëherë e dërguam Furqanin në spitalin ku mjekët thanë se ishte gjallë”, tha ai.
“Ne kishim paguar spitalin privat më herët dhe kur u kemi thënë atyre se kemi mbetur pa para, ata e kishin shpallur të vdekur Furqanin”, u shpreh tutje ai.
Narendra Agarwal, zyrtari kryesor mjekësor në Lucknow, tha se çështja do të shqyrtohet./21Media

.

Konfirmohet pjesëmarrja e Yll Limanit në festivalin “Sunny Hill”

0

Edhe Ylli prezent në “Sunny Hill”
Këngëtari i mirënjohur, Yll Limani do të performojë në festivalin “Sunny Hill” që këtë vit do të mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht në Parkun e Gërmisë, shkruan rtv21.tv
Kjo është bërë e ditur përmes një fotografie që është publikuar në faqen zyrtare të  “Sunny Hill” në Instagram.

 

View this post on Instagram

 
The most melancholic singer, yet the summer hit-maker @ylllimani joins our line-up this year and WE can’t wait for him to perform at SUNNY HILL FESTIVAL #SunnyHillFestival
A post shared by SUNNY HILL FESTIVAL (@sunnyhillfestival) on Jul 3, 2019 at 6:58am PDT

“Mos mungoni në Sunny Hill Festival, mezi po pres”, ka shkruar Ylli në Instagram.

 

View this post on Instagram

 
Mos mungoni në @sunnyhillfestival Can’t wait!
A post shared by Yll Limani (@ylllimani) on Jul 3, 2019 at 7:01am PDT

Edhe këtë vit në skenën e festivalit “Sunny Hill” do të mirëpriten emra të mëdhenj nga muzika shqiptare dhe ajo ndërkombëtare.
“Sunny Hill Festival”, vitin e kaluar është mbajtur në parkun e Gërmisë, në Prishtinë me datat 10, 11 dhe 12 gusht. Festivali kishte karakter humanitar, 25 për qind e të hyrave neto nga festivali iu dhuruan organizatave kosovare që kujdesen për zhvillimin e fëmijëve kosovarë, posaçërisht atyre me nevoja të veçanta si dhe për aktivitete kulturore. Ky festival mblodhi emrat e mëdhenj botërorë në mesin e të cilëve ishte edhe Dua Lipa, Albert Stanaj, Gashi, Action Bronson etj./21Media 
.

QARKULLIMI HEKURUDHOR I BLLOKUAR, PASTROHEN MBETJET QË I SHKAKTOI TRENI I CILI DOLI NGA BINARËT

0

Ekipet me makineri sot filluan pastrimin e mbetjeve që i shkaktoi treni transportues i cili doli nga binarët në afërsi të Çerkezit të Kumanovës. Komunikacioni ende është i ndërprerë.

Sipas paralajmërimeve, do largohen mbetjet, vagonët të cilët nuk janë të dëmtuar do të kthehen në stacionin hekurudhor, ndërsa ato që kanë dalë nga binarët do të largohen nga ajo pjesë e hekurudhës, pas së cilës do të sanohen edhe dëmet tjera.

Për momentin pjesa hekurudhore e Korridorit 10 është e bllokuar, ndërsa nga Hekurudhat e Maqedonisë thonë se për 10 ditë situata do të kthehet në normalen.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski tha se po ndërmerren masa maksimale në periudhë më të shpejtë të sanohen hekurudhat dhe të lëshohet qarkullimi hekurudhor afër Kumanovës.

Butrint Imeri feston ditëlindjen, kjo është mosha e tij

0

Ditë e veçantë për Butrintin
Butrint Imeri aktualisht është një prej këngëtarëve më të pëlqyer të estradës. Sot ai ka një ditë të veçantë, Butrinti feston 23 vjetorin e lindjes, shkruan rtv21.tv
Me talentin, dhe dashurinë e madhe që Butrinti ka për muzikën, edhe pse i ri në moshë ai ka bërë shumë hite si “Veç per mu”, “Papa”, “Bella”, “Xhanëm” “Ma cherie”,“Alea” e disa të tjera.
Gjatë ditës këngëtari ka pranuar urime nga fansat dhe shoqëria e tij. Një urim nuk ka munguar edhe nga menaxheri i tij, Denis Avdiu, i cili ka publikuar një fotografi, me anë të cilës i ka uruar ditëlindjen mikut të tij.
“Urime ditelindja kampion, rrofsh sa malet”, ka shkruar Denisi në Instagram.

 

View this post on Instagram

 
Urime ditelindja kampion, rrofsh sa malet!
A post shared by Denis Avdiu (@avdiudenis) on Jul 2, 2019 at 4:21pm PDT

Projekti i tij i fundit është “Hajt hajt” pjesë e të cilit është edhe  moderatorja Kiara Tito, ky projekt deri tani në kanalin YouTube ka mbledhur mbi 10 milionë klikime.

Ndërsa ai ka zbuluar ditë më parë se do të lansojë shumë shpejt projektin e radhës, që do jetë bashkëpunim, por që detaje tjera nuk ka zbuluar. /21Media
.

Eni Koçi tregon se kur publikohet bashkëpunim me Lindon Berishën

0

Bashkëpunimi i parë i tyre
Dy artistët e njohur të estradës, Eni Koçi dhe Lindon Berisha përmes rrjeteve sociale kanë paralajmëruar se do të vijnë në bashkëpunim.
“Bella” mbanë titullin kënga e tyre e cila do të publikohet nesër në ora 17:00, shkruan rtv21.tv
Detaje tjera rreth këtij projekti nuk janë bërë të ditura.

 

View this post on Instagram

 
Coming u soon #callmebella @enikociiii #seshpejti #behindthescenes
A post shared by Lindon Berisha (@lindon.b) on Jun 28, 2019 at 8:46am PDT

Ndryshe, “Larg” është projekti i fundit muzikor që Eni ka sjellë në bashkëpunim me reperin e njohur Elinel. Ndërsa “Stranger” është projekti i fundit që Lindoni në bashkëpunim me Kanitën./21Media  

.

Zanfina Ismaili: Mashtrimin ia jepni vetvetës

0

Zanfina vjen me disa këshilla
Këngëtarja e mirënjohur, Zanfina Ismaili është distancuar nga angazhimet muzikore. “Sje ai mo” mbetet kënga e fundit që Zanfina solli në maj të vitit 2017.
Edhe pse nuk është aktive në muzikë, por ajo nuk i lë fansat ta harrojnë, kohë pas kohe publikon fotografi të reja në rrjetet sociale.
Përmes një postimi në Instagram, Zanfina ka shkruar disa fjalë lidhur me talentin dhe mënyrën se si duhet shfrytëzuar ai.
“Talentin ja u jep Zoti. Jeni modest. Famën ja u jepin njerzt. Jeni falenderues. Mashtirmin i’a jepni vet vetës. Jeni të kujdesshëm”, ka shkruar Zanfina në Instastory.

Kujotjmë se, Zanfina u bë pjesë e skenës muzikore qysh kur ishte fëmijë. Në adoleshencë filloi të këndojë këngë për të rritur. Atë botë njihej si motra e vogël e këngëtares, Adelina Ismaili. Por, me kalimin e kohës Zanfina bëri karrierë dhe e krijoi identitetin e vet skenik, tanimë jo si motra e Adelinës, por si Zanfina Ismaili. /21Media
.

Zanfina Ismaili: Mashtrimin i’a jepni vet vetës

0

Zanfina vjen me disa këshilla
Këngëtarja e mirënjohur, Zanfina Ismaili është distancuar nga angazhimet muzikore. “Sje ai mo” mbetet kënga e fundit që Zanfina solli në maj të vitit 2017.
Edhe pse nuk është aktive në muzikë, por ajo nuk i lë fansat ta harrojnë, kohë pas kohe publikon fotografi të reja në rrjetet sociale.
Përmes një postimi në Instagram, Zanfina ka shkruar disa fjalë lidhur me talentin dhe mënyrën se si duhet shfrytëzuar ai.
“Talentin ja u jep Zoti. Jeni modest. Famën ja u jepin njerzt. Jeni falenderues. Mashtirmin i’a jepni vet vetës. Jeni të kujdesshëm”, ka shkruar Zanfina në Instastory.

Kujotjmë se, Zanfina u bë pjesë e skenës muzikore qysh kur ishte fëmijë. Në adoleshencë filloi të këndojë këngë për të rritur. Atë botë njihej si motra e vogël e këngëtares, Adelina Ismaili. Por, me kalimin e kohës Zanfina bëri karrierë dhe e krijoi identitetin e vet skenik, tanimë jo si motra e Adelinës, por si Zanfina Ismaili. /21Media
.