Ekipet me makineri sot filluan pastrimin e mbetjeve që i shkaktoi treni transportues i cili doli nga binarët në afërsi të Çerkezit të Kumanovës. Komunikacioni ende është i ndërprerë.
Sipas paralajmërimeve, do largohen mbetjet, vagonët të cilët nuk janë të dëmtuar do të kthehen në stacionin hekurudhor, ndërsa ato që kanë dalë nga binarët do të largohen nga ajo pjesë e hekurudhës, pas së cilës do të sanohen edhe dëmet tjera.
Për momentin pjesa hekurudhore e Korridorit 10 është e bllokuar, ndërsa nga Hekurudhat e Maqedonisë thonë se për 10 ditë situata do të kthehet në normalen.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski tha se po ndërmerren masa maksimale në periudhë më të shpejtë të sanohen hekurudhat dhe të lëshohet qarkullimi hekurudhor afër Kumanovës.
