Presidenti i shtetit, i cili njëkohësisht është edhe komandant suprem i forcave të armatosura, Stevo Pendarovski ka nënshkruar dekretin për uniformat e Armatës dhe që tani e tutje, siç deklaroi, do të jetë Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Emri i Armatës që dje ka bazë juridike që është rregulluar nga presidenti. Pendarovski sot vizitoi pjesëtarët e armatës në kufirin tonë jugor së bashku me kryeshefin e shtabit gjeneral, Vasko Gjurçinovski.
“Gjatë ditës së djeshme nënshkrova dekretin për shkrimin e uniformave të vendit tonë. Që tani e tutje do të jetë Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo d.m.th që ky aspekt teknik ose juridik është kryer, kështu që ata lirisht munden të furnizohen me shenjat e reja në prokurimet e ardhshme për uniformat. Çfarëdo që të zgjedhin, kjo do të përcaktohet përmes procedurës së brendshme, por emri i ushtrisë është Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe që nga dje është rregulluar edhe pjesa juridike”, u shpreh Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
