Në Shkup arriti dërgesa e parë prej 4850 vaksinave – donacion nga BE-ja

TË FUNDIT

Me rastin e sjelljes së dërgesës së parë të vaksinave Pfizer të donuara nga Bashkimi Evropian për Maqedoninë e Veriut, eurokomisari Oliver Varhelyi, ministrja austriake për BE, Karoline Edtstadler, kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe kanë realizuar vizitë në pikën e vaksinimit “Boris Trajkovski”.

Pas kësaj, Zaevi, Varhelyi dhe Edtstadler janë paraqitur para publikut.

Njoftuan, se sasia prej 4850 vaksinave, “janë dhuratë për Maqedoninë e Veriut” dhe shpresojnë, se me këtë do të ndihmojnë në mposhtjen e pandemisë së Covid-19.

Në këtë paraqitje është folur edhe për procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Nga ana e eurokomisarit është shprehur pesimizëm që mund të ketë një nisje të negociatave gjatë samitit të qershorit.

Ka deklaruar, se për këtë duhet të ketë pajtim nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së, duke kujtuar në kontestin mes Shkupit dhe Sofjes.

Nëse nuk ka një marrëveshje mes të dyja vendeve, atëherë siç tha ai, “duhet të shqyrtohen edhe opsione të tjera”, duke aluduar në ndarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në procesin eurointegrues.

Gjithsej 651,000 doza të vaksinave të BioNTech / Pfizer do të dërgohen në rajon në dërgesa javore nga fillimi i muajit maj deri në muajin gusht. Nga këto, 119,123 vaksina do të dorëzohen në Maqedoninë e Veriut. Këto vaksina do të ndihmojnë për të përshpejtuar fushatat e vaksinimit kundër Covid 19, për të siguruar që të gjithë punonjësit shëndetësor që janë në vijën e parë dhe disa nga grupet më të prekshme të vaksinohen.

TË NGJAJSHME