Zaevi për 4850 vaksinat e BE-së: Ngadalë po hyjmë në arritjen e imunitetit kolektiv

TË FUNDIT

Me 4850 vaksinat e para që kanë arritur nga Bashkimi Evropian sot në Shkup, kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar, se pret që procesi i vaksinimit anti-Covid në vend, të zhvillohet pa ndërprerje.

Synon edhe hyrjen në procesin e arritjes së imunitetit kolektiv.

“Me këto vaksina, bashkë me sasinë tjetër që e kemi në vend, dhe të tjerat që jemi dakorduar, hymë në vaksinimin e gjerë dhe gjithëpërfshirës për popullsinë e vendit. Pres që vaksinimi të rrjedhë pa ndërprerje. Paraqituni në vakcinacija.mk që të fitoni termin për vaksinim. Në këtë mënyrë, me vaksinimin e popullsisë, me vaksina të siguruara dhe me sistem të mirë të vaksinimit, presim që të ndryshojë pasqyra epidemiologjike në kuptimin pozitiv dhe ngadalë të hymë në arritjen e imunitetit kolektiv”, deklaroi Zaevi, transmeton TV21.

TË NGJAJSHME