Oliver Varhelyi: Vaksinat janë dhuratë për Maqedoninë e Veriut që të mposhtë pandeminë Covid-19

TË FUNDIT

Eurokomisari Oliver Varhelyi në pikën e vaksinimit “Boris Trajkovski” në Shkup ka dërguar porosinë, se Bashkimi Evropian “nuk do të jetë i sigurt, derisa as ju (Maqedonia e Veriut) nuk është e sigurt”.

Me këtë, ai ka dërguar mesazhin për rëndësinë donimit të vaksinave nga BE-ja për Ballkanin Perëndimor dhe shpreson, se do të ndihmojnë në luftimin e pandemisë së Covid-19.

“Ky është vetëm fillimi dhe unë shpresoj se një ditë, procesi i vaksinimit do të rrumbullakohet në tërësi. Nga ana tjetër, dua të them se unë jam vërtetë krenar, se sot, rreth 120 mijë vaksina që janë aprovuar për Maqedoninë e Veriut do të sillen deri në fund të muajit gusht. Të gjitha këto vaksina janë financuar nga Bashkimi Evropian dhe kjo është dhuratë për Maqedoninë e Veriut me qëllim që të mund ta mposhtë këtë pandemi”, deklaroi Varhelyi, transmeton TV21.

TË NGJAJSHME