A mund të nisin negociatat në qershor? Oliver Varhelyi: Kjo është pyetje e rëndë!

TË FUNDIT

Eurokomesari Oliver Varhelyi në Shkup është shprehur pesimist, se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mund të nisin negociatat qasëse me Bashkimin Evropian qysh në samitin e qershorit.

Deklaroi, se “ende nuk jemi te qëllimi kryesor”, ndërkaq pyetjen se ” a janë reale pritshmëritë që në qershor të fillojnë negociatat”, ai e cilësoi si “pyetje të rëndë”.

“Vërtetë një pyetje e rëndë. Sa i takon pyetjes së parë të pyetjes suaj, se ajanë reale pritshmëritë. Duhet të punojmë pa ndërprerë, dhe është punuar pa ndërprerë deri tani, megjithatë, ende nuk jemi te qëllimi kryesor. Sa i takon Maqedonisë së Veriut, dihet se të gjitha shtetet anëtare të BE-së duhet të arrijnë pajtim për këtë dhe kjo është marrëveshje për këtë vendim”, deklaroi Oliver Varhelyi, transmeton TV21.

TË NGJAJSHME