Vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Murselin, Plavën e Kokallën

TË FUNDIT

Prokurorja Javorka Perlinçeviq, në fjalën e saj përfundimtare në gjykimin për vrasjen e Liridona Ademajt, ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit: Naim Murseli, Granit Palava dhe Kushtrim Kokalla.

Ajo ka deklaruar se provat e paraqitura në gjykatë dëshmojnë se Naim Murseli, për shkak të marrëdhënieve bashkëshortore dhe përfitimit financiar, ka planifikuar vrasjen e bashkëshortes së tij.

Po ashtu, Perlinçeviq ka theksuar se provat e konfirmojnë qartë se të akuzuarit e kanë kryer veprën penale.