BDI: VLEN e vonoi autostradën Shkup-Bllacë! I njëjti projekt, por 30 milionë euro më shtrenjtë

TË FUNDIT

Nuk munguan përplasjet partiake për autostradën Shkup-Bllacë. Nga VLEN, duke aluduar tek qeverisjet e kaluara, thanë se për më shumë se një dekadë, autostrada mbeti një premtim politik, me nisje simbolike dhe fonde të parashikuara, por pa përfunduar kurrë. E opozitarja BDI akuzoi VLEN-in se po e paraqet si sukses vazhdimin e autostradës Shkup-Bllacë, edhe pse projekti, sipas partisë, ishte përfunduar më 2 maj 2023 dhe ishte tenderuar po atë vit për rreth 183 milionë euro.

Sipas integristëve, pas më shumë se dy vitesh vonesë, projekti nuk ka ndryshuar as në trase dhe as në përmbajtje, ndërsa kostoja për rreth 10 kilometrat është rritur në afro 210 milionë euro. BDI kërkon përgjigje pse projekti u bllokua për dy vite dhe pse tani qytetarët do të paguajnë rreth 30 milionë euro më shumë. Partia e cilëson këtë si pasojë të keqmenaxhimit nga VLEN.