Ideja që Hashim Thaçit t’i vazhdohet mandati i presidentit, Kurti: Negociatat me LDK-në janë proces politik, jo i drejtësisë

TË FUNDIT

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherë edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u pyet për idenë që ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, t’i vazhdohet mandati në krye të shtetit pas kthimit nga Haga, përcjell TV21. Kurti tha se procesi i drejtësisë në Hagë është i ndarë me bisedimet me që kanë me Lidhjen Demokratike të Kosovës për gjetjen e një emri për president konsensual. Kurti tha që pret që krerët e UÇK-së të kthehen të lirë në vend dhe theksoi se beson në pafajësinë e tyre.

“Lufta çlirimtare e popullit të Kosovës, bartëse dhe organizatore së cilës ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është luftë e drejtë, çlirimtare, anti-kolonialiste kundër okupatorit shekullor serb dhe nuk ka proces gjyqësor, as në vend, as jashtë tij, që mund ta njollosë UÇK-në. Ne shpresojmë më të mirën dhe dëshirojmë që të na kthehen në Kosovë të lirë. Besojmë në pafajësinë e tyre dhe kjo është kryesorja. Në anën tjetër, procesi i negociatave me Lidhjen Demokratike të Kosovës për kandidatin për president ose presidente është një proces i ndarë. Është proces politik dhe jo i drejtësisë”, tha Kurti.