Gjykata e Apelit në Shkup e hodhi poshtë ankesën e Prokurorisë dhe konfirmoi aktgjykimin lirues për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski në rastin “Talir”. Sipas Apelit, Gruevski ka vepruar brenda kompetencave të tij dhe nuk është dëshmuar përtej dyshimit të arsyeshëm se ka shkelur ligjin për financimin e partive politike.
Gjykata vlerësoi gjithashtu se nuk është dëshmuar se kompania “Beton” kishte statusin e një subjekti që ofronte shërbime publike në momentin e lidhjes së marrëveshjeve. Për këtë arsye, donacionet ndaj VMRO-DPMNE-së nuk konsiderohen të paligjshme. Me vendimin, VMRO-DPMNE rikthen në posedim selinë “Pallati i Bardhë” dhe pasuritë e tjera të ngrira.
