Nili Perëndimor arrin në Kumanovë! Deri tani 53 raste, 21 pacientë ende të hospitalizuar

TË FUNDIT

Është konfirmuar një rast i etheve të Nilit Perëndimor në Kumanovë, ndërsa shërbimet kompetente tashmë kanë kryer anketën epidemiologjike për të përcaktuar se ku dhe si ka ndodhur ekspozimi, informoi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.

“Po, ka një rast të konfirmuar në Kumanovë. Atje është kryer anketa epidemiologjike me familjarët. Ekziston një mundësi ekspozimi pranë lumit Pçinja, aktualisht po punojmë për të përcaktuar me saktësi përmes hartëzimit gjeografik se ku ndodhet ajo zone”, tha Klekovski.

Gjashtë pacientë me ethe të Nilit aktualisht janë nën trajtim intensiv, ndërsa. Te 18 prej tyre është konfirmuar infeksioni me virusin e Nilit Perëndimor, ndërsa për tre pacientë ende priten rezultatet e analizave.

“Pacientët vazhdimisht lëshohen nga spitali, së fundmi u lëshua edhe pacientja më e re nga Studeniçanin ndërsa presim që së shpejti të lirohet nga hospitalizimi edhe pacienti më i ri 26 vjeçar nga Zelenikova. Te të rinjtë forma e sëmundjes është më e lehtë”, deklaroi ai..

Në total deri më tani janë evidentuar 53 pacientë që kanë kaluar ethet e Nilit Perëndimor. Prej tyre, 50 janë konfirmuar, ndërsa 3 mbeten të dyshuara dhe janë në pritje të rezultateve nga testimet shtesë, ndërkaq 5 kanë ndërruar jetë.