Vazhdojnë debatet zgjedhore në TV21! Debat i nxehte mes kandidatëve të NJZ 6

TË FUNDIT

Debati i radhës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në TV21 u zhvillua mes kandidatëve për deputetë nga zona e 6 zgjedhore. Halili Snopçe nga koalicioni AAA-ASH, Fadil Zendeli nga koalicioni LSDM-BESA, Fatmire Isaku nga PDSH dhe Arta Bilalli Zendeli nga BDI erdhën të prezantojnë programin por u kapën për atë se kush blenë votat e qytetarëve. Snopçe nga ASH tha se vota e shqiptarit të dëshpëruar blihet me një thes miell e me 100 euro.

“Tendenca jonë është që të edukojmë edhe militantin më të thjeshtë. Militanti të mos jetë vetëm militant I rrugës ose që do vije në tubime partiake vetëm për një vend ose për ndonjë privilegj kur do të vijmë në pushtet por militant duhet të jetë I edukuar”, tha Halil Snopce, Koalicioni AAA-ASH.

Fatmire Isaku nga PDSH tha se votuesi shqiptar kushtëzohet me një votë me një vend pune dhe BDI është shembull konkret për këtë.

“Partia që është në pushtet I ka forcat më të mëdha dhe ka mundësi që t’i  blejë .Partia opozitare nuk ka aq përfitime ekonomike që t’i blejë votat dhe BDI më së tepërmi është shembull I kësaj dhe I gjithë presioneve që ka bërë ndaj administratës  dhe votuesit shqiptar duke I kushtëzuar me një vend pune”, tha Fatmire Isaku, PDSH.

Fadili Zendeli nga koalicioni LSDM-BESA tha se blerja e votës nuk është karakteristikë vetëm tek shqiptarët por edhe tek partitë tjera por zakonisht ndodhë nga partitë në pushtet blerja e votave.

“Kemi një histori me blerjen e votave, nuk është konstatimi im se nuk kam marrë pjesë në asnjë blerje ose shitje të votës. Ka shumë fakte edhe nga organizata ndërkombëtare, ato që I kanë mbikëqyr proceset zgjedhore se partitë kanë blerë vota zakonisht nga partitë qeverisësë, partitë e pushtetit sepse ata I kanë gjitha instrumentet, mundësit financiare dhe potencialin e shërbimeve”, tha Fadil Zendeli, Koalicioni LSDM-BESA.

 E Bilalli tha se BDI nuk ka faj që populli i voton ata me shumicë votash.

“Për sa i përket asaj se ne popullim e mbajmë në iluzione ose në shpresa ose nuk e di si e definuat është pikërisht populli ai që nga viti 2002 neve na ka mbajtur në pushtet. Ne në pushtet kemi hyrë me votat e popullit jo me dëshirë, shpresë apo ëndrra. Janë zgjedhjet dhe nuk kemi faj që populli me shumicë na voton neve”, tha Arta Bilalli Zendeli, BDI.

E debatuesit filluan të debatojnë se kush është në pushtet e kush jo.

Bilalli: Zoti Halili Snopce janë në koalicion me Alternativën të cilët janë pjesë e pushtetit, zotëri Fadil Zendeli është poashtu në koalicion me LSDM të cilët janë pjesë të pushteti, PDSH edhe ne po  ashtu prandaj keni kujdes.

Zendeli: Nuk ka vend për krahësime tilla sepse Lëvizja Besa asnjëherë nuk ka qenë në Qeveri.

Bilalli: Por partnerin e koalicionit e keni në Qeveri

Zendeli: Jemi në koalicion për qeverisjen e ardhshme

Bilalli: Nëse votat blihen me para, njëri nga partnerët tuaj është në pushtet

Snopce: Partner për qeverisje të ardhshme.

Gjatë emisionit u debatua edhe për kryeministrin shqiptar,  zbatimin e  Marrëveshjes së Ohrit, për atë se kush e themeloi Universitetin e Tetovës si dhe tema tjera politike.