Yllza Adili, vajza e vetme mes gjahtarëve të Shoqatës! Shoqata “Dreni” me koncesionin e parë pas 19 vitesh

TË FUNDIT

Pas 19 vitesh pritje për të marrë një koncesion, banorët e Reçanit dhe rrethinës së saj sot kanë festuar marrjen e koncesionit për shoqatën e tyre të gjuetisë “Dreni”, si dhe fillimin e sezonit të ri të gjuetisë 2026/2027. Kryetari i shoqatës “Dreni”, Asim Adili, thekson se kjo shoqatë nuk bën dallime dhe numëron mbi 150 anëtarë nga të gjitha komunitetet e rajonit.

“Kjo e gjuetisë së sezonit 2026–2027, ku këtë takim… kjo shoqatë është e themeluar prej 2007-s. Ka 20 vite që ka qenë aktive, por nuk kemi pasur asnjëherë qasje në koncesion. Është viti i parë që ne gravitojmë me shoqatën ‘Dreni’ në terrenin e kësaj që quhet Rreçane 7. Ku ky teren ose kjo vend përfshin nga e ashtuquajtura Toplica deri në pikën më të lartë Mala Planina, ashtu siç është në në hartën e gjuetisë. Kështu shoqata jonë, si viti i parë jemi shumë të gëzuar. Kemi diku mbi 150 anëtarë”, tha Asim Adili – kryetar i Shoqatës “Dreni”.

Pjesë e kësaj shoqate është edhe Yllza Adili, vajza e vetme anëtare midis gjahtarëve. Ajo shprehet se të jesh pjesë e një shoqate gjuetie nuk do të thotë vetëm pasion për gjuetinë, por mbi të gjitha dashuri për natyrën dhe kujdes ndaj kafshëve. Lidhur me paragjykimet si femër në këtë sport, Yllza thotë se kjo tabu duhet të thyhet nga gjeneratat e reja.

“Nuk do të thotë që të jesh anëtare duhet të jesh vetëm gjahtare apo pa marrë parasysh… Të jesh anëtare e kësaj shoqate është të jesh vullnetare për të mbrojtur natyrën, kafshët dhe gjithçka që na rrethon neve përreth. Nuk është si paragjykim, por si habi. Realisht ka qenë fillimisht si tabu, por tash gjeneratat e reja mendoj që duhet ta ta largojmë këtë dhe të vazhdojmë, se gjinia femërore nuk do të thotë që i ka vetëm ato caktimet apo punët e veta të cilat duhet t’i kryejë. Pa marrë parasysh gjinisë, besoj që kemi vend edhe gjinia femërore kudo që shkojmë”, theksoi Yllza Adili – anëtare e Shoqatës së gjuetisë “Dreni”.

Ndërkaq, sipas traditës, në drekën festive të gjahtarëve specialiteti kryesor mbetet grosha, ndërsa hallva është ëmbëlsira e preferuar që përgatitet tradicionalisht në çdo festë apo manifestim të këtij rajoni.

“Për t’u bërë hallva e mirë, duhet përzier pak nga pak, me kujdes, më e djegur… edhe duhet shembull ta pjekësh mirë. Nuk e poqe mirë, e prish hallvën. Bëhet… Për t’u bërë hallva e mirë duhet pjekur më mirë e të përzihet, mos të mbetet diçka. Faza sot ka duhet potshumë… Edhe një orë nga tani edhe do të bëhet hallva. Domethënë do të kompletohet hallva pas një ore. Por ajo është akoma aty-aty”, potencoi Safi Miftari – kuzhinier.

Sezoni i gjuetisë në Maqedoninë e Veriut rregullohet me Ligjin për Gjuetinë dhe kalendarin zyrtar të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Çdo vjeshtë, mijëra gjahtarë të regjistruar në të gjithë vendin dalin në terren, duke shënuar kështu fillimin e njërës prej aktiviteteve më të vjetra rekreative dhe sportive në rajon.