Vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme nuk është kontestues, vendosi Gjykata Kushtetuese

TË FUNDIT

Gjykata Kushtetuese e  Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme nuk filloi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të dytë të presidentit Stevo Pendarovski për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila përfundon më 16 maj.

Gjykatësit kushtetues nuk nisën procedurë për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë as për gjendjen e parë të jashtëzakonshme, të cilën e shpalli shefi i shtetit.

Në rend dite të seancës së caktuar për të enjten, më 14 maj, gjykatësit kushtetues do t’i shqyrtojnë iniciativat në lidhje me orën policore, gjegjësisht për ndalesën për lëvizje në periudhë të caktuar të ditës, si masë për mbrojtje nga koronavirusi./MIA