Shkarkohen tre gjykatës

TË FUNDIT

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë të Veriut shkarkoi tre gjykatës në seancën e sotme të 378-të për shkak të kryerjes joprofesionale dhe të pavetëdijshme të funksionit gjyqësor dhe vendosi të përfundojë mandatin e dy gjykatësve porotë nga Gjykata Themelore Penale Shkup për shkak të moshës 60 vjeçe.

Gjykatësit e shkarkuar me kohë u larguan nga kryerja e funksionit gjyqësor.

Këshilli Gjyqësor, thuhet në kumtesë, pas seancës së 378-të, mori vendime për përfundimin e punës së gjykatësve porotë: në Gjykatën Themelore Shën Nikollë: Stojka Peshevska, Momçillo Nacevski, Suzana Dermenxhieva dhe Vladimir Tosev, për shkak të skadimit të mandatit; Gjykata Themelore Radovish: Ubavka Petkova, me kërkesën e saj dhe Aleksandra Todorova, për shkak të skadimit të mandatit dhe në Gjykatën Themelore Penale Shkup: Mitko Sandev dhe Zenel Elezi, për shkak të moshës 60 vjeçe.

“Komisionet e raportuesve janë formuar pas kërkesave të paraqitura për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë së gjykatësit/kryetari të gjykatës. Për ushtruese të detyrës të kryetarit të Gjykatës Administrative është përcaktuar Elmedine Asani”, thuhet në kumtesën e Këshillit Gjyqësor.

Në seancën e sotme, gjithashtu, u shqyrtuan dhe miratuan raportet e gjykatave në Republikën e Maqedonisë të Veriore për tremujorin e parë të vitit 2021, si dhe procesverbalet nga seanca e 371, 373 dhe 374 e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë të Veriore.

MARKETING I PAGUAR POLITIK