Në kuadër të fushatës “Dhurimi i organeve i jep kuptim më të lartë njerëzimit!”, drejtori i Klinikës së Nefrologjisë, dr. Nikolla Gjorgjievski, bëri thirrje për rritjen e vetëdijes dhe mbështetjen e dhurimit të organeve si një nga aktet më humane. Ai theksoi se solidariteti dhe humanizmi mund të ndihmojnë pacientët që kanë nevojë për transplantim dhe njëkohësisht të forcojnë gjithë shoqërinë.
“Dhurimi i organeve është akti më human që u ndihmon shumë jetëve dhe pacientëve që kanë nevojë për transplantim të organeve. Prandaj, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë që ta rrisin vetëdijen për dhurimin e organeve, sepse vetëm në këtë mënyrë ne mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin, ndërsa me ndihmën e të tjerëve ndihmojmë edhe të gjithë shoqërinë tonë, e ndihmojmë shtetin dhe të gjithë sistemin e shëndetësisë”, tha Nikolla Gjorgjievski.
