Çdo qytetar i cili skenon fatura nga aplikacioni TVSH-ja ime mund t’i donojë paratë në fondin për COVID 19. Ekonomisti Rahmetulla Ferati thotë se qeveria po u kërkon para qytetarëve të cilët mezi presin të marrin të ardhura nga diku veçanërisht në këtë kohë krize të shkaktuar nga pandemia COVID 19. Ai shton se qytetarët gjatë gjithë kohës skenojnë fatura dhe për 3 muaj marrin maksimumin 1800 denarë e qesharake është të pritet nga qytetarët t’i kthejnë të hollat e përfituara nga skenimi.
“Është një masë simbolike dhe qesharake t’i themi në atë kuptim. Mirëpo sadopak 1800 denarë për një anëtar të familjes në periudhë tremujore apo në vit për një familje 4 anëtarëshe, 28 mijë denarë është një projekt i mirë. Mirëpo kjo masë është e gabuar. Në vend se shteti të shkurojë investimet kapitale siç bënë vendet tjera, në RMV ndodhi repalanci i buxhetit dhe u shkurtuan diku 3 përqind të Bruto Prodhimit Shoqëror që është një shumë e vogël në krahasim me të ardhurat”, tha Rametulla Ferati, economist.
Deri më tash 2845 qyetarë kanë donuar paratë e tyre për fondit kundër COVID 19. Nga fillimi i vitit deri në prill, mbi 282 mijë qytetarë skanuan gati 50 milion fatura, duke arritur kështu një kthim të TVSH-së prej 5.6 milion euro.
Drejtoria e të Ardhurave Publike:
Shumë qytetarë kanë reaguar me vetiniciativë për të dhuruar kthimin e tyre të TVSH-së. Ne kemi hasur në reagime se ky është një opsion i detyrueshëm dhe se secili që skenon do të duhet të donojë. Prandaj, theksojmë edhe një herë se kjo mundësi mund të përdoret vetëm nga ata që janë të interesuar për dhurim, dhe jo të gjithë përdoruesit e aplikacionit. Fusha e donacionit është opsionale dhe jo e detyrueshme.
Edhe shpërblimet ditore nga TVSH-ja ime do të ulen në 500 denarë. Ndërsa shpërblimet mujore prej 100 mijë denarëve anulohen për muajin maj dhe qershor, ato do të ndahen pas muajit korrik. Me këto shkurtime të shpërblimeve fondi është zvogëluar për 70 mijë euro.
