Spitali “8 Shtatori” hap dhomën hiperbarike! Do të trajtohen edhe plagët e djegieve

0

Në Spitalin “8 Shtatori” në Shkup sot u promovua një dhomë kuruese me presion të lartë të ajrit, e cila pritet të vihet në funksion së shpejti për pacientët me plagë nga djegiet, me plagë kronike dhe plagë që shërohen me vështirësi nga diabeti, por edhe të sëmundjeve të tjera, që i mungonte mjekësisë publike.


Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu tha se ky projekt është fryt i bashkëpunimit të sektorit privat dhe publik.

Kjo dhomë hiperbarike e vendosur në repartin e terapisë fizikale dhe të rehabilitimit në Spitalin e përgjithshëm “8 Shtatori” në Shkup, autoritetet thanë se janë donacion nga kompania “ZEGIN”.
Projekti i dhomës hiperbarike ka qenë në projekt në të cilin është punuar për pesë muaj tha drejtori i spitalit të përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” Sinisha Stojkoski.

Kujtojmë që në institucionet shëndetësore publike akoma nuk ka repart të specializuar për trajtimin e pacientëve me plagë të djegieve nga zjarri. Reparti që ishte në spitalin e qytetit “Shën Klimenti i Ohrit” prej kohësh mbetet jashtë funksionit.

Orban pritet të bisedojë me Trumpin për sanksionet ndaj naftës ruse javën e ardhshme

0

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, do të bisedojë edhe për sanksionet amerikane ndaj kompanive ruse të naftës gjatë takimit me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Uashington javën e ardhshme, tha të hënën ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.

Trump, i cili është aleat i ngushtë i liderit hungarez, vendosi javën e kaluar sanksione ndaj Rusisë për herë të parë në mandatin e tij të dytë, duke i shënjestruar kompanitë Lukoil dhe Rosneft, në përpjekje për të ushtruar trysni ndaj Moskës që ajo ta pranojë armëpushimin në Ukrainë.

Vendimi i Trumpit ka ngritur dilema për Hungarinë dhe Sllovakinë, pasi ato janë blerëset më të mëdha të naftës ruse në Bashkimin Evropian. Ato gjithashtu kishin siguruar më parë përjashtime nga kufizimet e BE-së.

Orban kishte paralajmëruar qysh në tetor se do ta vizitonte Uashingtonin, dhe kishte thënë se agjenda e bisedimeve ishte caktuar pothuajse plotësisht.

“Sa i përket furnizimit tonë me energji… në gjysmën e dytë të javës së ardhshme ka mundësi që kryeministri ta diskutojë këtë çështje personalisht me presidentin amerikan në Uashington”, tha Szijjarto në një konferencë për shtyp.

Sipas tij, sanksionet e reja amerikane, të cilat hyjnë në fuqi në fund të nëntorit, tani për tani nuk po shkaktojnë probleme apo ulje të importeve të naftës nga Rusia për Hungarinë.

Të premten, Orban tha se Hungaria po punonte për ta gjetur një mënyrë për t’i anashkaluar sanksionet amerikane ndaj kompanive ruse të naftës.

Ai nuk dha hollësi, por as nuk la të kuptohej se synon t’i sfidojë hapur masat.

Orban tha se kishte zhvilluar bisedime me kompaninë kombëtare të naftës dhe gazit të Hungarisë, MOL, lidhur me sanksionet.

Lideri hungarez, i cili përballet me zgjedhje në vitin 2026, ka kultivuar marrëdhënie të forta personale me Trumpin ndër vite.

Qëndrimi i tij i ashpër kundër emigracionit i ka ndihmuar të fitojë mbështetje nga përkrahës të Trumpit në Shtetet e Bashkuara.

Ai tha më herët këtë muaj se gjatë takimit të ardhshëm me Trumpin do të bisedojë edhe për çështje ekonomike.

Shqipëria ekstradon në Austri shtetasin e Maqedonisë të kërkuar për trafik dr*oge

0

Autoritetet shqiptare ekstraduan sot në Austri shtetasin maqedonas Mondi Gitlan, i dënuar me pesë vjet burg për trafik droge.

“Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpol Tiranës, me homologët në Austri, u finalizua procedura për ekstradimin nga Shqipëria, në Austri, të shtetasit Mondi Gitlan, 29 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut”, raportuan mediat.

Ai kërkohej ndërkombëtarisht sepse Gjykata e Vjenës, në muajin maj, 2025, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.

Gitlan, njëzet e nëntë vjeçar, u arrestua në fillim të muajit të kaluar në pikën kufitare të Qafë Thanës në kufirin e Shqipëri-Maqedoni, gjatë daljes nga Shqipëria.

Dyshimet për spiunazh në Kosovë, piloti kroat lirohet nga paraburgimi ndërsa e dashura e tij ende nën arrest

0

J.I, pilot i Forcave Ajrore kroate, është liruar nga paraburgimi derisa e dashura e tij Ana Murganiq, e cila është nga Kosova, ndodhet ende nën arrest.

Kështu raporton gazeta kroate 24 sata, duke iu referuar burimeve nga Gjykata e Qarkut në Split.

“J.I.-së i është hequr masa e paraburgimit dhe i janë caktuar masa kujdesi, ndërsa nesër do të vendoset për vazhdimin e paraburgimit për të akuzuarën A.M.”, u konfirmua nga kjo gjykatë.

Ndaj pilotit janë marrë masa shtesë, përfshirë ndalimin e kontaktit me njërin nga dëshmitarët që ende nuk është marrë në pyetje.

J.I me të dashurën e tij ishin arrestuar si të dyshuar për spiunazh në favor të Serbisë. Pas këtij zhvillimi, ai u përjashtua nga ushtria, kjo u konfirmua atëherë edhe nga Ministria e Mbrojtjes.

Hetuesit zbuluan komunikimet e tyre me politikanë serbë duke iu dhënë edhe informacione konfidenciale.

Dyshohet se këto informacione piloti nga Spliti i kishte mbledhur gjatë shërbimit të tij në Kosovë në kuadër kontigjentit kroat të KFOR-it (HRVCON).

Raportohet se e dyshuara A.M, merrte nga partneri të dhëna për lëvizjet e forcave të KFOR-it në veri të Kosovës, të cilat më pas i përcillte drejtuesve të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka lidhje të ngushta me Beogradin.

Në komunikimet përmes aplikacionit WhatsApp përmendet edhe një gazetar i një agjencie ndërkombëtare, i cili dyshohet se kishte marrë pjesë të këtyre informacioneve. Deri tani janë identifikuar të paktën katër raste të publikimit të sekreteve ushtarake, mes tyre rasti i veprimeve të KFOR-it në Zubin Potok dhe ai i arrestimit të ish-policit kosovar Dejan Pantić në dhjetor 2022.

Hetimi ka zbuluar gjithashtu se A.M. ka punuar më parë në misionet e EULEX-it dhe UNMIK-ut, ku ka pasur kontakte me gjyqtarë e prokurorë, disa prej të cilëve dyshohet se ka tentuar t’i shantazhojë.

Ajo rezulton të ketë qenë e afërt edhe me përfaqësues të komunitetit serb dhe persona të përfshirë në iniciativat për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Sipas burimeve hetimore, shërbimet serbe të inteligjencës po përdorin pozitat e punës së serbëve në institucione ndërkombëtare në Kosovë për mbledhje informacioni dhe ndikim në proceset gjyqësore.

Tetova pa ujë të pijshëm! Dy burime jashtë funksionit, shkaku i reshjeve të dendura

0

Të reshurat e dendura të shiut kanë nxjerrë jashtë funksionit dy burimet që e furnizojnë me ujë qyteti  e Tetovës. Kjo për herë të parë i ndodhi burimit në Kodër të Diellit.

“Kjo që ka ndodhur nuk ka ndodhur asnjëherë që burimi që vijnë nga Kodra e Diellit të jetë i turbullt për herë të parë na ndodhë kjo situatë, kemi pasur ujë të turbullt edhe nga burimet e Kodrës së Diellit për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe siç dini jashtë funksionit është edhe filtër-stacioni i Tetovës nga cili marrim 150 lira ujë në sekondë dhe për momentin kemi 240 litra nga burimet e Kodrës së Diellit dhe mundohemi që me atë të furnizojmë qytetin. Nëse do të kemi mot më të mirë sot edhe nesër presim që ta kthejmë stabilizimin e situatës që ta kthejmë në funksion edhe sistemin e filtër stacionit pasi që të reshurat kanë nxjerr jashtë funksionit komplet filtër stacionin që gjendet në fshatin Lisec”, tha Valon Zeqiri – Drejtor i  NPK “SHARRI”.

Për momentin rekomandimet janë që ujë në Tetovë të mos konsumohet. Nga Qendra e Shëndetit Publik thonë se analizat hemo-fizike tregojnë se uji i plotëson standardet, por deri sa të vijnë analizat mikrobiologjike, rekomandohet që uji të ujë mos pihet ose i njëjti të vlohet para se të pihet.

“Analizat e para hemofizike përputhen me rregulloren e ujit të pijshëm, ndërsa analizat mikrobiologjike i presim dhe deri në përfundim të analizave ngelet në fuqi rekomandimi që uji të konsumohet ose i vluar ose ujë në shishe, jemi të bindur se edhe analizat mikrobiologjike do të jenë në rregull pasi që ka edhe klor dhe ujë është i pastruar në Tetovë”, pohoi Ratko Davidovski – Qendra për Shëndet Publik – Tetovë .

Burimi i cili furnizon Tetovën nga Leshnica është jashtë funksionit për shkak se i njëjti e merr ujin nga lumi dhe kjo bën që gjethet që bien në lum ta bllokojnë furnizimin, por edhe stacionin filtures.

Tetovë ka problem me uji e pijshëm veçanërisht në vjeshtë dhe në dimër kur ka të reshura të shiut dhe të borës.

Mickoski është takuar me Kasamin, e quajti spekulim bashkëpunimin me Merkon

0

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se është takuar me Bilall Kasamin e VLEN-it, duke bërë të qartë se marrëdhëniet mes partnerëve të koalicionit janë stabile.

“Po u takova me Bilall Kasamin, biseduam dhe mendoj se ai tani më ka filluar të dërgoj ato deklaratat e vërteta që duhet t’i takojnë një kryetari të komunës multietnike si Tetova”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Mickoski i quajti spekulime shkrimet e portaleve për një bashkëpunim me ish kryetarin e Strugës, Ramiz Merkon.

 “Po shikoj se këtu qenka portali! Janë portale që supozoj se janë të financuar nga një qendër e njëjtë, e cila tani është dëshpëruar se Ramiz Merko nuk i përkrahë BDI-në në rrethin e dytë dhe supozoj që tani për të gjetur kundër peshë për të bërë sensacion që ta fundosin atë lajm, nxjerrin në opinion plotësisht të pavërteta. Mendoj, tamam puna! Njerëz shikoni, shumë herë në të kaluarën e kemi thënë qëndrimin tonë për Ramiz Merkon, kështu që po e lë në këtë mënyrë që të krijojnë sensacion, absolutisht nuk është e vërtetë”, u shpreh Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Në lidhje me qëndrimin e kreut të LSDM-së, se qeveria punon në mënyrë katastrofike, Mickoski tha se Filipce vetëm ashtu mund të fitoj vota ndonjë votë nga elektorati i tij.

Janevska: E ardhmja e shtetit varet nga arsimi i lartë! USHQM prezantoi reforma dhe arritje në cilësi, digjitalizim dhe ndërkombëtarizim

0

Ministrja e Arsimit Vesna Janevska theksoi se e ardhmja e shtetit varet nga cilësia e arsimit të lartë dhe kërkoi angazhim të përbashkët për përmirësimin e tij. Në Forumin e Parë Vjetor për Cilësinë në Arsimin e Lartë, ajo theksoi se qeveria ka rritur buxhetin për shkencë, ka mundësuar qasje falas në bazat “Web of Science” dhe “Scopus”. Ajo paralajmëroi reformë të Agjencisë për Cilësi në Arsimin e Lartë dhe përgatitje të ligjeve të reja për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, duke kërkuar nga profesorët të kontribuojnë aktivisht në digjitalizim, publikime shkencore dhe bashkëpunim me projektet evropiane.

“Për herë të parë në Maqedoni ka angazhim serioz edhe nga Qeveria edhe nga Universiteti për krijimin e parkut të parë shkencor dhe teknologjik në Maqedoni. Ajo që dua t’u rekomandoj miqve të mi, profesorëve, është se së bashku duhet të bëjmë reformat e vështira në arsimin e lartë, u kërkoj atyre të përfshihen aktivisht në gjithçka”, tha Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Rektorja e USHQM, Biljana Angelova, prezantoi rezultatet e universitetit në fushat e cilësisë, digjitalizimit dhe ndërkombëtarizimit. Ajo tha se janë miratuar rregullorja dhe strategjia për menaxhim me cilësinë 2024–2029, dhe shtoi se është përfunduar faza e parë e digjitalizimit me indeks elektronik për studentët.

“Menaxhimi i cilësisë në universitet është një nga 3 qëllimet tona themelore strategjike, përveç digjitalizimit dhe ndërkombëtarizimit, menaxhimi i cilësisë është një qëllim shumë i rëndësishëm strategjik për USHQM. Periudhën e kaluar kemi bërë bashkëmenaxhim të duhur me kualitetin e Universitetit, rregullorja kombëtare mbi standardet për arsimin e lartë, të cilat në fakt janë standarde para të mësuarit në Komisionin Evropian për Cilësi, i cili ofron direktiva të cilësisë. Ne kemi bërë një strategji cilësie për universitetin për periudhën 2024-2029 dhe udhëzuesin e cilësisë”, pohoi Bilana Angellova, rektore në “Shën Qirili dhe Metodi”.

Ndryshe siç u njoftua, në USHQM po rritet numri i studentëve të huaj dhe i projekteve ndërkombëtare, ndërsa synimi kryesor mbetet përmirësimi i cilësisë dhe rritja e pozitës së universitetit në ranglistat ndërkombëtare.

Pas mesnate, nafta dhe benzina do të shiten me çmime më të shtrenjta

0

Derivatet e naftës do të shtrenjtohen nga sonte në mesnatë. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, (KRRE), çmimi i dizelit do të rritet për një denar për litër, ndërsa çmimi i benzinës do të shënojë rritje prej gjysmë denari për litër.

Sipas vendimit të ri:

  • EUROSUPER BS-95 do të shitet për 73,5 denarë për litër
  • EUROSUPER BS-98 për 75,5 denarë për litër
  • EURODIZEL BS (D-E V) për 68 denarë për litër
  • Vaji ekstra i lehtë për djegie (EL-1) për 67,5 denarë për litër

Gjithashtu, është shënuar rritje prej 0,010 denarë për kilogram edhe te mazuti M-1 NS, i cili tani do të kushtojë 36,067 denarë për kilogram.

“Mbështesim ambicien për mbylljen e negociatave brenda 2027-ës”, komisionerja Kos pret Spiropalin

0

Komisionerja për Zgjerim të BE-së, Marta Kos, ka pritur në takim Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, përcjell TV21. Ato analizuan ritmi i procesit të negocimit, reformat, rezultatet dhe pritjet për rrugëtimin evropian të Shqipërisë. Komisionerja Kos përgëzoi Shqipërinë për rezultatet e arritura në kuadër të Planit të Rritjes, duke dhënë një shembull pozitiv në rajon dhe theksoi se “ne mirëpresin dhe mbështesin ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave të anëtarësimit brenda 2027-ës”.

Në deklaratën përpara “Murit të Zgjerimit”, Spiropali tha se progresi i Shqipërisë pasqyron vokacionin e popullit shqiptar si populli më pro BE-së në rajon dhe ndoshta në Evropë. Ministrja Spiropali siguroi se Shqipëria e konsideron zgjerimin si një proces të bazuar në meritë dhe të nxitur nga reformat.

Incidenti në ndeshjen e futbollit në Shtip, prindi nga Shkupi dënohet me 11 muaj burg

0

Prindi që sulmoi dy futbollistë vendas 15-vjeçarë gjatë ndeshjes mes ekipeve të rinisë “Bregallnica” dhe “Shkupi” është dënuar me 11 muaj burg, përcjell TV21. Gjyqtari penal Sashko Georgiev, njoftoi sot se këshilli gjyqësor penal, i kryesuar nga gjyqtarja Nevena Perica, ka shpallur aktgjykimin ndaj të akuzuarit Avni Abgulij nga Shkupi për veprën penale “dhunë”.

Ai u dënua me 11 muaj burgim, ndërsa vendimi ende nuk është i formës së prerë – pason afati i ankesave në Gjykatën e Apelit në Shtip. Incidenti ndodhi më 24 gusht të këtij viti në fushën “Belo Bërdo” në Shtip.