LSDM në bisedime për rrethin e dytë! Filipçe: Diskutojmë për dy gjëra – ku na duhet mbështetje dhe ku do të japim

0

Bisedimet me partitë e tjera politike për mbështetje të ndërsjellë janë në zhvillim e sipër, dhe vendimi se me kë dhe ku do të japim mbështetje do të merret deri të mërkurën. Këtë e deklaroi kryetari i LSDM-së, Vjenko Filipçe, në lidhje me votimin në rrethin e dytë që do të mbahet javën e ardhshme.

“Ne do të marrim vendimin përfundimtar për mënyrën se si do të veprojmë dhe me kë do të koalicionojmë në ditët e ardhshme, më së voni deri të mërkurën. Brenda këtyre bisedimeve, absolutisht diskutojmë për të dyja gjërat – ku na duhet mbështetje dhe ku ne duhet të japim mbështetje. Bisedimet janë në zhvillim dhe do t’i finalizojmë gjatë ditës së nesërme, të martën, së voni”, tha Venko Filipçe.

A po zhvillohen bisedime me Levicën, pasi në ato vende ku LSDM hyri në rrethin e dytë nuk ka kundërkandidat nga Levica dhe anasjelltas. Kandidati për kryetar të Shkupit, Amar Mecinoviç, pret të marrë votat nga kandidati i tyre, por thotë se ende nuk kanë pasur bisedime.

“Besoj se për sa i përket vizionit që unë e promovoj dhe që ne e ndajmë, një pjesë e madhe e njerëzve që votuan për zonjën Kaja Shukovës dhe që besojnë se interesi publik duhet të jetë fokusi kryesor i një pushteti lokal, mund të më japin mbështetjen e tyre. Nuk kemi pasur asnjë bisedë me askënd, as gjatë parafushatës, as gjatë fushatës. Që kur kemi arritur në rrethin e dytë nuk kemi pasur bisedime”. tha Amar Mecinoviç.

Atmosfera e krijuar me thirrje për votime mbi bazë etnike, për atë se kush kë do të mbështesë në Bërvenicë apo Kërçovë, sipas Filipçes është e papranueshme.

“Mendoj se karakteri multietnik i vendit tonë, marrëdhëniet e mira ndër-etnike, janë diçka që duhet të mbetet prioritet. Nga ana tjetër, është fakt që qytetarët shpesh votojnë mbi baza etnike. Ne nuk do të veprojmë sipas dallimit etnik, diskutojmë me të gjithë aktorët politikë. Nuk është vetëm për Kërçovën apo Bërvenicën, bëhet fjalë për Shkupin, për mënyrën se si do të veprojmë në Karposh, në Kumanovë”, deklaroi Filipçe.

Filipçe gjithashtu u ankua se në komunat ku kanë kandidatë për kryetarë, ata janë përballur me presione para votimit, përfshirë kontrolle policore, financiare, përmes qendrave për punë sociale dhe u është ofruar edhe para për blerje votash. Për shkak të gjithë këtyre rrethanave, punuam në kushte vërtet të vështira, tha ai.

Alarm mjedisor në Kërçovë! Lumenjtë po thahen, rrezikohet ekosistemi

0

Në Kërçovë është vënë re një problem mjedisor. Lumi i ftohtë “Studençica”, aktualisht po përballet me mungesë drastike të ujit. Sipas raportimeve nga terreni, rreth 3 kilometra të shtratit të lumit janë pa rrjedhje fare. Gjendja ka shqetësuar njohësit e çështjeve ekologjike dhe shoqatën “Hunter Fish” . Ndryshimet klimatike, minimi i tokës dhe shfrytëzimi i pakontrolluar i burimeve ujore për bujqësi dhe industri, po përmenden si shkaqet më të mundshme të kësaj krize. Ekspertët paralajmërojnë se tharja e lumenjve mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për ekosistemet e zonës dhe për furnizimin me ujë të komunitetit.

“Problemi më i madh është bërë në vet burimin e Lumit Treska dhe diku edhe 10 burime të tjera nga fshati Drugovë. Poshtë deri në Drugovë diku te 7- 8 burime që i di unë nuk janë më sepse me minimin në pjesën e epërme ku punohet në autostradë nga fuqia e demontimit të minimit, janë mbyllur, bllokuar ose kanë dëmtime serioze të gjithë këta burime, sidomos burimi kryesor i Lumit Treska në fshatin Izvor”, tha Mile Aleksoski

Besmir Elezi, kryetari i shoqatës Hunter Fish dhe koncesioner i lumenjve në Kërçovë thotë se bota e gjallë e ujerave në këto kushte nuk mbijeton.

“Ne para dy apo tre javësh si koncesioner që jemi, bëmë edhe lëshimin e peshkut autokton të troftës autoktone që jeton në këto ujëra, ajo e ka kohën e shumimit tani por me këto kushte nuk mund të ketë shumim adekuat”, deklaroi Besmir Elezi.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet lokale dhe shtetërore për të gjetur zgjidhje dhe për të parandaluar që situata të përkeqësohet edhe më shumë sepse shihet qartë se janë dëmtuar tre burimet kryesore të Lumit Treska, thotë Aleksosoki.

“Shteti seriozisht duhet ta kuptoj këtë situatë, të bëjnë hulumtime serioze se çfarë ka ndodhur, të shihet a ka shpëtim dhe zgjidhje që të kthehen ujërat”, tha Mile Aleksoski.

Për këtë situatë janë alarmuar të gjitha institucionet kompetente.

88 raste gripi në vend, dy persona të vdekur! Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për vaksinim

0

Gripi po përhapet tashmë në të gjithë vendin. Që nga fillimi i sezonit janë regjistruar 188 raste, një rritje prej 77% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik. Deri tani janë raportuar edhe dy persona të vdekur. Numri më i madh i të sëmurëve është në Gostivar, ndërsa incidenca më e lartë në Maqedonski Brod. Javën e fundit janë regjistruar 83 raste të reja – kryesisht në Gostivar dhe Tetovë. Megjithëse incidenca ende është nën pragun për shpalljen e epidemisë, virusi po qarkullon aktivisht. Ministria e Shëndetësisë ka siguruar rreth 80 mijë vaksina falas për grupet e rrezikuara, ndërsa deri tani janë vaksinuar mbi 13 mijë persona. Vaksinimi vazhdon përmes qendrave për shëndet publik dhe platformës vakcinacija.mk.

Rexhepi: Do të ndryshojmë metodologjinë e faturimit të mbeturinave në Tetovë

0


Kandidati i AKI-së për Tetovën, Bajram Rexhepi, vazhdoi me aktivitete duke vizituar disa objekte banesore në Tetovë. Ai u premtoi qytetarëve të Tetovës se do ta zgjidhë njëherë e përgjithmonë çështjen me ujin e pijshëm, ndërsa premtoi se edhe do ta ndryshojë mënyrën e përllogaritjes së mbeturinave nga metër katror në kokë banori.

“Ne ofrojmë zgjidhje konkrete edhe për pastërtinë e qytetit do të ndryshojmë përllogaritjen dhe faturimin që bëhet ndaj qytetarëve, pasi që nuk ka asnjë logjikë që faturimi të bëhet në bazë të hapësirave. Ne do ta ndryshojmë këtë metodologji dhe i gjithë faturimi i qytetarëve do të behët në bazë të banorëve, pasi që banorët janë prodhuesit e mbetjeve dhe gjithsesi se do të ketë edhe zgjidhje dhe për mbetjet inerte në Tetovë, dhe përfundimisht Tetova do të jetë një qytet i pastër ashtu siç e meriton kryeqendra jonë në Maqedonisë e Veriut”, tha Bajram Rexhepi.

Kasami: Në mandatin e dytë investojmë në Reçicë

0

Kandidati i VLEN-it për Tetovën, Bilall Kasami, vizitoi Fshatin Reçicë. Ai para banorëve tha se do të vazhdoj me investimet në këto vendbanime, duke shtuar se Reçica e Madhe dhe e Vogël janë pjesë e projektit të kolektorit për ujërat e zeza. Kasami tha pas zgjedhjeve fillojnë punimet.

“Dolëm që t’i informojmë këta banorë se edhe në mandatin e ardhshëm me të njëjtin vrull të realizojmë projekte në të mirë të këtyre vendbanimeve. Më konkretisht Reçicë e Vogël dhe Reçicë e Madhe janë pjesë e kolektorit të ujërave të zeza që përfundimisht në këto fshatra do të zgjidhet një problem i kamotshëm me ujërat fekale dhe unë besoj pas zgjedhjeve lokale në përmbyllje të procedurave të tenderimit edhe përzgjedhjes së operatorit që do të merret me kolektorin dhe ujërave të zeza në fshatin Falisht do të nisin punimet”, tha Bilall Kasami.

Kurti: Vazhdojmë si qeveri në detyrë drejt zgjedhjeve të reja

0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas seancës së sotme ku ka propozuar kabinetin e ri qeveritar, e ku nuk mori përkrahjen e mjaftueshme nga deputetët, ka thënë se vazhdojnë të mbesin qeveri në detyrë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare.

Kurti kështu u shpreh në një postim në Facebook, ku tutje ka publikuar edhe fjalimin e tij të mbajtur sot në foltoren e Kuvendit.

“Falënderoj të gjithë deputetët që mbështetën propozimin për kabinetin e ri qeveritar dhe qytetarët për përkrahjen. Meqë 56 vota ishin PËR, 52 KUNDËR dhe 4 ABSTENIME, nuk mund të fillojë ende mandati ynë i ri. Ndërkohë vazhdojmë si qeveri në detyrë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare”, ka shkruar Kurti.

Kuvendi i Kosovës nuk e ka zgjedhur Qeverinë e re. Propozimi për Kurti 3 mori vetëm 56 vota pro. 52 votuan kundër e 4 abstenuan.

Kryeparlamentari Dimal Basha ka thënë se tash përgjegjësia kalon te presidentja Vjosa Osmani.

Vetura ngec në nënkalimi në lagjen Dardania në Tetovë! Pas reshjeve të shiut mblidhet sasi e madhe uji

0

Qendra për Menaxhim me Kriza ka bërë të ditur se në lagjen Dardani në Tetovë, në nënkalimin në afërsi të poligonit është grumbulluar një sasi e konsiderueshme e ujit ku edhe është i pakalueshëm. Siç kanë bërë të ditur nga QMK-ja, një automjet ka ngecur, por që fatmirësisht shoferi nuk është lënduar. QMK bëri thirrje për kujdes

“Përmes numrit për thirrje emergjente E-112 është marrë një njoftim se në lagjen Dardania (Komuna e Tetovës), pranë nënkalimit te poligoni, është grumbulluar një sasi e madhe uji.

Një automjet pasagjerësh ka tentuar të kalojë vetë nëpër ujë, por ka mbetur i bllokuar. Shoferi e ka lëshuar automjetin me kohë dhe nuk është lënduar.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë ekipet e SPB Tetovë dhe Njësisë Territoriale të Mbrojtjes nga Zjarri Tetovë, të cilat kanë ndërhyrë me dy automjete zjarrfikëse dhe katër zjarrfikës.

Në lagjen Dardania ekzistojnë dy rrugë alternative që qytetarët mund t’i përdorin për kryerjen e papenguar të obligimeve të tyre të përditshme derisa të përfundojë pastrimi dhe normalizimi i situatës.

Apelojmë te qytetarët për kujdes dhe respektim të udhëzimeve nga shërbimet kompetente”, ka njoftuar QMK.

Bellingham shënon për 2:1 ndaj Barcelonës

0

Mesfushori anglez, Jude Bellingham, e ka kthyer epërsinë e një goli për Real Madridin në derbin ndaj Barcelonës. 

Bellingham shënoi në minutën e 43-të nga afërsia.

Barcelona barazon rezultatin

0

Pavarësisht se ishte në presion të madh, Barcelona nuk është dorëzuar. 

Fermin Lopez i barazoi shifrat në minutën e 38-të. 

Sulmuesi anglez, Marcus Rashford, asistoi për mrekulli. Barcelona përfitoi nga topi i humbur nga Arda Guler.

Ramiz Merko: Nuk do ta mbështes AKI-në në raundin e dytë në Strugë

0

“Mos lejoni askënd t’ju hutojë”, kështu tha Ramiz Merko teksa bëri të ditur se nuk do ta mbështes AKI-në në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Merko tha se Lista e Pavarur do të ketë së shpejti një mbledhje dhe më pas do të merren vendime që do të bëhen publike për qytetarët

“Të dashur qytetarë të Strugës, mbështetës të vërtetë dhe besnikë!

​Ju flas sot, direkt dhe me seriozitetin maksimal, për të shkatërruar menjëherë një valë të re spekulimesh dhe zëra të fabrikuar që synojnë të dëmtojnë besimin tuaj.

​Po qarkullojnë thashetheme se unë, Ramiz Merko, do të mbështes kandidatin e AKI-së në raundin e dytë.

​Dua ta theksoj prerë:

​UNË, RAMIZ MERKO, NUK DO TË MBËSHTES KANDIDATIN E AKI-së NË BALOTAZH❌️.

​Kjo është një thashethemë e ulët e atyre që tashmë janë humbës dhe duan të manipulojnë votën.

​Lista e Pavarur, dëshmoi besnikërinë tuaj me votë masive, është një lëvizje serioze dhe e vendosur. Vendimet e Listës së Pavarur nuk merren me zëra, por me konsultime të thella.

​Për këtë arsye:

• ​LISTA E PAVARUR do të mbajë së shpejti një mbledhje me të gjithë kandidatët për këshilltarë dhe mbështetësit kyç.

• ​Pas këtij takimi, ZËDHËNËSI ZYRTAR i Listës së Pavarur do të dalë me një Deklaratë të Qartë, duke cituar të gjitha pikat e vendosura dhe kandidatin që do të mbështesin në raundin e dytë.

​Mos lejoni askënd t’ju hutojë. Vlerësoni vetëm fjalën zyrtare të Listës së Pavarur”, tha Ramiz Merko.