Ashpërsohet retorika para rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale

0

Një javë larg nga raundi i dytë e zgjedhjeve lokale, nuk po mungojnë akuzat dhe mesazhet me retorikë më të ashpër mes partive politike.

VLEN tha se Levica nuk mund të mbajë ligjërata për bashkëjetesë dhe tolerancë, ndërkohë akuzoi BDI-në se po mbështet një parti anti-NATO që po e sheh si shpëtimin e fundit. VLEN thotë përgjigjia është dhënë me 19 nëntor

“VLEN me përbuzje e sheh përpjekjen e Levicës, një parti e njohur për gjuhën e urrejtjes, qëndrimet anti-NATO dhe retorikën ultranacionaliste, që të mbajë ligjërata për bashkëjetesë dhe tolerancë. Ironia është e dukshme – pikërisht ata që për vite me radhë e kanë helmuar opinionin me përçarje dhe primitivizëm politik, sot flasin për ‘shovinizëm’. Ironia e vërtetë është se BDI, përmes partnerit të tij të ri të koalicionit – Levicën, zgjodhi të mbështetë një parti anti-NATO, duke e përjetuar atë si shpëtimin e fundit për politikën. Ky kombinim i dëshpërimit dhe hipokrizisë mori përgjigjen e tij më 19 tetor, kur qytetarët me një mesazh të qartë u treguan derën të dyve“, tha VLEN.

Në anën tjetër, BDI akuzoi VLEN-in për siç thotë, zëvendësimin e shqiptarëve me serb në pozitat drejtuese të shtetit.

BDI tha se VLEN po feston humbjen dhe sipas tyre, historia njeh vetëm betejën e Gazimestanit në Fushë Kosovë ku serbët e mundur festojnë sot e kësaj dite betejën me otomanët në 1389. BDI tha se “sindroma e Gazimestanit” tani është e njohur edhe për VLEN-in.

“VLEN i zëvendëson shqiptarët me serb në pozitat drejtuese në qeverisje dhe në pushtetin ekzekutiv, sjellin bankën serbe në Maqedoni, manifestojnë me Dodikun në Shkup, Manastir, Kumanovë, rresthohen me Vuçiqin, turpërojnë Presidenten Vjosa Osmani, veteranët nga Kosova, etj.

Si në maj 2024, në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, ashtu edhe në tetor 2025, VLEN feston humbjen. Historia njeh vetëm një rast tjetër të tillë, betejën e Gazimestanit në Fushë Kosovë ku serbët e mundur festojnë sot e kësaj dite betejën me otomanët në 1389.

Ky fenomen i festimit të humbjes quhet “sindroma e Gazimestanit” e njohuur deri dje vetëm për serbët, por nga sot edhe për VLEN, të cilët janë të kapluar nga bota serbe, e konfirmuar nga parlamenti europian”, tha BDI.

Sllovakia refuzon të bëhet pjesë e planeve të BE-së për ndihma ndaj Ukrainës

0

Sllovakia nuk do të marrë pjesë në asnjë program të Bashkimit Evropian që synon financimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus, ka thënë të dielën kryeministri, Robert Fico.

Sllovakia ndaloi ndihmën ushtarake shtetërore për Ukrainën kur qeveria e Ficos erdhi në pushtet në vitin 2023, por ka lejuar shitjet komerciale.

Udhëheqësit e BE-së kanë rënë dakord të enjten të përmbushin “nevojat urgjente financiare” të Ukrainës për dy vjetët e ardhshëm, por nuk miratuan një plan për të përdorur asetet e ngrira ruse për të financuar një kredi prej 140 miliardë eurosh për Kievin.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se paratë mund të përdoren menjëherë për të forcuar mbrojtjen ajrore, flotën ajrore dhe pozicionet në vijën e frontit të Ukrainës.

“Unë refuzoj të lejoj Sllovakinë të marrë pjesë në çdo skemë financiare që synon të ndihmojë Ukrainën të menaxhojë luftën dhe shpenzimet ushtarake”, ka thënë Fico në një konferencë për shtyp.

Fico ka kritikuar gjithashtu sanksionet e BE-së kundër Rusisë për luftën e saj në Ukrainë, duke thënë se ato e dëmtojnë më shumë Evropën.

Sllovakia dhe Hungaria, të dyja blerëse të furnizimeve ruse të energjisë, tani përballen me sanksionet e SHBA-së ndaj kompanive ruse të naftës Rosneft dhe Lukoil, të cilat pritet të hyjnë në fuqi muajin e ardhshëm.

Mexhiti: Fisnik Mela po sjell një frymë të re! Dibra do të kthehet në shembull të ndryshimit

0

Izet Mexhiti së bashku me kandidatin për kryetar të Dibrës, Fisnik Mela, vizituan qytetarët që siç tha, atmosfera ishte plotë energji e me besim të ndërsjellë.

Mexhiti tha për Melën se po sjell një frymë të re në Dibër dhe se Dibra do të kthehet në shembull të ndryshimit të vërtetë

“Në Dibër u takuam me qytetarë që besojnë në ndryshim, në punë të ndershme dhe në zhvillim.

Atmosfera ishte plot energji, me besim të ndërsjellë dhe përkushtim për të ardhmen që po e ndërtojmë bashkë me kandidatin tonë për kryetar, Fisnik Mela.

Fisniku po sjell një frymë të re në Dibër, frymën e bashkimit, të përgjegjësisë dhe të vizionit për një qytet që ecën përpara. Me udhëheqjen e tij, Dibra do të kthehet në shembull të ndryshimit të vërtetë.

Takime si ky tregoi se edhe Dibra është gati për hapin e radhës, për fitoren që do të hapë një kapitull të ri.

Fisnik Mela dhe Dibra, bashkë për fitoren, bashkë për të ardhmen”, tha Mexhiti.

“Bëri një gabim të madh”- Mickoski: Haqim Ramadani do t’i humbë zgjedhjet dhe pastaj do të shkarkohet nga pozita që ka tani në qeveri

0

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se Haqim Ramadani bëri një gabim të madh, që gjë do të ndikojë edhe në komunat e tjera si Struga, Dibra e Tetova, që siç tha, këtë ia kanë thënë edhe ndërkombëtarët. Veprimin e tij, Mickoski e quan egoist dhe thotë se veprime të tilla nuk janë parë në historinë e afërt të Maqedonisë.

Por a do të ndikojë kjo në përbërjen e koalicionit qeverisës në nivelin qendror? Mickoski tha se Haqim Ramadani do t’i humbë zgjedhjet në Bërvenicë dhe pas kësaj do të shkarkohet nga pozita e tij në Qeveri.

“Mendoj se bëri një gabim të madh. Bëri një gabim veçanërisht për kandidatët për kryetarë komuna nga I njëjti koalicion nga I cili po kandidon. Imagjinoni se çfarë do të ndodhë tani me Tetovën, Dibrën, Strugën dhe disa komuna të tjera. Një veprim kaq egoist nga një politikan, nuk është pare në historinë e afërt të Maqedonisë. Është vërtetë për të ardhur keq. Mund të theksoj gjithashtu se ditët e fundit një num i madh përfaqësuesish në skenën ndërkombëtare dhe njerëz me shumë ndikim , sepse ajo ka arritur edhe tek ata, në mënyrë që edhe ata të shohin me keqardhje të madhe dhe thjesht me mosbesim atë që dëgjuan. Ajo që tha ky kandidat për kryetar bashkie, ndikon në pozicionin e tij në të ardhmen, pasi t’i humbë zgjedhjet në Bërvenicë, do të shkarkohet nga pozita që ka në qeveri.

E për përkrahjen në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kërçovën, Mickoski tha se nga VLEN kanë deklaruar se nuk do të ketë përkrahje për Fatmir Deharin.

“Jemi fitues të këtyre zgjedhjeve”! Mendi Qyra: Mësimdhënësit do të kenë kushte më të mira pune e mundësi avancimi

0

Kandidati për komunën e Strugës, Mendi Qyra tha se fokusi gjatë mandatit të tij do të jetë te mësimdhënësit që të kenë kushte me të mira pune, mundësi avancimi e trajnime profesionale. Qyra tha se do angazhohet në realizimin e projekteve për Strugën.

“Unë do të punoj që të gjithë mësimdhënësit të kenë kushte më të mira pune, mundësi avancimi, bashkëpunime të reja dhe trajnime profesionale. Sepse një Strugë e zhvilluar fillon me shkolla të forta dhe mësimdhënës të respektuar. Dua të them qytetarëve të Strugës me bindje të plotë, Mendi Qyra është fitues i këtyre zgjedhjeve. Si kryetar i ardhshëm, fokusin kryesor e kam vetëm te realizimi i projekteve për Strugën”, tha Qyra./tv21.tv

Besnik Asani mbështet Arsim Dalipin në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

0

Kandidati i pavarur për komunën e Strugës, Besnik Asani, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale to ta përkrah Arsim Dalipin nga AKI.

Dalipi tha se se ky bashkim mes dy kandidatëve, është mesazh se ndryshimi është i mundur dhe është afër dhe shtoi se, në këtë rast, fitorja nuk është vetëm qëllim, por domosdoshmëri.

“Sot unë jam bashkuar me kandidatin e pavarur, z. Besnik Asani. Ky bashkim nuk është vetëm një lëvizje politike, por një mesazh i qartë dhe i fuqishëm për drejtimin e ri që unë dua t’i jap Strugës.

Unë besoj se integriteti, profesionalizmi dhe vlerat janë mbi interesat e ngushta partiake. Kur njerëzit e ndershëm bashkojnë forcat, fitorja nuk është vetëm qëllim – ajo bëhet domosdoshmëri.

Me këtë hap, unë i hap rrugë një administrate të pastër, larg korrupsionit, klientelizmit dhe pazareve politike që e kanë dëmtuar qytetin tonë për vite me radhë.

Bashkimi im me Besnik Asanin është mesazhi më i fortë se ndryshimi është i mundur – dhe është në prag”, tha Dalipi.

Dështon zgjedhja e Qeverisë së re të Kosovës – Kurti III

0

Ka dështuar zgjedhja e Qeverisë së re të Kosovës, pasi nuk pati vota të mjaftueshme. Nga 61 vota sa duhen, vetëm 56 ishin pro, 48 kundër dhe 4 abstenime.

Albin Kurti mori mandatin nga presidentja e Kosovës për formimin e Qeverisë gjë që nuk u arrit marrëveshje me partitë e tjera.

Pritet njoftimi i radhës nga presidentja për procedura të mëtejshme.

Trump hakmerret ndaj Kanadasë, rrit me 10% tarifat

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi rritjen me 10% të tarifave tregtare ndaj Kanadasë, pas reklamës së provincës kanadeze Ontario, të cilën ai e cilësoi “të rreme dhe armiqësore”.

Reklama, që përfshinte fjalë të ish-presidentit amerikan Ronald Reagan mbi pasojat negative të tarifave, u transmetua gjatë ndeshjes së parë të World Series midis Toronto Blue Jays dhe Los Angeles Dodgers. Trump reagoi ashpër në platformën e tij Truth Social.

“Reklama duhej të hiqej menjëherë, por ata e lanë të transmetohej, duke ditur se ishte mashtrim. Për shkak të shtrembërimit serioz të fakteve dhe aktit armiqësor, po rris tarifat ndaj Kanadasë me 10%.”

Të enjten, Trump pezulloi bisedimet tregtare me Otavën, duke thënë se reklama ishte “mashtruese dhe e pabazë”.

Kryeministri i Ontarios, Doug Ford, deklaroi se pas konsultimeve me kryeministrin kanadez Mark Carney, provinca do të ndalojë fushatën reklamuese të hënën për të lejuar rifillimin e negociatave.

Nuk është e qartë se cilat produkte do të preken nga tarifat shtesë, pasi shumica e eksporteve kanadeze janë të përjashtuara nën marrëveshjen tregtare SHBA-Meksikë-Kanada. Megjithatë, SHBA ka vendosur më parë 35% tarifa për mallrat kanadeze jashtë kësaj marrëveshjeje dhe 50% tarifa për çelikun dhe aluminin nga disa vende.

Trump dhe kryeministri Kerni, të cilët janë pjesë e samitit në Malajzi, nuk parashikojnë ndonjë takim mes tyre.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe të Departamentit të Tregtisë amerikane nuk kanë dhënë ende komente mbi masat e reja.

Reklama që shkaktoi polemikën përdorte disa fragmente nga një fjalim i Ronald Reagan-it, ku ai kritikonte tarifat, por nuk përmendte se në të njëjtin fjalim Reagan i konsideronte ato si një përjashtim të domosdoshëm ndaj besimit të tij në tregtinë e lirë si themel të prosperitetit ekonomik.

Rekomandohet kujdes i shtuar në rrugë, shkak kushtet atmosferike

0

Për shkak të kushteve atmosferike, LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Arrestohet shoferi nga Ohri, voziste me 1.55 promilë alkool në gjak

0

Një qytetar nga Ohri është arrestuar në Kavadar në orët e para të ditës së sotme, pasi është kapur duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, njoftoi Sektori për Punë të Brendshme – Veles.

Sipas njoftimit, sot rreth orës 3 të mëngjesit, në rrugën “Cano Pop Ristov” në Kavadar, zyrtarët e policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Kavadar kanë ndaluar 38-vjeçarin M.T. nga Ohri. Gjatë kontrollit të trafikut, është konstatuar se ai po drejtonte një automjet të tipit Kia me targa të Ohrit, nën ndikimin e alkoolit. Testi i alkoolit ka treguar 1.55 promilë alkool në gjak.

Personi është shoqëruar në stacionin policor. Nga SPB – Veles njoftuan se për rastin është informuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj të dyshuarit do të ngrihet kallëzim penal në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal.