Janevska: E ardhmja e shtetit varet nga arsimi i lartë! USHQM prezantoi reforma dhe arritje në cilësi, digjitalizim dhe ndërkombëtarizim

TË FUNDIT

Ministrja e Arsimit Vesna Janevska theksoi se e ardhmja e shtetit varet nga cilësia e arsimit të lartë dhe kërkoi angazhim të përbashkët për përmirësimin e tij. Në Forumin e Parë Vjetor për Cilësinë në Arsimin e Lartë, ajo theksoi se qeveria ka rritur buxhetin për shkencë, ka mundësuar qasje falas në bazat “Web of Science” dhe “Scopus”. Ajo paralajmëroi reformë të Agjencisë për Cilësi në Arsimin e Lartë dhe përgatitje të ligjeve të reja për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, duke kërkuar nga profesorët të kontribuojnë aktivisht në digjitalizim, publikime shkencore dhe bashkëpunim me projektet evropiane.

“Për herë të parë në Maqedoni ka angazhim serioz edhe nga Qeveria edhe nga Universiteti për krijimin e parkut të parë shkencor dhe teknologjik në Maqedoni. Ajo që dua t’u rekomandoj miqve të mi, profesorëve, është se së bashku duhet të bëjmë reformat e vështira në arsimin e lartë, u kërkoj atyre të përfshihen aktivisht në gjithçka”, tha Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Rektorja e USHQM, Biljana Angelova, prezantoi rezultatet e universitetit në fushat e cilësisë, digjitalizimit dhe ndërkombëtarizimit. Ajo tha se janë miratuar rregullorja dhe strategjia për menaxhim me cilësinë 2024–2029, dhe shtoi se është përfunduar faza e parë e digjitalizimit me indeks elektronik për studentët.

“Menaxhimi i cilësisë në universitet është një nga 3 qëllimet tona themelore strategjike, përveç digjitalizimit dhe ndërkombëtarizimit, menaxhimi i cilësisë është një qëllim shumë i rëndësishëm strategjik për USHQM. Periudhën e kaluar kemi bërë bashkëmenaxhim të duhur me kualitetin e Universitetit, rregullorja kombëtare mbi standardet për arsimin e lartë, të cilat në fakt janë standarde para të mësuarit në Komisionin Evropian për Cilësi, i cili ofron direktiva të cilësisë. Ne kemi bërë një strategji cilësie për universitetin për periudhën 2024-2029 dhe udhëzuesin e cilësisë”, pohoi Bilana Angellova, rektore në “Shën Qirili dhe Metodi”.

Ndryshe siç u njoftua, në USHQM po rritet numri i studentëve të huaj dhe i projekteve ndërkombëtare, ndërsa synimi kryesor mbetet përmirësimi i cilësisë dhe rritja e pozitës së universitetit në ranglistat ndërkombëtare.