Trump zbut tonet ndaj Melonit: “Gjithmonë më ka pëlqyer, marrëdhënia jonë është shumë e mirë”

TË FUNDIT

Presidenti amerikan Donald Trump ka zbutur tonet ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni, duke thënë se marrëdhënia mes tyre është “shumë e mirë”.

I pyetur nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë për raportet me kryeministren italiane, Trump tha se Meloni i ka pëlqyer gjithmonë.

“Shumë e mirë. Mendoj se është një marrëdhënie shumë e mirë. Ajo më pëlqen. Gjithmonë më ka pëlqyer”, tha Trump.

Deklarata vjen pas disa muajsh me dallime publike mes dy liderëve, veçanërisht lidhur me qëndrimet ndaj luftës në Iran dhe angazhimin e vendeve evropiane. Mediat italiane e kanë interpretuar deklaratën e fundit të Trumpit si një zbutje të qëndrimit ndaj Melonit.

Trump dhe Meloni kanë pasur edhe më herët deklarata pozitive për marrëdhëniet mes tyre, ndërsa tensionet e muajve të fundit kanë qenë të lidhura kryesisht me politikën amerikane ndaj Iranit dhe rolin e aleatëve evropianë.