Fidani dhe Rita pësojnë aksident trafiku

0

Çifti i njohur i estradës shqiptare, Fidani dhe Rita, kanë njoftuar se kanë pësuar një aksident trafiku.

Për fat të mirë, ata nuk kanë pësuar dëmtime shëndetësore dhe ndodhen në gjendje të mirë.


“Për fat të mirë jemi mirë, mundohemi gjithçka ta kthejmë në sportivitet”, ka shkruar Fidani në një reagim pas ngjarjes, teksa ka falënderuar të gjithë për mbeshtetjen.

Premtimi i Volodymyr Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

0

Përpara muajve të dimrit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka premtuar një ndihmë të re për ukrainasit, duke përfshirë udhëtimin falas në transportin hekurudhor.

“Një distancë prej 3000 kilometrash, në mënyrë që të gjithë të mund të zgjedhin rrugë hekurudhore brenda Ukrainës falas: Lviv-Kiev, Kiev-Dnipro dhe çdo rrugë tjetër do të ofrohet falas”, tha Zelensky në mesazhin e tij të përditshëm, duke shtuar se detajet e programit ishin ende duke u përpunuar.

Ai tha se hekurudha ukrainase duhet t’u tregojë qytetarëve se fondet buxhetore të përdorura për ndërmarrjen shtetërore i shërbejnë vërtet shoqërisë.

Distanca në kilometra, e përmendur nga Zelensky, është e mjaftueshme për dy udhëtime midis qytetit industrial të vijës së parë të Zaporizhias dhe qytetit kryesor të Uzhhorodit, në kufirin sllovak, për shembull.

“Ne, patjetër që do ta rregullojmë çmimin e gazit këtë dimër – nuk do të ketë rritje – po ashtu edhe për çmimin e energjisë elektrike për familjet private”, tha Zelensky.

Kostoja e 1 kilovat-orë energji elektrike aktualisht është e barabartë me më pak se 0,09 euro.

Megjithatë, pas sulmeve ruse me dronë dhe raketa në centrale dhe nënstacione, energjia elektrike është e disponueshme vetëm për disa orë në ditë, në pjesën më të madhe të vendit.

“Edhe para pushtimit të plotë rus në shkurt 2022, Ukraina ishte vendi më i varfër në Evropë për sa i përket të ardhurave për frymë”, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Pothuajse, gjysma e buxhetit shtetëror të Ukrainës financohet nga kreditë e huaja dhe fondet e ndihmës.

KSHZ: Deri në orën 20:00 kanë votuar 3.327 nga gjithsej 4.826 persona të sëmurë ose të paaftë

0

Nga gjithsej 4.826 persona të sëmurë ose të paaftë që mund të ushtrojnë të drejtën e votës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, deri në orën 20:00 kanë votuar 3.327 votues, njofton Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

Në 14 institucionet ndëshkimore–korriguese, ku të drejtën e votës mund ta ushtrojnë 1.256 persona që po vuajnë dënim me burg ose janë në paraburgim, deri në orën 18:30 kanë votuar 588 votues.
Nga 214 persona të vendosur në institucionet për kujdes jashtëfamiljar, deri në orën 18:30 kanë votuar 125 votues, bëri të ditur KSHZ.

Sipas njoftimit, procesi i votimit për të gjitha këto kategori është zhvilluar pa pengesa dhe pa ndonjë problem apo parregullsi.

KSHZ sqaroi se rezultatet e votimit të personave të sëmurë dhe të paaftë, të burgjeve dhe të shtëpive të të moshuarve nuk publikohen sot veçmas. Çdo fletëvotim individual është vendosur në zarfa të mbyllura dhe futur në kutitë e votimit, të cilat nuk hapen sot.

“Numërimi i këtyre votave dhe publikimi i rezultateve të votimit të sotëm do të bëhet së bashku me rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve nesër pas orës 19:00, për çdo vendvotim dhe çdo komunë ku zhvillohet votimi,” thekson KSHZ.

Më herët, gjatë vazhdimit të seancës së 151-të, KSHZ hodhi poshtë një ankesë nga një person në Bogovinë, e cila kishte të bënte me ushtrimin e të drejtës së votës. Ankesa u refuzua si e pabazë, pasi gjatë verifikimit u konstatua se personi ishte i regjistruar në listën zgjedhore dhe mund të votojë në vendvotimin 2069/1.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2025, që do të mbahet nesër, do të votohet për kryetarë komunash në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, si dhe në tre vendvotime në Shutkë për këshilltarë.

Të drejtën e votës e kanë gjithsej 1.013.375 qytetarë.

Kryeministri kanadez i kërkon falje Trumpit për reklamën që i prishi bisedimet tregtare

0

Kryeministri kanadez, Mark Carney, ka thënë se i kishte kërkuar falje presidentit amerikan, Donald Trump, për reklamën politike anti-tarifore dhe se i kishte kërkuar kryeministrit të Ontarios, Doug Ford, që të mos e transmetonte atë. 

Carney, duke folur me gazetarët pasi mori pjesë në samitin e Azi-Paqësorit në Korenë e Jugut, tha se i kishte kërkuar falje privatisht Trumpit, kur të dy morën pjesë në një darkë të organizuar nga presidenti i Koresë së Jugut të mërkurën. 

“I kërkova falje presidentit”, tha Carney, duke konfirmuar komentet e Trumpit të bëra të premten.

Carney konfirmoi gjithashtu se e kishte shqyrtuar reklamën me Ford para se të transmetohej, dhe tha se kishte kundërshtuar përdorimin e saj. Reklama, e porositur nga Ford, një politikan konservator që ndonjëherë krahasohet me Trump, përdori pjesë të fjalimit të ish-presidentit amerikan, Ronald Reagan i cili thoshte se tarifat shkaktojnë luftëra tregtare dhe katastrofa ekonomike. 

Në përgjigje, Trump njoftoi se po rriste tarifat për mallrat nga Kanadaja si dhe ndaloi bisedimet tregtare me të. As kërkimfalja nuk e ka bërë të ndryshojë mendje presidentin amerikan. 

“Liri për Palestinën” – marsh protestues në Shkup

0

Bënë thirrje për drejtësi, përgjegjësi dhe solidaritet, duke kërkuan nga autoritetet e vendit ta njohin gjenocidin dhe të veprojnë sipas të drejtës ndërkombëtare.

Fokusi ishte për dërgimin urgjent dhe të papenguar të ndihmës humanitare në Gazë dhe për një rindërtim të drejtë të udhëhequr nga populli palestinez.

Organizatorët theksuan se ndalimi ose kushtëzimi i ndihmës është shkelje e së drejtës ndërkombëtare dhe kërkuan mbikëqyrje aktive dhe llogaridhënie nga qeveritë dhe institucionet ndërkombëtare për çdo pengesë.

Marshi nisi para monumentit “Simfonia e Paqes”, vazhdoi drejt Kuvendit dhe përfundoi te Ministria e Punëve të Jashtme.

Nis shkulja e patates në Tetovë, tregu dhe moti sfidë për bujqit

0

Edhe pse me rreth 20 ditë vonesë, bujqit në rajonin e Tetovës nisën të shkulin patatet.

Bujku Shaban Karimani, së bashku me familjarët dhe punëtorë ditorë, po mbledhin patate në tokat e tij.

Ai tregon për arsyet e vonesës dhe llojet më të preferuara të patates në rajon.

Ai thekson se tregu këtë vit është më i favorshëm se më parë, por pengesë mbetet mekanizimi i vjetër bujqësor, që kërkon më shumë punë dhe ndikon si në cilësi, ashtu edhe në çmim.

Çmimet e patates me shumicë janë rreth 20 denarë për kilogram, ndërsa kultivuesit nuk arrijnë ta shesin me pakicë për shkak të mungesës së kohës.

Karimani përmend gjithashtu se prodhimi varet shumë nga kushtet e motit: këtë vit ishte thatësia e madhe, ndërsa vitin e kaluar breshëri i dëmtoi patatet.

I mori jetën babait për të mbrojtur nënën, i riu falet nga gjykata pas 5 vitesh burg

0

Gjykata e Kasacionit në Torino ka shpallur përfundimisht të pafajshëm Alex Cotoia, i riu që pesë vite më parë vrau të atin për të mbrojtur nënën e tij. Ngjarja ndodhi në vitin 2020, kur Cotoia goditi 34 herë me thikë babanë e tij, Giuseppe Pompa, gjatë një konflikti të dhunshëm familjar. Fillimisht ai ishte dënuar me 6 vite e 2 muaj burg, por vendimi është rrëzuar plotësisht nga Gjykata e Lartë. Sipas vendimit përfundimtar, Cotoia veproi në vetëmbrojtje. Gjykata arriti në përfundimin se i riu nuk u shty nga “urrejtja, frustrimi apo zemërimi”, por se “ndërhyri për të mbrojtur veten dhe nënën e tij, derisa kuptoi se babai nuk përbënte më rrezik”. 

Ngjarja ndodhi në apartamentin familjar në Collegno, provinca e Torinos, më 30 prill 2020. Hetimet zbuluan se klima në familje kishte qenë prej kohësh e tensionuar, për shkak të sjelljes së dhunshme dhe kontrolluese të Giuseppe Pompa-s, i përshkruar si “i dominuar nga xhelozia patologjike dhe dëshira për t’u imponuar të tjerëve”. Ajo mbrëmje, sipas dëshmive, ai ishte kapluar nga një “tërbim i pakontrollueshëm”. Në arsyetimin e saj, gjykata theksoi se edhe nëse Alex kishte vepruar me bindjen e gabuar se babai do të armatosej me thikë, kishte elementë të mjaftueshëm për ta bërë atë të besonte se ndodhej në rrezik real për jetën. Prandaj, pas 5 vitesh burg, veprimi i tij u konsiderua si një akt i vetëmbrojtjes së ligjshme, duke çuar në lirimin e plotë nga të gjitha akuzat. 

KSHZ: Procesi i votimit po zhvillohet pa pengesa, deri në orën 16:00 kanë votuar 2,762 persona të sëmurë apo të paaftë

0

Votimi ka nisur në orën 7:00 të mëngjesit dhe po zhvillohet pa asnjë pengesë në të gjitha komunat dhe në Qytetin e Shkupit, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

Nga gjithsej 4,826 persona të sëmurë apo të paaftë që kanë të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, deri në orën 16:00 kanë votuar 2,762 qytetarë, bëri të ditur KSHZ.

Në 14 institucionet e vuajtjes së dënimit dhe paraburgimit, ku mund të votojnë 1,256 persona, deri në orën 16:00 kanë votuar 380 votues. Ndërsa nga 214 persona të vendosur në qendrat e kujdesit jashtëfamiljar, kanë votuar 78 qytetarë.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2025, që do të mbahet nesër, qytetarët do të votojnë për kryetarë komunash në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, si dhe në tre qendra votimi në Shuto Orizare për këshilltarë komunalë.

Të drejtë vote në këtë raund kanë gjithsej 1,013,375 qytetarë./TV21

Fitnesi – ilaçi për trupin dhe mendjen! Vata: Pas ushtrimeve, vjen edhe disiplina ushqimore

0

Ritëm, forcë dhe motivim — aty ku disiplina takon pasionin.

Në këtë ambient plot energji e përkushtim, tingujt e muzikës shoqërojnë çdo lëvizje dhe çdo frymë.

Fitnesi nuk është vetëm për trupin — është terapi për mendjen dhe shpirtin.

Trajneri Amzaxhan Vata thotë se vullneti mund të ndryshojë gjithçka. Ai tregon historinë e një personi që pas dekadash pa asnjë aktivitet fizik, arriti të transformojë trupin e tij falë punës së vazhdueshme.

Për Vatën, fitnesi është më shumë se muskuj dhe pesha. Është mënyrë jetese.

Por asnjë sukses nuk vjen pa disiplinë – as në stërvitje, as në tryezë.

Trajneri që ka zënë vendin e dytë në Bodybuilding Classic në Maqedoni dhe të katërtin në nivel ballkanik,
për fillestarët këshillon kujdes dhe mbështetje profesionale. Një nisje e drejtë, thotë ai, është çelësi për rezultate afatgjata dhe shmangie nga lëndimet.

Ndërsa për ata që duan të humbin peshë, Vata këshillon durim: humbja graduale është sekreti për të mos rikthyer kilogramët. “Personat mbipeshë duhet të largojnë rreth 2 kilogram në muaj,” – thotë ai – “sepse nëse bien shpejt nga pesha, pas një periudhe i kthejnë dyfish.”

Në fund, mes djersës dhe përkushtimit, ai përcjell një mesazh të thjeshtë, por të fuqishëm: “Fitnesi është ilaçi më natyral – për trupin, mendjen dhe shpirtin.”

Këmbimi dorë më dorë që sfidon kohën! Një zanat i vjetër që mbijeton në Kumanovë

0

Në sheshin e Kumanovës mund të gjesh gjithçka, përveç rinisë. Të moshuarit mblidhen çdo ditë në mesditë për të ndarë ndonjë fjalë, e disa prej tyre edhe ndonjë valutë. Thonë se nuk e bëjnë për fitim, por për hobi – ta ruajtur një traditë të hershme që daton nga koha kur nuk ekzistonin këmbimoret apo bankat moderne.

“Kumanova është një nga qytetet e vetme ku ka mbetur këmbimi dorë më dorë i parave, të cilët i këmbejnë nëpër cepa të rrugëve disa prej qytetarëve dhe përpiqen të nxjerrin kafshatën e bukës në këtë mënyrë”, raporton gazetari i TV21, Adi Qaili.

Njëri nga ta, i tha TV21 që me këtë punë merret që nga viti 1989, duke kujtuar kohën e shkuar ku rrëfehu se ka pasur fitim të mirë, ndërsa tani sa për të çuar dy bukë në shtëpi. Sikurse kolegët e tij, deshi të flas pa i zbuluar identitetin, por thotë se edhe ky “zanat” është në pranë zhdukjes.

Sa janë të interesuar njerëzit me këmby para shpejt e shpejtë, tregojnë të moshuarit.

Mësuam që këta pleq disa herë kanë qenë edhe cak i policisë, pasi organet e rendit i cilësojnë si veprimtari ilegale, që veprojnë jashtë sistemit monetar.