Fitnesi – ilaçi për trupin dhe mendjen! Vata: Pas ushtrimeve, vjen edhe disiplina ushqimore

TË FUNDIT

Ritëm, forcë dhe motivim — aty ku disiplina takon pasionin.

Në këtë ambient plot energji e përkushtim, tingujt e muzikës shoqërojnë çdo lëvizje dhe çdo frymë.

Fitnesi nuk është vetëm për trupin — është terapi për mendjen dhe shpirtin.

Trajneri Amzaxhan Vata thotë se vullneti mund të ndryshojë gjithçka. Ai tregon historinë e një personi që pas dekadash pa asnjë aktivitet fizik, arriti të transformojë trupin e tij falë punës së vazhdueshme.

Për Vatën, fitnesi është më shumë se muskuj dhe pesha. Është mënyrë jetese.

Por asnjë sukses nuk vjen pa disiplinë – as në stërvitje, as në tryezë.

Trajneri që ka zënë vendin e dytë në Bodybuilding Classic në Maqedoni dhe të katërtin në nivel ballkanik,
për fillestarët këshillon kujdes dhe mbështetje profesionale. Një nisje e drejtë, thotë ai, është çelësi për rezultate afatgjata dhe shmangie nga lëndimet.

Ndërsa për ata që duan të humbin peshë, Vata këshillon durim: humbja graduale është sekreti për të mos rikthyer kilogramët. “Personat mbipeshë duhet të largojnë rreth 2 kilogram në muaj,” – thotë ai – “sepse nëse bien shpejt nga pesha, pas një periudhe i kthejnë dyfish.”

Në fund, mes djersës dhe përkushtimit, ai përcjell një mesazh të thjeshtë, por të fuqishëm: “Fitnesi është ilaçi më natyral – për trupin, mendjen dhe shpirtin.”