Ping loja-s'ka rritje pagash para 2019-ës

0

Nuk do të ketë rritje të pagave në sektorin publik gjatë gjithë mandatit të Qeverisë Mustafa. Prej sivjet, trendi do të ndalet dhe nuk është paraparë rritje para viti 2019, kjo është evidentuar në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH), që ekzekutivi e ka miratuar të mërkurën, e ku ka treguar se nuk planifikon as t’ia rrisë buxhetin shtetit në shkallën që e kishte premtuar menjëherë pas mandatimit.

Sipas dokumenti të cilin  pretendon se ka siguruar “Koha Ditore” thekson se, gjatë tre vjetëve të ardhshëm, kategoria e pagave dhe e mëditjeve si përqindje e bruto produktit vendor (GDP) ka trend rënës, ku në planifikimin për buxhetin e vitit 2018 kjo kategori planifikohet të bjerë me rreth 1.2 pika të përqindjes.

Ngritja e theksuar të pages në arsim ka pas në vitin 2014, si rezultat i vendimit të qeverisë për ngritjen e pagave për shërbyesit civilë dhe për kategori të tjera në nivel prej 25 për qind. Miëpo tani nuk është paraparë rritje para viti 2019.

Në më pak se gjysmë viti Qeveria është përballur me presion sindikal, jo vetëm sektori i arsimit, por edhe ai i gjykatave kanë zhvilluar greva. Po kështu, shëndetësia, shërbyesit civilë dhe ata profesionalë kanë kërcënuar me masa radikale nëse nuk u rriten të ardhurat.

Mustafa viziton Anamoravën

0

Kryeministri i Kosovës, sot do të vizitojë rajonin e Anamoravës, kështu thuhet në njoftimin nga zyra e Kryeministirt.

Mustafa fillimisht do të ndalojë në komunën e Novobërdës, komunë kjo e banuar me shumicë serbe ku do të takohet me kryetarin e Komunës, Svetislav Ivanoviq.

Pastaj Kryeministri Mustafa, rrugën e tij do ta vazhdojë në komunën që udhëhiqet nga bashkëpartiaku i tij Lufti Haziri.

Pas takimit me të parin e Gjilanit Mustafa do të vizitojë edhe Fabrikën e Duhanit në Gjilan si dhe do të vizitojë kompaninë Ask Food në fshatin Livoq. Isa Mustafa në vazhdën e këtij rrugëtimi do ta vizitojë edhe kompaninë Fluidi/Rc Cola në fshatin Velekincë të Gjilanit, keshtu thuhet në njoftimin për media./ 21MEDIA

Gjobiten grevistët!

0

Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës, mbrëmë ka njoftuar se edhe sot do të vazhdojë greva nëpër shkolla.

Në një shkresë për media thuhet se nuk ka informata nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) e as nga Ministria e Financave(MF), për ndonjë prononcim publik pse kanë ndodhur këto gabime.

Prandaj, në këtë komunikatë është thënë se Këshilli Qendror Grevist i përkrahur nga të gjitha Këshillat greviste Komunale dhe nga Këshilli grevist i Universitetit i njofton të gjithë punonjësit arsimor se greva e përgjithshme sot mbahet me të njëjtin orar sikurse edhe dje.

SBASHK-u ka ftuar Qeverinë që në afat optimal t’i përmbushin edhe këto lëshime që i kanë bërë në mënyrë që mos të humbet mësimi.

Megjithatë, Ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se të gjithë mësimdhënësve të Kosovës në muajin tjetër pagat do t’i marrin më të ulëta. Ai theksoi se do të llogariten ditët e humbura, që po mbahen në grevë dhe mbi këtë do të ndalën edhe pagat.

“Ne do i llogarisim këto ditë dhe në fund të muajit do t’i alokojë më pak para për mësimdhënësit. Ditët e humbura në grevë nuk do të llogaritën punë”, tha Hoti për televizionin publik./21MEDIA

Protestë në SHBA

0

Mijëra njerëz kanë dalë në Baltimorë, Boston, Nju Jork, Uashington dhe qytete të tjera të SHBA-së për të protestuar për vdekjen e një personi me ngjyrë.

Freddie Grey ka vdekur pak ditë më parë, gjatë kohës sa ka qenë në paraburgim në Baltimorë.

Protestuesit kanë bërë thirrje për reforma në procedurat policore dhe për fundin e vrasjeve të pajustifikuara.

Debati kombëtar për përdorimin e forcës policore vazhdon që nga vera e kaluar, kur një adoleshent me ngjyrë është vrarë nga policia në Ferguson të Misurit.

BE ka lajm të mirë për Kosovën

0

Komisioni Evropian, me procedurë të shkruar, do të miratojë sot Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Kosovën. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Me këtë rast në Bruksel nuk është paraparë ndonjë zhvillim dhe siç thuhet, këtij vendimi duan t’i japin vetëm një karakter procedural, edhe pse për Kosovën pa dyshim ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm, sepse është marrëveshja e parë gjithëpërfshirëse që Kosova bën me Bashkimin Evropian dhe në bazë të së cilës do të rregullohen raportet për disa vjet në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Me këtë miratim, Komisioni Evropian do të përfundojë pjesën e vet të punës rreth MSA-së me Kosovën, dhe pastaj ajo do t’i kalojë Këshillit ku, me konsensus të të gjitha vendeve anëtare, duhet të miratohet vendimi për të autorizuar nënshkrimin e marrëveshjes. Më pas ajo mund të nënshkruhet.

Zyrtarët evropianë nuk presin ndonjë pengesë për nënshkrimin e MSA-së, sepse nga teksti i saj, thonë disa prej tyre, bëhet qartë se në asnjë mënyrë Kosova me këtë marrëveshje nuk trajtohet si shtet sovran dhe i pavarur.
Pas MSA-së vije faza e aplikimit për vend kandidat, pastaj kandidatura dhe hapja e negociatave përfundimtare për anëtarësim, e që është proces i gjatë.
Ndryshe, procesi i MSA-së me BE-në është një proces përgjatë të cilit vendi që ka dëshirë të krijojë marrëdhënie më të afërta me BE-në – sidomos në fushën e tregtisë së lirë – dhe kalon nëpër reforma legjislative dhe administrative për tu përgatitur për një gjë të tillë. / 21MEDIA

​16 vjet nga rënia e Ilaz Kodrës

0

Sot mbushen gjashtëmbëdhjetë vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra, i cili ka qenë pjesë e celulave të para të UÇK-së dhe pjesëmarrës i të gjitha luftërave në Drenicë dhe rrethinë.

Ilaz Kodra lindi më 3 maj të vitit 1966 në lagjen Kodra të Prekazit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa tetëvjeçaren dhe shkollën e mesme, Gjimnazin, i ka kryer në Skenderaj. Pas kryerjes së shkollës së mesme, regjistrohet në Shkollën e Lartë Komerciale në Pejë. Shërbimin e detyrueshëm ushtarak e ka kryer në Slloveni.

Ndikimi atdhetar, që kishte ushtruar te rinia përparimtare dhe revolucionare e Prekazit e më gjerë, akti heroik dhe qëndresa e Tahir dhe Nebih Mehës, më 13 maj të vitit 1981, kundër policisë jugosllave, i kishte dhënë impulse idesë së vazhdimit pa kthim të rezistencës së armatosur kundër pushtuesit. Edhe Ilazi, ashtu si më parë Adem dhe Hamëz Jashari kishin mendime identike lidhur me nevojën e fillimit të luftës së armatosur, në kohën kur po shihej mirëfilli se Jugosllavia do të shpërbëhej dhe kur tashmë kishte filluar shkatërrimi i saj me ndarjen e Sllovenisë dhe me fillimin e luftës në Kroaci e më vonë edhe në Bosnje e Hercegovinë.

Ilaz Kodra mbante kontakte ilegaliteti me komandantin Adem Jashari dhe me pjesëtarët e bërthamës së parë çlirimtare të Drenicës. Ata, në vitin 1991 kishin kaluar kufirin edhe ishin futur ilegalisht në Shqipëri, me qëllim për t’u stërvitur dhe për t’ u armatosur. Atje, me dijeninë e kryetarit Ramiz Alia ishte caktuar një grup oficerësh shqiptarë: Ylli Mici, Hysen Imeri, Agron Dhimarko e të tjerë, të cilët morën pjesë në stërvitjen e tyre ushtarake, meqë ata ishin përcaktuar për luftë të armatosur kundër pushtuesit dhe jo për politikën pacifiste të pritjes dhe durimit deri në skllavëri e nënshtrim.

Qysh në vitin 1991, Ilaz Kodra bashkë me Adem Jasharin, kanë shkuar në Shqipëri, ku edhe i kanë kryer stërvitjet ushtarake dhe kanë mësuar taktikat e sulmit dhe të tërheqjes. Ai e ka kaluar kufirin shqiptaro-shqiptar ilegalisht disa herë. Një kohë të shkurtër qëndroi edhe në Gjermani, në Mynih ku kishte zhvilluar një aktivitet të fortë atdhetar dhe kishte bindur bashkatdhetarët që ta ndihmojnë luftën dhe të rreshtohen në radhët e UÇK-së.

Pas rënies së Fehmi Lladrovcit dhe Xheva Krasniqit-Lladrovci më 22 shtator të vitit 1998, në altarin e Lirisë, Ilaz Kodra u caktua komandant i kësaj Brigade, e cila mori emrin e komandant të saj të parë, Fehmi Lladrovci.

Në prill të vitit 1999, forcat okupatore serbe të goditura ashpër nga aeroplanët e NATO-s mllefin dhe zemërimin po e derdhnin kundër popullatës civile duke pushkatuar e masakruar kudo ku ata bënin përpjekje të mbijetonin, në kushte dhe rrethana të një rrethimi të hekurt. Ai ra në altarin e lirisë më 30 prill të vitit 1999, në fshatin Shtuticë.

Sot për nder të heroit Ilaz Kodra do të mbahet një akademi përkujtimore në Teatrin Kombëtar të Kosovës në Prishtinë

Djali i ish-ministrit Mustafaj, diplomim i veshur si malësor në Paris

0

Djalit të ish-ministrit të Jashtëm shqiptar Besnik Mustafaj, Andi Mustafaj, i është rezervuar një pritje e veçantë në Ministrinë e Jashtme franceze me rastin e diplomimit të tij.

Vetë i biri i shkrimtarit të njohur shkruante jo me pak emocion në profilin personal në Facebook se: “Kam pasur nderin e madh për të marrë diplomën time nga ministri francez Matthias Fekl dhe Drejtori ENA-së Nathalie Loiseau me rroba tradicionale të rajonit tim Tropojës, dhe në prani të djalit tim, nënës sime, babait tim dhe të kolegëve të mi (të huaj dhe francezë), me të cilët kam pasur kënaqësinë për të jetuar këtë aventurë”.

Edhe vetë ish-politikani z. Besnik Mustafaj, e përcillte jo me pak adhurim këtë lajm, duke shkruar në Facebook-un e tij: “Andi me diplomën e vet, krenaria ime”.

Një pritje e tillë është me të vërtetë një vlerësim i rëndësishëm që i bëhet një qytetari, kushdo qoftë ai.

Profesoresha rruan kokën për të shpjeguar mësimin!

0

Kjo profesore e departamentit te Shkencave te Njohjes se Trurit ne Universitetin e Cambridge ne Massachusetts, ka zgjedhur nje mënyre te veçante per t’ua bere interesant mësimin studenteve te saj. Per t’u shpjeguar atyre mënyrën sesi funksionin truri, ajo ka rruar kokën, nje metode origjinale per te studiuar mekanizmat e njohjes qe ne kushte te tjera do te ishin te mërzitshme per nxënësit. Gjate mësimit te Neuroanatomise, Kanwisher u tregoi atyre se ku gjenden zonat e trurit dhe çfarë funksionesh kryejnë përpara se te marre gersheret e te prese flokët ajo thotë se është e vështire qe truri te shpjegohet me aq shume flokë. E ndihmuar nga nje studente, profesroja e rruan kokën krejtësisht dhe pikturon ne te pjesët e trurit, per ta shpjeguar me mire me detaje sesi funksionon. 56-vjeçarja thote se shkenca është nje aventure dhe po keshtu edhe qethja e kokës. E rëndësishme është qe mësimi te jete zbavitës, pasi flokët do te rriten serish

Truri juaj mund të kontrollojë dorën e huaj!(VIDEO)

0

Gregori Xhon Gejxh çdo ditë përpiçet që neuroshkencën t’ia afrojë njeriut të zakonshëm, sidomos fëmijëve nëmyrë që t|i inspirojë që më vonë t’i rreken hulumtimit të trurit

Në të vërtetë Gejxh dëshjmon se njohureitë e këtij organi njerëzor janë në një “fazë të errët” dhe se gjithmonë thuhet se bëhet fjalë për diçka të komplikuar dhe të largët.
“Truri është një organ i mrekullueshëm por shumë i komplikuar. Ndërsa shumica janë të fanscionuar me te, pjesa tjetër nuk ka n johuri të duhura për te, pasi edhe ashtu neuroshkencën nuk e kemi lëndë mësimore në shkolla. Është edhe një e vërtetë se për t u marrë me këtë degë shkencore duhet që kabinetet të jenë të pajisura me pajime të shtrenjta teknologjike, prandaj neuroshkenca më së miri mësohet në institute dhe universitete.

“Është për keqardhje kur çdo i pesti njeri në botë goditet nga ndonjë çrregullim neurologjik, dhe e pranojmë se nuk mund ta shërojmë”, ka thënë Gejxh në në hyrjen e një ligjerate, kurse të pranishmëve ua ka prezantuar një aparat të vogël i cili përcjell impulset elektrike.
Po më së miri ta përcjellim ekspeeeerimentin e këtij shkencëtari që merret me studimin e trurit njerëzor/21 Media/

Moti: Javën e ardhshme plus 27 gradë!

0

Instituti Hidrometeorologjik I Kosovës bën të ditur për temperaturat që do mbajnë gjatë kësaj jave.

Komunikata e plotë e Institutit:

Fushat me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin do të jenë të qëndrueshme gjatë gjithë javës. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me riga lokale të shiut.

Temperatura më e ulët do të lëvizë ndërmjet 4C deri 6C celsius, kurse më e larta e ditës do të lëvizë ndërmjet 18C deri 20C celsius. Do të fryjë erë nga jugu dhe jugperendimi me shpejtësi 1-5m/s. Temperaturat maksimale në ditët në vijim do të jenë gjithnjë në ngritje, kurse në mesin e javës së ardhshme, sipas parashikimeve numerike maksimalet e ditës pritet të shenojnë vlera mbi 27C celsius.