Gjobiten grevistët!

TË FUNDIT

Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës, mbrëmë ka njoftuar se edhe sot do të vazhdojë greva nëpër shkolla.

Në një shkresë për media thuhet se nuk ka informata nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) e as nga Ministria e Financave(MF), për ndonjë prononcim publik pse kanë ndodhur këto gabime.

Prandaj, në këtë komunikatë është thënë se Këshilli Qendror Grevist i përkrahur nga të gjitha Këshillat greviste Komunale dhe nga Këshilli grevist i Universitetit i njofton të gjithë punonjësit arsimor se greva e përgjithshme sot mbahet me të njëjtin orar sikurse edhe dje.

SBASHK-u ka ftuar Qeverinë që në afat optimal t’i përmbushin edhe këto lëshime që i kanë bërë në mënyrë që mos të humbet mësimi.

Megjithatë, Ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se të gjithë mësimdhënësve të Kosovës në muajin tjetër pagat do t’i marrin më të ulëta. Ai theksoi se do të llogariten ditët e humbura, që po mbahen në grevë dhe mbi këtë do të ndalën edhe pagat.

“Ne do i llogarisim këto ditë dhe në fund të muajit do t’i alokojë më pak para për mësimdhënësit. Ditët e humbura në grevë nuk do të llogaritën punë”, tha Hoti për televizionin publik./21MEDIA