Shtyhet seanca gjyqësore për rastin “Onkologjia”, për arsye shëndetësore të gjyqtares Markovska

TË FUNDIT

Është shtyrë seanca gjyqësore për rastin “Onkologjia” për shkak të arsyeve shëndetësore të gjyqtares Snezhana Markovska. Seanca e radhës është caktuar për 25 nëntor. Në seancën e fundit, Prokuroria kundërshtoi konstatimet e ekspertit të mbrojtjes lidhur me përshtatshmërinë e terapive të aplikuara te pacientët.

Në këtë lëndë, ish-drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev, si dhe onkologët Simonida Cërvenkova dhe Dragan Jakimovski, akuzohen për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor. Sipas aktakuzës, te 47 pacientë janë aplikuar terapi të papërshtatshme, me dozimin jo të duhur dhe pa vlerësim adekuat të gjendjes shëndetësore