Jacobson: Korrupsioni po i largon investimet në Kosovë

0

Një nga prioritetet e Qeverisë së Kosovës është zhvillimi sa më i shpejt ekonomik dhe ngritja e bruto prodhimit vendor, ka deklaruar sot në Prishtinë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë konferencës me titull “Ekonomia: Me dinamikë të shpejtë.

Konferenca është organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit në mes të institucioneve shtetërore të Kosovës dhe sektorit privat, për krijimin e kushteve dhe një ambienti sa më të përshtatshëm për të bërit biznes.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson ka theksuar se sfida më e madhe me të cilën po ballafaqohet Kosova është zhvillimi ekonomik afatgjatë. Ky zhvillim, sipas saj, duhet të udhëhiqet nga sektori privat mirëpo, për ta bërë këtë nevojiten investime të huaja dhe ato vendore.

Jacobson ka shprehur brengën e saj lidhur me statistikat e investimeve të huaja direkte të viteve 2013 dhe 2014, të cilat tregojnë një rënie prej 44,7 për qind dhe ka shtuar se situata nuk është më e mirë as në vitin 2015.

“Nëse dëshirojmë ta përmirësojmë këtë gjendje, atëherë duhet të punohet në disa fusha”, ka thënë Ambasadorja Jacobson duke theksuar se korrupsioni është problemi më i madh i cili e pengon bërjen e biznesit në Kosovë, raporton AA.

“Perceptimi dhe praktika e korrupsionit është faktori kryesor i cili po i lë shije të hidhur investimeve në Kosovë. Është e vërtet se të gjitha vendet ballafaqohen me korrupsion mirëpo, Kosova është në vendin e 111-të nga 177 shtete sa janë të përfshira në Indeksin e perceptimit të korrupsionit, në hulumtimin e organizatës Transparency International dhe ky nuk është përmirësim”, ka thënë ambasadorja Jacobson.

Ajo ka shtuar se, përkundër faktit që ky është vetëm një indeks i perceptimit, Kosova duhet të punojë shumë në ndryshimin e këtij perceptimi dhe mentalitetit, jo vetëm të zyrtarëve të cilët kërkojnë ryshfet por, edhe të kompanive dhe individëve të cilët paguajnë ryshfetin për të fituar tenderët e caktuar.

Ambasadorja amerikane ka vlerësuar se, gjatë këtyre tri viteve sa ka qëndruar në Kosovë, nuk ka pasur përparim në luftimin e korrupsionit.

Në konferencën “Ekonomia: Me dinamikë të shpejtë” në të cilën kanë marr pjesë edhe ministrat e Qeverisë së Kosovës dhe ekspertët e ekonomisë, ndër të tjera është diskutuar edhe për politikat fiskale dhe motivimit të investitorëve, shfrytëzimit të resurseve natyrore për zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe përparimin në sundimin e ligjit si parakusht për zhvillim stabil.

Jahjaga uron basketbollistët e Prishtinës

0

Urimet për fitoren e Sigal Prishtinës nuk kanë të ndalur. Presidentja Jahjaga, ministri Shala por dhe krerët e partive politike po e cilësojnë këtë fitore të Prishtinës si historike.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka uruar Sigal Prishtinën për shpalljen kampion i Ligës Ballkanike.
Përmes Facebook-ut, e para e vendit ka shfaqur shpresën dhe bindjen se kjo kupë është e para në vargun e shumë të tjerave që do të vijnë.
“Urime Sigal Prishtina! Kupa e parë në vargun e shumë tjerave”, ka uruar Jahjaga.
Urime për këtë fitore të Prishtinës ka bërë edhe ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala.
Ai e ka cilësuar këtë fitore si historike për basketbollin dhe sportin kosovar.
“Ky është një hap i jashtëzakonshëm dhe historik i basketbollit dhe sportit kosovar. Njëherësh, ky triumf i Sigal Prishtinës dëshmon edhe për cilësinë që mbretëron në vendin tonë”.
“Ministri Shala, po punon intensivisht në krijimin e kushteve dhe infrastrukturës së përgjithshme, për avancimin, afirmimin dhe integrimin e sportit kosovar në planin ndërkombëtar”, thuhet në komunikatën lëshuar nga MKRS.
Urime për këtë fitore kanë bërë edhe ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, etj.

Fitojnë Feronikeli dhe Hajvalia

0

Lideri i Superligës, Feronikeli i është rikthyer fitoreve, duke e mposhtur skuadrën e Istogut me rezultat 2:1.

Golat për Ferronikelin u realizuan nga Përparim Livoreka dhe Mendim Olluri, të cilët ia siguruan tri pikë mjaft të vlefshme skuadrës së tyre.

Tani Feronikeli vazhdon ta mban kreun e tabelës me 51 pikë, gjashtë më shumë se Prishtina që gjendet një pozitë më poshtë.

Fitore të madhe ka realizuar edhe Hajvalia, pasi mposhti Trepçën me rezultat të thellë 4:0.

Golat për Hajvalinë u realizuan nga Shkelqim Pacolli, Erdin Hashani, Fuad Karabegu dhe Genc Hamiti.

Hajvalia aktualisht zë pozitën e katërt në tabelë me 42 pikë, duke e bërë edhe më interesante garën për titullin kampion.

Në takimet tjera u arritën këto rezultate:

Prishtina 1:0 Drita

Drenica 1:0 Vëllaznimi

Trepça 89 0:1 Kosova (V)

Jahjaga: Gjykata Speciale, obligim që duhet të kryhet

0

Presidentja e Kosovës mendon se ajo shërbeu si shembull i mirë për të tjerët. Vendosja e saj në krye të shtetit, sipas Atifete Jahjagës, është një imazh i mirë për Kosovën, vend ky që po përballet me presione për themelimin e Gjykatës Speciale. Krijimi i këtij institucioni, sipas presidentes, është obligim që duhet ta kryejë vendi.
Kuvendi i Kosovës duhet ta përmbushë obligimin rreth themelimit të Gjykatës Speciale, në të kundërtën alternativa që ofrohet është e dëmshme për vendin. Kështu tha presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, duke insistuar se themelimi i kësaj gjykate nuk e paragjykon luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Si shtet jemi përcaktuar që jemi për drejtësi ndaj të gjithëve dhe në asnjë rast nuk e paragjykon luftën e lavdishme të UCK kjo do të jetë për individë”, tha ajo.
Jahjaga tha nëse Kuvendi nuk e miraton themelimin e gjykatës speciale alternativa që na ofrohet nuk është e favorshme për shtetin e Kosovës dhe është e rrezikshme.
“Shpresoj që kjo mos të ndodhë nuk duhet të ndodhë sepse jemi mësuar që ti përmbushim detyrat që i kemi marrë alternativa që gjykata të miratohet në KS të OKB-së është shumë e rrezikshme për qytetarët e Kosovës dhe unë këtë nuk ia dua vendit tim”, tha ajo.
Në intervistën për RTK-në, presidentja Jahjaga foli edhe për fundin e mandatit si e para e vendit dhe të ardhmen e saj politike. Në lidhje me atë se për çfarë qytetarët e Kosovës do ta mbajnë në mend presidenten Jahjaga ajo jep këtë përgjigje: “Besoj se kam qenë një shembulli i mirë i një institucioni të pa korruptuar i taksapaguesve tanë dhe për qytetarët tanë. Jam përkushtuar për imazhin e Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës”.
Jahjaga së cilës më 2016 do t`i skadojë mandati i presidentes, ende nuk ka menduar se ku do të jetë pas kësaj periudhe por ajo është zotuar se edhe pas kësaj do të punojë për të mirën e qytetarëve dhe për përmirësimin e imazhit të Kosovës.

Nxehet moti, nxehet edhe Afërdita (Foto)

0

Afërdita Dreshaj duket se është nxehur paralel me nxehjen e motit dhe ardhjen e pranverës.
Modelja dhe këngëtarja shqiptare ka realizuar një set të ri të fotografive, ku shfaqet me të brendshme.
Fotografitë seksi, të cilat janë kapur përmes objektivit të fotografit Veton Osmani, bukuroshja nga Mali i Zi i ka postuar në rrjetet sociale.
Afërdita ka një kohë të gjatë që nuk është zhveshur, derisa tashmë një kohë të gjatë i ka munguar edhe skenës shqiptare, pasi jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është në lidhje me hokeistin çek Jakub Kindl.

 

Edhe ministri Shala përgëzon Sigal Prishtinën

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, e përgëzon ekipin Sigal Prishtina për fitoren historike ndaj Rilskit të Bullgarisë, me çka shpallet kampion i Ligës Ballkanike në basketboll (BIBL).

Ky është një hap i jashtëzakonshëm dhe historik i basketbollit dhe sportit kosovar. Njëherësh, ky triumf i Sigal Prishtinës dëshmon edhe për cilësinë që mbretëron në vendin tonë.

Ministri Shala, i entuziazmuar, si tifoz i flakët, e ka mirëpritur këtë fitore, që shënon një moment historik për sportin kosovar dhe avancimin e tij në arenën ndërkombëtare.

Ministri Shala, po punon intensivisht në krijimin e kushteve dhe infrastrukturës së përgjithshme, për avancimin, afirmimin dhe integrimin e sportit kosovar në planin ndërkombëtar.

Hendboll: Kosova humbi nga Italia, por kënaqi me lojë

0

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll, ka pësuar disfate me rezultat 22-29, kundër Italisë, sonte në Pallatin e Rinis dhe Sporteve në Prishtinë.

Kosova dhe Italia u përballen në kuadër të takimeve kualifikuese për Evropianin 2018.

Hendbollistët e përfaqësueses sonë humben përballjen me italianët, por kënaq me lojë, sidomos në pjesën e dytë, por Italia për disa nuanca ishte më e mirë se Kosova.

Ballafaqimi mes Kosovës dhe Italisë, është përshkruar më lojë mjaft të mirë, edhe pse Italia gjithnjë ishin në epërsi.

Pjesa e parë u mbyll më pesë gola epërsi për Italinë (12-17). Ndërkohë, në pjesën e dytë është zhvilluar rivalitet i fortë në parket mes këtyre dy përfaqësuesve.

Hendbollistët tonë dhanë maksimumin gjatë pjesës së dytë, por përvoja ishte në anën e skuadrës italiane, e cila në fund e fitojë ndeshjen me rezultat 22-29.

Ndeshja e kthimit mes Kosovës dhe Italisë luhet të dielën që vjen në Itali. Kosova pëson humbjen e tretë në këto eliminatore, pasi më parë është mposhtur dy herë nga Rumania.

'Merkeli e pa-konkurrencë'

0

Gjermanët, po të kishin pasur mundësi që të votonin drejtpërsëdrejti për kancelarin e vendit, në këtë funksion e dëshirojnë sërish kancelarin aktuale, Angela Merkel, pasi që për të do të votonin 58 për qind e gjermanëve.
Anketat më të reja dëshmojnë se sfiduesi i saj potencial, shefi i Partisë Socialdemokratike, Zigmar Gabriel, do të tubonte vetëm 11 për qind të votave.
Është ky rezultati më i dobët i Gabrielit që nga fillimi i këtij viti, dëshmoi anketa, sipas së cilës demokristianët e Merkelit, po të mbaheshin zgjedhjet sot, do të fitonin 42 për qind të votave, ndërsa socialdemokratët 24 për qind.
Deri në zgjedhjet e ardhshme federative në Gjermani ka edhe 30 muaj kohë. Merkel ende nuk ka qartësuar zyrtarisht se a do të kandidojë sërish në zgjedhjet e vitit 2017, por sipas anketave të fundit, kandidaturën e saj e mbështesin pjesa më e madhe e demkokristianëve dhe e gjermanëve./21 Media/

A është këngë e vjedhur? (Video)

0

Trendi i vjedhjes së këngëve nga këngëtarët kosovarë po vazhdon.

Kështu ka ndodhur edhe me këngën e re, që ka publikuar Gena në bashkëpunim me Mimoza Shkodrën, të titulluar “Pikë në oqean”.

Melodia e kësaj kënge është pothuajse komplet e njëjtë me këngën e këngëtarit të famshëm turk Gokhan Turkmen, të titulluar “Sen Istanbul’sun”.

Për t’u bindur dëgjojini vetë:

https://youtu.be/SQNUczty4Js

https://youtu.be/aLxSjzH1B9M

Hoti-mësimdhënësve- 'Keni me ja pa sherrin grevës'

0

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka thënë të gjithë mësimdhënësve të Kosovës se muajin tjetër pagat do t’i marrin më të ulta.
Ai ka thënë se do të llogariten ditët e humbura, që po mbahen në greve dhe mbi këtë do të ndalën edhe pagat.

“Ne do i llogarisim këto ditë dhe në fund të muajit do ti alokojë më pak para për mësimdhënësit. Ditët e humbura në grevë nuk do të llogaritën punë”, ka thënë Hoti në RTK.
Ai ka thënë se është e pakuptueshme që të vazhdohet greva derisa, sipas tij mësimdhënësit sot i kanë marr pagat me rritje.
“Sot i kemi alokuar parat për 28 mijë punonjës të arsimit. Pagat i kanë marr me rritje. Është e pakuptueshme që të protestojnë”, ka thënë ai.
“Ne do të kujdesemi që në pagat e muajit maj do të zbriten ditët e humbura të punës sepse unë kujdesem për financat publike. Nuk mund të paguhet dikush që nuk punon”, tha Hoti.