Gjermanët, po të kishin pasur mundësi që të votonin drejtpërsëdrejti për kancelarin e vendit, në këtë funksion e dëshirojnë sërish kancelarin aktuale, Angela Merkel, pasi që për të do të votonin 58 për qind e gjermanëve.
Anketat më të reja dëshmojnë se sfiduesi i saj potencial, shefi i Partisë Socialdemokratike, Zigmar Gabriel, do të tubonte vetëm 11 për qind të votave.
Është ky rezultati më i dobët i Gabrielit që nga fillimi i këtij viti, dëshmoi anketa, sipas së cilës demokristianët e Merkelit, po të mbaheshin zgjedhjet sot, do të fitonin 42 për qind të votave, ndërsa socialdemokratët 24 për qind.
Deri në zgjedhjet e ardhshme federative në Gjermani ka edhe 30 muaj kohë. Merkel ende nuk ka qartësuar zyrtarisht se a do të kandidojë sërish në zgjedhjet e vitit 2017, por sipas anketave të fundit, kandidaturën e saj e mbështesin pjesa më e madhe e demkokristianëve dhe e gjermanëve./21 Media/
