Ish-pjesëtarë të UÇK-së merren në biseda informative

0

Ish-komandantë dhe ish-pjesëtarë të UÇK-së në Maqedoni ditëve të fundit janë marrë në biseda informative.

Një ish-pjesëtar i UÇK-së ka informuar për INA se ditëve të fundit është thirrur në bisedë informative nga ana e DSK (Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit) dhe se arsyeja e ftesës ka qenë incidenti i armatosur në postën policore kufitare Gushincë në Karadakun e Shkupit.

Ai theksoi se është i shqetësuar nga ky veprim i organeve të sigurimit shtetëror dhe se gjithçka po ndodhë vetëm pas këtij incidenti.

“Unë jam ish-pjesëtar dhe sot i jam kthyer jetës normale, duke kryer punët e përditshme. Nuk kemi lidhje me skenare të errëta apo raste siç ishte incidenti në Gushincë. Disa prej nesh ka kaluar tre luftërat e fundit dhe sot i jemi rikthyer jetës normale me familjet tona. Nuk dij çka na shqetësojnë me këto veprime dhe shqetësimi është edhe tek familjet tona. Apeloj që Ali Ahmeti ta dij se çka po ndodhë. Ai dhe funksionarët e tij sot po shfrytëzojnë imunitetin dhe funksionet dhe nuk po shohin përtej kësaj dhe se si po maltretohen disa bashkëluftëtarë. Le të stopojnë këtë që po ndodhë dhe mos të hyjnë skenareve të rrezikshme”, deklaroi për INA, një ish-pjesëtar i UÇK-së.

Një pjesë e tyre duke mos pasur asnjë mbështetje institucionale, kanë marrë avokatët e tyre për t`u mbrojtur dhe për të shmangur çdo lloj tendence të inskenimeve të mundshme.

Ish-pjesëtarë të UÇK-së gjithashtu informojnë se për këto raste kanë informuar edhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Shkup.

Azemi e Berisha -Tregojnë shpirtin shqiptarë(Foto)

0

Dy basketbollistët më të dalluar të Sigal Prishtinës, Edmond Azemi dhe Dardan Berisha, kanë festuar triumfin e tyre në Ligën Ballkanike duke bartur flamurin kombëtar mbi krahë.
Berisha dhe Azemi shfaqën lojë solide sonte kundër Rilskit në Bullgari, ndërsa pas lojës festuan me flamurin kombëtar. Shihni foton në vijim.
azemi

berisha

Merkel takohet me Putinin më 10 maj

0

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të takojë presidentin rus Vlladimir Putin gjatë vizitës së saj në Moskë më 10 maj.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, tha se kancelarja Merkel do të vendosë një kurorë në varrin e ushtarit të panjohur, që ndodhet në afërsi të Kremlinit, raporton Tass .
“Është e nevojshme të bëhet nderime për vuajtjet e popullit rus dhe shumë viktimave të Luftës së Dytë Botërore të cilat i filloi Gjermania”, tha Seibert.
Ai nuk ka dhënë detaje se për çka kancelaria Merkel do të bisedojë me Putinin në Moskë.
Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk do të marrë pjesë në paradën ushtarake që do të mbahet më 9 maj në Moskë me rastin e fitores gjatë Luftës së Dytë Botërore.
– See more at: http://lajmi.net/merkel-takohet-me-putinin-me-10-maj/#sthash.qHb1EHjZ.dpuf

Shpendi n'shesh me tifozët e basketbollit

0

Edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka uruar klubin nga kryeqyteti për fitoren ndaj Rilskit, fitore kjo që e bën Sigal Prishtinën kampion të Ligës Ballkanike në basketboll

Ahmeti ka qenë pjesë e tifozëve të shumtë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë që janë mbledhur në mbrëmje për ta parë ndeshjen që zhvillohej në Samonove në Bullgari.
Ahmeti ka postuar disa fotografi të kësaj atmosfere me një shënim:Urime Prishtinë. Ndjenjë e papërshkrueshme!.

Obama akuzon Kinën për frikësim të fqinjëve

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, akuzoi Kinën se nepërmjet të frikësimit po tenton që të realizojë pretendimet e veta detare, në kurriz të fqinjëve në Azi.
Gjatë takimit që zhvilloi në Shtëpinë e Bardhë me Kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, Obama i konfirmoi atij vendosmërinë e Uashingtonit për të mbrojtur territorin japonezë, përfshirë këtu edhe Ishujt Senkako, në Detin Lindor të Kinës, të cilat pretendohen si nga Japonia, ashtu edhe nga Kina.
Obama me këtë rast theksoi se aleanca amerikano-japoneze nuk duhet të shikohet si një provokim ndaj Kinës, por gjithashtu tha se dëshiron të zbusë brengat e Tokios se a do të rreshtohej Uashingtoni përkrah Tokios, në rast të një konfrontimi eventual me Pekinin.
Presidenti amerikan me këtë rast qartësoi se përkushtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mbrojtur Japoninë është absolut./21 Media/

Mustafa dhe Thaçi 'nja dy tri fjalë' për Sigal Prishtinën

0

Mustafa në një postim në Facebook ka përgëzuar lojtarët e Prishtinës për fitoren si kampion në Ligën Ballkanike në basketboll.

Ja postimi I Mustafës në Facebook:
Sonte KB Prishtina na gëzoi me trofeun e parë ndërkombëtar në kuadër të Ligës Ballkanike. Ju lumtë djema! Është dashur punë e madhe për të arritur këtë rezultat, por është dashur punë po aq e madhe për ndërkombëtarizim të sportit.

Padrejtësisht, kemi qenë për kohë të gjatë të izoluar nga arena ndërkombëtare sportive, por tani me punë po arrijmë që të bëhemi pjesë e rëndësishme e hartës botërore të sportit! Shpresojmë që së shpejti të marrim trofe edhe në sportet tjera! URIME!

Ministrit i punëve të jashtme Hashim Thaçi e përgëzoj Prishtinën për titullin e fituar,duke thënë se ky është një sukses i madh për Sportin Kosovarë.
Ja postimi i plotë i tijë
Kupa është e jona! KB Sigal Prishtina është kampion i Ligës Ballkanike në basketboll. Sukses i madh për sportin kosovar dhe paralajmërim për potencialin e sportistëve tanë në arenën sportive ndërkombëtare. Urime KB Prishtina, urime “Plisat”, urime Kosova! Gëzuar! HTH

Sigal Prishtina shkruan historinë, fiton Ligën Ballkanike

0

Sigal Prishtina ka bërë historinë. Klubi më i suksesshëm në vendin tonë, ka fituar titullin e kampionit të Ligës Ballkanike sonte në Samokove te Bullgarisë, duke mundur Rilskin, me rezultat 71-80.

Basketbollistët e Sigal Prishtinës kanë arritur suksesin më të madh në historinë e klubit të tyre dhe në historinë e shtetit tonë.

Ballafaqimi mes Rilskit dhe Sigal Prishtinës, është zhvilluar në pranin e rreth 3000 mijë tifozëve, derisa nuk janë kursyer as fyerjet e tifozëve vendëse në adresë të skuadrës së Sigal Prishtinës.

Periudha e parë është mbyll me epërsinë e nikoqirëve katër pikë epërsi (26-22).

Mirëpo, në pjesën e dytë, prishtinasit morën lojën në duart e tyre dhe arritën që të shkrijnë epërsinë e nikoqirëve, duke shkuar në pushim më dy pikë epërsi (36-38).

Basketbollistët e Sigal Prishtinës mjaft mirë e nisen edhe periudhën e tretë, dhe me rezultatin 57-52, mbyllet kjo pjesëlojë.

Kampionia e Kosovës me lojë të bukur ka vazhduar edhe dhjetëminutëshin e fundit, madje, prishtinasit arrin edhe diferencën në dhjetë pikë epërsi (64-54), ndërsa me rezultatin e përgjithshëm 71-80, Sigal Prishtina rrëmbeu trofeun e Ligës Ballkanike në sezonin e dytë të pjesëmarrjes në këtë ligë ballkanike.

Përfundimisht Sigal Prishtina shkruan historinë e re, dhe tashmë festa e madhe ka nisur në kryeqytet, ku është krijuar një festë e paparë në rrugët e kryeqytetit, sidomos tek sheshi “Zahir Pajaziti”

​Në Nepal frikë për epidemi nga të vdekurit

0

Ndihmat kanë filluar të arrijnë në Dading dhe në Gork, regjione këto në Nepal ku ka qenë epiqendra e tërmetit, transmeton BBC.
Për shkak të tërmetit të madh i cili të shtunën e ka goditur Nepalin kanë vdekur më shumë se 5 mijë njerëz dhe shumë të mbijetuar kanë mbetur pa ushqim dhe ujë.

Mijra njerëz presin në radhë autobusët për ta lëshuar Katmandu, qytetin kryesor në Nepal.
“Kemi frikë nga epidemitë që mund të përhapet nga gjithë këto kufoma”, ka thënë një person për BBC derisa priste autobusin.

Plisat po e ' kallin' Sheshin(Foto)

0

Sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë është mbushur plot e përplot me qytetarë të cilët kanë dalë për ta përcjellë drejtpërdrejt ndeshjen finale të Ligës Ballkanike mes Sigal Prishtinës dhe Rilskit.
Pasi që ndeshja është duke u zhvilluar në Bullgari, klubi bardhekaltër në bashkëpunim me Digitalb dhe Komunën e Prishtinës kanë bërë një organizim dhe kanë sjellë një ekran gjigant për qytetarët e Prishtinës që të ndjekin ndeshjen drejtpërdrejt.
2

3

plisat

Veseli: N'qershor i zbatojmë kriteret për liberalizim të vizave

0

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli po qëndron në Strasburg ku është mbajtur sesioni i parë i takimit të shtatë interparlamentar, PE-Kosovë.
Veseli në Facebook ka postuar disa fotografi nga ky takim dhe një shënim me të cilin thuhet se në këtë takim është folur për dy prioritetet kryesore të Qeverisë së Kosovës, nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe përmbylljen e dialogut për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ja postimi I Veselit në Facebook:

Në pasditen e sotme, në Strasburg u mbajt sesioni i parë i Takimit të shtatë interparlamentar, PE-Kosovë, të cilin e bashkë drejtuam me kryesuesin e Delegacionit të Parlamentit Evropian për BeH dhe Kosovën, Z. Tonino Picula.

Në takim morën pjesë deputetët e PE-së për Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovën, deputetët e Kuvendit të Kosovës, ministri për Integrimet evropiane i Kosovës dhe zyrtarë tjerë të lartë pranë PE-së.

Në tri diskutimet e zhvilluara në këtë sesion, u fol për dy prioritetet kryesore të Qeverisë së Kosovës, nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe përmbylljen e dialogut për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Marrëveshja e Stabilizim-asociimit presim të nënshkruhet brenda këtij viti ndërsa sa i takon liberalizimit të vizave, Qeveria ka përshpejtuar zbatimin e kritereve të parapara në Udhërrëfyes. Deri në qershor të këtij viti ne do të zbatojmë të gjitha kriteret e kërkuara. Presim që ky proces të përfundojë brenda vitit 2015.

Edhe një herë i shpreha mirënjohje Parlamentit Evropian për mbështetjen që i ka dhënë Republikës së Kosovës në këtë rrugëtim dhe për kuptimin e drejtë të realitetit të ri të krijuar në Ballkan.