Mustafa dhe Thaçi 'nja dy tri fjalë' për Sigal Prishtinën

TË FUNDIT

Mustafa në një postim në Facebook ka përgëzuar lojtarët e Prishtinës për fitoren si kampion në Ligën Ballkanike në basketboll.

Ja postimi I Mustafës në Facebook:
Sonte KB Prishtina na gëzoi me trofeun e parë ndërkombëtar në kuadër të Ligës Ballkanike. Ju lumtë djema! Është dashur punë e madhe për të arritur këtë rezultat, por është dashur punë po aq e madhe për ndërkombëtarizim të sportit.

Padrejtësisht, kemi qenë për kohë të gjatë të izoluar nga arena ndërkombëtare sportive, por tani me punë po arrijmë që të bëhemi pjesë e rëndësishme e hartës botërore të sportit! Shpresojmë që së shpejti të marrim trofe edhe në sportet tjera! URIME!

Ministrit i punëve të jashtme Hashim Thaçi e përgëzoj Prishtinën për titullin e fituar,duke thënë se ky është një sukses i madh për Sportin Kosovarë.
Ja postimi i plotë i tijë
Kupa është e jona! KB Sigal Prishtina është kampion i Ligës Ballkanike në basketboll. Sukses i madh për sportin kosovar dhe paralajmërim për potencialin e sportistëve tanë në arenën sportive ndërkombëtare. Urime KB Prishtina, urime “Plisat”, urime Kosova! Gëzuar! HTH