Djali i ish-ministrit Mustafaj, diplomim i veshur si malësor në Paris

TË FUNDIT

Djalit të ish-ministrit të Jashtëm shqiptar Besnik Mustafaj, Andi Mustafaj, i është rezervuar një pritje e veçantë në Ministrinë e Jashtme franceze me rastin e diplomimit të tij.

Vetë i biri i shkrimtarit të njohur shkruante jo me pak emocion në profilin personal në Facebook se: “Kam pasur nderin e madh për të marrë diplomën time nga ministri francez Matthias Fekl dhe Drejtori ENA-së Nathalie Loiseau me rroba tradicionale të rajonit tim Tropojës, dhe në prani të djalit tim, nënës sime, babait tim dhe të kolegëve të mi (të huaj dhe francezë), me të cilët kam pasur kënaqësinë për të jetuar këtë aventurë”.

Edhe vetë ish-politikani z. Besnik Mustafaj, e përcillte jo me pak adhurim këtë lajm, duke shkruar në Facebook-un e tij: “Andi me diplomën e vet, krenaria ime”.

Një pritje e tillë është me të vërtetë një vlerësim i rëndësishëm që i bëhet një qytetari, kushdo qoftë ai.