Zhvillimi i Googles ndër vite (Video)

0

Në këtë video shifet evoloimi i Googles ndër vite,ndrrimi i logove të Googles,gjë të cilën google e bëri edhe tani duke e ndërruar logon.
Në Video pasqyrohen të gjitha ndryshimet e Googles,qysh nga themelimi i saj.

Britania dhe referendumi për BE-në

0

Qeveria e Britanisë, me rekomandimin Komisionit Zgjedhor, do të ri-formulojë pyetjen e cila do t’iu parashtrohet britanikëve në referendumin e planifikuar për mbetjen apo jo të vendit në Bashkimin Evropian, në me qëllim që pyetja të jetë sa më neutrale.
Sipas propozimit fillestar të qeverisë britanike, votuesve ishte paraparë t’iu bëhej pyetja “A duhet të mbetet Britania e Madhe anëtare e Bashkimit Evropa”?, por sipas rekomandimit më të ri, tani britanikët do të pyetën se a dëshirojnë të mbetën në union apo të dalin nga ai.
Aktivistët që e dëshirojnë largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian kanë theksuar se propozimi fillestar është i padrejtë, ngase sipas mendimit të tyre favorizon ata, të cilët angazhohen për mbetjen e vendit në union.
Pas konsultimeve publike, Komisioni Zgjedhor rekomandoi që pyetja në referendum të jetë: “A suhet Britania e Madhe të mbetet anëtare e Bashkimit Evropian apo duhet të largohet nga Bashkimi Evropia?”, ndërsa përgjigjet e mundshme do të jenë Të Mbetet në Bashkimin Evropian dhe Të Largohet nga Bashkimi Evropian.
Kryeministri konservator i Britanisë, Dejvid Kameron, ka premtuat se do të ri-negociojë marrëdhëniet e Britanisë me unionin dhe se deri në fund të vitit 2017 do të organizohet referendumi për mbetjen apo jo të vendit në union.
Një zëdhënëse e Kameronit tha sot se qeveria do të ndjekë rekomandimin e Komisionit Zgjedhor./21Media

​Në detin turk mbyten 12 refugjatë, ka edhe fëmijë

0

​Së paku 12 njerëz për të cilët besohet se janë refugjatë sirianë janë fundosur në det gjatë tentimit që nga Greqia të kalojnë në Turqi.
Në mesin e të vdekurve janë edhe pesë fëmijë dhe një grua, transmeton Reuters.

Në xhirimet e televizioneve shihet trupi i një djali të vogël i veshur me fanellë të kuqe dhe pantallona të kaltra i shtrimë më fytyrë në zall në Bodrum në njërin nga vendet më turistike të Turqisë.
Dy barka në cilat gjendeshin 23 njerëz janë fundosur në det ndërsa shpëtimtarët kanë arritur t’I shpëtojnë shtatë persona ndërsa dy kanë arritur të notojnë deri në breg.

Zyrtarët turq kanë thënë se gjasat janë të vogla për të shpëtuar edhe dy persona që konsiderohen të zhdukur.

​Vazhdon greva në shkollën “Prenk Jakova”

0

Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” edhe sot nuk e ka zhvilluar procesin mësimor duke vazhduar kështu me grevën deri sa atyre t’iu sigurohet një objekt tjetër me kushte më të mira.

Kështu, drejtoresha e kësaj shkolle, Violeta Krasniqi, ka pasur sot një takim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe drejtoreshën për Arsim në këtë komunë, Arbërie Nagavci, për të biseduar për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët për ndërprerjen e kësaj greve.

Edhe pse nuk është marrë asnjë vendim definitiv, ata janë pajtuar dhe janë duke shqyrtuar mundësinë që të zhvendosen në shkollën e mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli”. Por, për këtë gjë ka mbetur që Drejtoria e Arsimit të komunës së Prishtinës, të bisedojë edhe me drejtorin e shkollës së Mjekësisë, në mënyrë që të lidhin një marrëveshje për lëshimin e njërit nga anekset e kësaj shkolle.

Drejtoresha e shkollës së Muzikës, Krasniqi, bëri të ditur për KosovaPress se ajo tani është duke pritur për një vendim përfundimtar nga ane komunës, nëse do jetë e mundshme kalimi në obje ktin e kësaj shkolle apo jo.

Ajo shtoi se sapo të merr një përgjigje pozitive do të ndërpritet greva menjëherë dhe do të mbahet mësimi derisa të realizohen kushtet për të kaluar në shkollën tjetër.

“Gjatë ditës po presim marrëveshjen se a do të mund të kalojmë në atë objekt, sepse natyrisht edhe nëse vendoset të kalojmë, nuk mund të dalim aty brenda ditës se ka punë për një transferim të një shkolle dhe duhet t’i adaptojmë klasat të cilat janë të mëdha dhe neve nuk na nevojiten si të atilla dhe nevojitet ndërhyrje teknike për adaptimin për nevoja të tona… nëse vendoset që ne të dalim atje dhe fillojnë punimet në atë shkollë, ne do të fillojmë me punën menjëherë sepse ne nuk jemi të interesuar të humbim asnjë orë, sepse natyrisht ku kemi punuar deri tash do ta shtyjmë dhe një muaj a dy, nuk është ajo për ndonjë shqetësim”, tha Krasniqi.
Por, ajo nuk la pa potencuar se për shkak të kushteve të rënda, por, mbi të gjitha për shkak të largësisë nga qendra e qytetit nuk mund të qëndrojnë më gjatë.

Sipas Krasniqit, që nga vendosja e tyre vite më parë në ish-objektin e shkollës së Ekonomisë “Hoxhë Kadri Prishtina”, numri i nxënësve ka rënë dukshëm dhe e gjithë kjo për shkak të pamundësisë së tyre për të ardhur deri te kjo shkollë.

“Atëherë sa kemi qenë në shkollën e vjetër, interesimi i nxënësve për çdo vit në shkollë të muzikës ka qenë 200 deri në 300 fëmijë, ndërsa me ardhjen në këtë objekt ka rënë numri i nxënësve të interesuar nën 100. Pra, këtu shihet se kemi një disbalanc në mes të fëmijëve që interesohen të vijnë në shkollë. Nuk është puna te interesimi i fëmijëve sa prindërit nuk kanë mundësi teknike t’i sjellin në këtë objekt. Natyrisht kemi pasur raste edhe kur ka ardhur fëmija është pranuar në shkollë të muzikës dhe kur ka ardhur te dera, duke i parë në çfarë kushte punohet, ka thënë unë këtu nuk hy në këtë shkollë se kjo nuk qenka shkollë”, ka treguar Krasniqi.

Në anën tjetër drejtoresha Arbërie Nagavci, beson që këtë konfirmim do ta dërgojnë gjatë ditës së sotme, në mënyrë që të mund të ndërpritet greva menjëherë dhe të fillojnë punimet për përshtatjen e klasave për shkollë të muzikës.
“Besoj që ne në momentin kur e dërgojmë konfirmimin sepse jemi duke e shqyrtuar të gjitha mundësit teknike për të vazhduar mësimin aty dhe në momentin që ne e dërgojmë konfirmim ata do të vazhdojnë mësimin dhe ne në ndërkohë do të marrim të gjitha aktivitetet për të krijuar kushtet për të punuar në aneksin e shkollës ‘Ali Sokoli’ ”, tha Nagavci.

E sa i përket ndërtimit të një objekti të ri për këtë shkollë, Nagavci tha se ata janë duke u munduar të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme, pasi që, tashmë dihet se punimet për këtë shkollë edhe pse kanë filluar më parë ato janë ndalur për shkak të problemeve pronësore dhe problemeve me projektin.

Balotelli ka ndryshuar

0

Drejtori i Milanit, Adriano Galliani beson se sulmuesi problematik i rikthyer në klub, Mario Balotelli ka ndryshuar rrënjësisht në aspektin pozitiv.
Italiani u largua verën e vitit të shkuar drejt Liverpoolit, mirëpo nuk arriti të gjente formën e duhur në Anfield Road, por përkundrazi është kritikuar jashtëzakonisht për sjellje jo të mira.

“Ai ka një qëndrim të jashtëzakonshëm, ai ka ndrushuar rrënjësisht”, deklaroi Galliani.

“Ai është i pari për të arritur te Milani dhe i fundit për t’u larguar. Mihajlovic shpreh dëshirën që lojtarët t’i ketë gati në mëngjes në ora 8:30, por ai është aty gjithmonë para orës 8”.

“Ai e ka kuptuar ndoshta se ky është shansi i tij i fundit dhe unë jam i sigurt se ne nuk do të humbim me të”.

Thatësira shter lumenjtë, dalin në sipërfaqe thesaret e mbuluara

0

Lumenjtë në Poloni, të cilët kanë rënë në nivelin më të ulët të mundshëm, për shkak të thatësirës që po mbretëron, po nxjerrin në sipërfaqe shumë thesare të mbuluara, ndërsa nga balta po dalin mbetjet e anijeve dhe aeroplanëve, fosilet e kafshëve para-histrotike dhe artefakte aerologjike, ndërsa për shkak të numrit të madh të gjuetarëve amatorë të arit, policia ka filluar të ruaj brigjet e lumit Vislla në Varshavë.
Policia është duke e ruajtur bregun perëndimor të Visllas, pasi që arkeologët entuziastë, duke shfrytëzuar faktin se niveli i ujit ka rënë në vetëm 41 centimetra, po përpiqen të gjejnë fakte nga koha e vërsuljes së suedezëve ndaj polonisë nga mesi i shekullit të 17-të.
Niveli i ulët i lumenjve Vislla dhe Bzura, si dhe i burimeve të tyre në pjesët qendrore të Polonisë, nga mesi i gushtit i mundësoi arkeologëve që të zbulojnë mbetjet e një aeroplani të vjetër sovjetik dhe eshtrat e dy pilotëve të vdekur të Armatës së Kuqe.
Rrëfimi për aeroplanin sovjetik, të rrëzuar në janar të vitit 1945, gjatë kohës së luftimeve përreth qytetit Vishogrod, është bartur si legjendë nga njëra gjeneratë në tjetrën, por vetëm falë thatësirës, ku aeroplan u gjet.
Megjithatë, Vislla i zbuloi qytetarëve të Varshavës edhe disa mjete shumë më të rrezikshme në shtratin e saj, më saktësisht bomba të vjetra nga periudha e Luftës së Dytë Botërore.
Niveli i ulët i ujit ka joshur edhe një numër të madh të gjuetarëve të thesareve, të cilët po tentojnë të shfrytëzojnë këtë mundësi, për të gjetur gjësende me vlerë./21Media

Trafiku urban në Prishtinë, me probleme (Video)

0

Kryeqyteti i Kosovës, prej ditës në ditë, merr rritën e saj të natyrshme por e percjellin edhe probleme! Shtrirja e Prishtinës hapë një nga temat, të cilat në varësi të motit shndërrohet në diskutime të pafundme! Fjala është për trafikun urban – cili eshte ai ne nje kryeqytet te shtetit te ri?/ 21 Media

Shqiptari shpëton gjermanen nga mbytja në liqen

0

“Në fakt nuk më shkohej atë pasdite në liqenin Brombachsee. Por për t`ua bërë qejfin fëmijëve megjithatë shkuam”, kujton Valon Hallaçi, shqiptari 34 vjeçar nga Nurnbergu atë ditë “të çuditshme”. Kanë qenë njëqind arsye për të mos shkruar atë ditë në liqen… Dhe në një ditë të tillë ai ka shpëtuar një grua nga vdekja e sigurt, shkruan nordbayern.de.
Andrea S., një gjermane 52 vjeçe nga Ellingen-i, e cila e njeh veten si notare të mirë dëshironte të freskohej në liqen. Ajo thotë se që nga fëmijëria ka qene notare dhe se para se t`i ndodhte kjo që i ndodhi, habitej se si të tjerët mbyteshin në ujë, transmeton albinfo.ch.

Ajo hidhet ne ujë dhe provon të kalojë me not një distancë që e kishte kaluar shumë herë të tjera. Por kësaj here po frynte një erë. Rrugën e shkuarjes e kalon pa problem por gjatë kthimit diçka nuk ishte në rregull. E dërmuar, Andrea provon të pushojë duke notuar në shpinë por një valë që vjen i fut ujin në gojë dhe kështu atë e kaplon paniku. Rreth 10-15 minuta ajo ka luftuar për jetë o vdekje. Pastaj, gruaja besimtare thotë se është lutur “Jezus, me ndihmo”.

Dhe në ato momente Valon Hallaçi me të shoqen Raben dhe tre fëmijët që po lundronin me një barkë me pedale e vë re gruan që po mbytej. Kur e pamë, u dhamë pedaleve me sa fuqi që kishim për t`iu afruar viktimës”, tregon Hallaçi. Gruaja e tij nuk e lejoi të hidhej në ujë.

“Kisha frikë se gruaja që po mbytej do të kapej pas tij dhe do të mbyteshin pastaj të dy” thotë gruaja e Valonit, Raba. Kështu, ai e nget barkën në afërsi të Adrea S., e kap në sekondën e fundit për krahësh dhe e tërheq trupin pothuaj të fjetur në barkë.

“Ishte jashtëzakonisht e rëndë” thotë Valoni i fuqishëm. Dhe unë vetëm mund të shpresoja që ajo të ishte ende gjallë”.

Pastaj Valoni njoftoi autoritetet per ti dhene ndihmën e parë . “Ajo kishte nxjerrë nga goja shume ujë. Dhe jam shumë i sigurt se sikur ne të mos ndodheshim rastësisht aty, ajo do të ishte sot e vdekur”, thotë ai.

YouTube do të bëhet me pagesë

0

Me shërbimet e abonimit në rritje dhe rritjen e shikueshmërisë, ndoshta radio do të jetë mënyra e vetme për të dëgjuar muzikë pa pagesë në të ardhmen.
Dëgjimi i muzikës pa pagesë në internet mund të jetë një gjë e shkuar, pasi që shërbimet si Amazon dhe Google janë duke filluar t’i testojnë shërbimet e reja me pagesë që do të futen në shërbimet e tyre për muzikë.
Tani – edhe YouTube, do të lansojë një shërbim me pagesë deri në fund të këtij viti.

Music Key është duke u testuar në versionin beta që nga nëntori, dhe një tjetër shërbim premium pritet që të lansohet së shpejti në YouTube.

YouTube mendon se shërbimet me pagesë që do të futen në kanalet e ndryshme të cilat dëshirojnë që përdoruesit të paguajnë për të shikuar videot e tyre, do të jetë i suksesshëm, për shkak që kompania është shërbimi më i madh në botë i transmetimit të muzikës.

Doris Pack: "Rama po i mbron kriminelët"

0

​Një nga zërat më të fortë të asamblesë politike të partisë popullore europiane, Doris Pack, ka kritikuar ashpër qeverisjen Rama, gjatë punimeve të kësaj asambleje në Bruksel. Në një intervistë eskluzive për ABCnews, Doris Pack tregon arsyet e këtij qëndrimi.
Ajo thtoë se “kryeministri Rama ka venë në poste publike njerëz me të shkuar kriminale, ka shumë persona me të shkuar kriminale në gjirin e socialistëve, në parlamentin shqiptar dhe i ka mbrojtur ata”. Zonja Pack ka thene se “nuk ka dyshime se pushteti është i lidhur me krimin dhe se për këtë janë në dijeni edhe ambasadorët e BE në Shqipëri”.