Lumenjtë në Poloni, të cilët kanë rënë në nivelin më të ulët të mundshëm, për shkak të thatësirës që po mbretëron, po nxjerrin në sipërfaqe shumë thesare të mbuluara, ndërsa nga balta po dalin mbetjet e anijeve dhe aeroplanëve, fosilet e kafshëve para-histrotike dhe artefakte aerologjike, ndërsa për shkak të numrit të madh të gjuetarëve amatorë të arit, policia ka filluar të ruaj brigjet e lumit Vislla në Varshavë.
Policia është duke e ruajtur bregun perëndimor të Visllas, pasi që arkeologët entuziastë, duke shfrytëzuar faktin se niveli i ujit ka rënë në vetëm 41 centimetra, po përpiqen të gjejnë fakte nga koha e vërsuljes së suedezëve ndaj polonisë nga mesi i shekullit të 17-të.
Niveli i ulët i lumenjve Vislla dhe Bzura, si dhe i burimeve të tyre në pjesët qendrore të Polonisë, nga mesi i gushtit i mundësoi arkeologëve që të zbulojnë mbetjet e një aeroplani të vjetër sovjetik dhe eshtrat e dy pilotëve të vdekur të Armatës së Kuqe.
Rrëfimi për aeroplanin sovjetik, të rrëzuar në janar të vitit 1945, gjatë kohës së luftimeve përreth qytetit Vishogrod, është bartur si legjendë nga njëra gjeneratë në tjetrën, por vetëm falë thatësirës, ku aeroplan u gjet.
Megjithatë, Vislla i zbuloi qytetarëve të Varshavës edhe disa mjete shumë më të rrezikshme në shtratin e saj, më saktësisht bomba të vjetra nga periudha e Luftës së Dytë Botërore.
Niveli i ulët i ujit ka joshur edhe një numër të madh të gjuetarëve të thesareve, të cilët po tentojnë të shfrytëzojnë këtë mundësi, për të gjetur gjësende me vlerë./21Media
