Në Hasanbeg të Shkupit vitin e ri shkollor e nisin me lutje dhe ‘dua’

0

Në shkollën fillore „25 Maj“ në Hasanbeg të Shkupit dita e parë e shkollës ka filluar normal dhe pa pengesa.

“Ajo që na ra në sy kësaj here është se stafi i kësaj shkolle kanë bërë një veprim të mirë, pasi krahas të gjitha hapave të ndërmarr për një fllim të mbarë shkollor, ata e filluan këtë vit edhe me lutje dhe dua Zotit, për një vit me sukses dhe plotë mbarësi, shkruan portali islampress nga Shkupi.

Kjo është promovuar edhe në rrjetet sociale ku është shkruar postimi:

„Sot 01/09/2015 e Marte ne pranine e nxenesve filloriste,prinderve,drejtorit dhe stafit udheheqes te Sh.F.”25 Maj” ne Hasanbeg beme lutje per fillim te mbare te vitit shkollor 2015/2016 Zoti qofte ne ndihmen e mesueseve,nxenesve ua lehtesofte rrugen e diturise“, transmeton INA.

Sot ka hyrë në fuqi ligji për faljen e borxheve (Video)

0

Sot ka hyrë në fuqi ligji për faljen e të gjitha borxheve që bizneset dhe qytetarët e Kosovës kanë ndaj institucioneve dhe ndaj ndërmarrjeve publike, deri më 31 dhjetor 2008. Pjesa më e madhe e komunave kanë filluar ta zbatojnë këtë ligj, por jo edhe komuna e Prishtinës./ 21 Media

SHBA-ja tmerrohet nga një vrasje tjetër e radhës

0

Policia në Teksas është duke hetuar dy video-xhirime, në të cilën shihet vrasja e një personi, në momentin kur ai po i dorëzohej policisë.
Në xhirimin, i cili u publikua nga një kanal lokal televiziv, mund të shihet Gilbert Flores 41 vjeçar nga qyteti i San Antonios duke ngritur duart lart, për tu qëlluar disa qaste më vonë nga dy plumba.
Flores nuk tregoi shenja agresive, por përkundër kësaj, polici vendosi të shkrepë armën në drejtim të tij.
Pasi që Flores ra në tokë atij nuk ju ofrua ndihma mjekësore, ndërsa opinioni amerikan këtë akt e cilësoi si dëshmi të re të brutalitetit policor.
Policët theksuan se në shtëpinë e Floresit, të dënuar më herët për vepra penale, kishij gjetur një grua dhe një fëmijë të lënduar. Ata gjithashtu theksuan se Flores ishte i armatosur./21Media

​Diplomatët e karrierës me status si të punonjësve të AKI-së dhe FSK-së

0

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka qenë e vetmja në rajon që nuk ka ndarë ligjërisht zyrtarët që janë pjesë e Shërbimit të Jashtëm dhe ata që janë pjesë e Shërbimit Civil. Deri më tani, të gjithë punëtorët e MPJ-së, përfshirë edhe ambasadorët janë njohur si shërbyes civil.

Kjo pritet të ndryshojë shumë shpejt. Ligji i ri për Shërbimin e Jashtëm, i cili është prezantuar nga zëvendëskryeministrit Thaçi dhe miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë pritet të bëjë një ndarje të qartë ndërmjet diplomatëve të karrierës dhe shërbyesve civil.

Ardian Arifaj, këshilltar i kryediplomatit të Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se shërbimi i jashtëm do të përbëhet nga diplomatët e karrierës dhe shërbyesit civil.

“Risi është që diplomatët e karrierës nuk do të jenë më pjesë e shërbimit civil, por do të kenë një status të barasvlershëm me atë të punonjësve të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë dhe Forcat e Sigurisë së Republikës së Kosovës”, tregon Arifaj për KosovaPress.

Sipas tij, kjo është bërë për shkak të detyrave dhe natyrës specifike të Shërbimit të Jashtëm dhe për faktin se dispozitat ligjore dhe rregullat për shërbi min civil, si në nivelin normativ, ashtu edhe në praktikë, nuk kanë korresponduar me specifikat dhe nevojat e Shërbimit të Jashtëm.

“Megjithatë, rregullat ligjore për shërbimin civil do të vazhdojnë të zbatohen edhe për Shërbimin e Jashtëm aty ku ligji për shërbimin e jashtëm nuk përmban rregulla të veçanta”, vlerëson ai, raporton KP.

Me ligjin e ri parashihet që personeli i punësuar në MPJ në sektorët e auditimit dhe të financave, të prokurimit publik dhe të burimeve njerëzore, të logjistikës dhe të teknologjisë informative do të vazhdojnë të mbeten shërbyes civil.

Këto funksione sipas Ligjit janë të natyrës administrative dhe jo diplomatike dhe se për këta nëpunës zbatohen dispozitat e legjislacionit për shërbyesit civil.

Megjithatë, ligji i ri parasheh që në rastet kur ka pozita të lira dhe është me interes për Republikën e Kosovës, shërbyesi civil i punësuar në MPJ për jo më pak se dy vjet mund të kalojë në Shërbimin e Jashtëm si diplomat i karrierës.

Kjo mund të ndodh vetëm nëse i plotëson kushtet ligjore për diplomat të karrierës dhe kalon me sukses provimin e organizuar nga Komisioni i Karrierës Diplomatike, në bashkëpunim me Akademinë Diplomatike.

“Për dallim prej diplomatëve të karrierës dhe shërbyesve civil të punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, personeli teknik i punësuar në misionet diplomatike dhe postet konsullore nuk është pjesë e Shërbimit të Jashtëm”, shton Arifaj, i cili thotë se ligji ka edhe shumë risi të tjera, të cilat do të sqaron ditëve në vazhdim. “Është projektligj tejet i avancuar, që është hartuar bashkë me të gjitha palët e interesit, si me shoqërinë civile, ashtu edhe me deputetë e palë të tjera dhe ka shumë ndryshme, që janë nisur edhe nga qeverisja e kaluar, ka edhe shumë të reja, por që të gjitha këto do të trajtohen më detajisht ditëve të ardhshme”, thotë Arifaj, raporton KosovaPress.

Sot gjatë ditës, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar Ligji i ri për Shërbimin e Jashtëm të Kosovës. Me këtë rast, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, njëherësh ministër i jashtëm tha se Kosova është duke zhvilluar një politikë të jashtme dinamike, me qëllim të fuqizimit të vazhdueshëm të shtetësisë edhe nëpërmjet anëtarësimit në mekanizma ndërkombëtarë.

Sonte fillon Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Venecie

0

Përgatitjet e fundit tashmë janë duke u bërë dhe, siç duket, gjithçka është gati për nisjen e festivalit ndërkombëtar të filmit në Venecie, i cili sivjet e shënon edicionin e 72-të.

Festivali fillon sonte me një gala premierë të filmit “Everest”, në të cilin luajnë aktorët e njohur Hollywoodianë, Jake Gyllenhaal dhe Keira Knightley. Ky film bazohet në katastrofën e alpinistëve, e cila zuri vend në vitin 1996 në malin më të lartë në botë, transmeton koha.net.

Në garë sivjet për ta fituar çmimin “Luani I Artë” janë gjithsej 21 filma, përfshirë këtu filmin e regjisorit Tom Hooper, “The Danish Girl”, në të cilin luan aktori i shpërblyer me Oscar, Eddie Redmayne, pastaj filmi “Heart of a Dog”, ai “Equals”, në të cilin luajnë aktorët Kristen Stewart dhe Nicholas Hoult, pastaj filmi “Beasts of no Nation” me protagonist aktorin Idris Elba etj.

Regjisori i njohur italian, Luca Guadagnino, vjen në këtë festival me filmin “A Bigger Splash”, në të cilin luajnë aktorët Tilda Swinton, Dakota Johnson dhe Ralph Fiennes, derisa regjisori Charlie Kaufman sivjet konkurron në festivalin e Venecias me filmin e tij të ri “Anomalisa”.

Po ashtu pjesë e garës së sivjetme janë filmat “El Clan”, “Behemoth”, “11 minuta” dhe “Looking for Grace”.

Ndërsa filmi “Black Mass” me protagonist aktorin Johnny Depp do të shfaqet jashtë konkurrencës për çmimin kryesor. Në listën e filmave të cilët nuk do të garojnë për çmimin “Luani I Artë” përfshihen edhe “Go With Me”, në të cilin luajnë aktorët Anthony Hopkins, Julia Stiles dhe Ray Liotta,si dhe “Spotlight” me protagonistë aktorët Michael Keaton dhe Mark Ruffalo.

Në krye të jurisë së sivjetme do të jetë regjisori i njohur meksikan, Alfonso Cuaron dhe pjesë e këtij paneli do të jenë edhe dy aktore të njohura Hollywoodiane, Elizabeth Banks dhe Diane Kruger.

Edicioni i 72-të i festivalit të filmit në Venecie nis sonte dhe do të përmbyllet më 12 shtator.

Zgjidhet zëvendëskryeprokurorja e Shtetit

0

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në bazë të nenit 1 pika 1.2 të Ligjit nr. 05/L-034 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Prokurorinë e Shtetit, mori sot vendim për caktimin e prokurores në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Sevdije Morina, në pozitën e zëvendëskryeprokurores së Shtetit.

Kryeprokurori Lumezi e caktoi në këtë pozitë prokuroren Sevdije Morina, duke vlerësuar lartë përvojën, angazhimin, përkushtimin e treguar për punë dhe rezultatet e mira të prokurores Morina, duke përfshirë edhe përvojën udhëheqëse që ka pasur si zëvendëskryeprokurore dhe më pas edhe u.d. kryeprokurore e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Zëvendëskryeprokurorja e Shtetit ka autoritet të plotë për të vepruar në emër të kryeprokurorit të Shtetit në rast të mungesës apo pengesës së tij që të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësit e tij, si dhe do të kryej punë në bazë të fushëveprimit dhe autorizimeve të kryeprokurorit të Shtetit.
Pozita e zëvendëskryeprokurorit të Shtetit, për të parën herë në vendin tonë është paraparë me Ligjit nr. 05/L-035 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Prokurorinë e Shtetit, i cili ka hyrë në fuqi në qershor të këtij viti.

Kosova me dy filma në London Film Festival

0

London Film Festival është ngjarja më e rëndësishme e filmit që ndodh në Mbretërinë e Bashkuar ku shfaqen më shumë se 300 filma të metrazhit të gjatë, dokumentar dhe filma të shkurtër.

Ky festival i cili është nën ombrellën e British Film Institute, këtë vit në listën e filmave që do t’i shfaq, ka edhe dy filma të mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, filmin ‘Babai’ dhe ‘Burrnesha’.

Filmi ‘Babai’ me skenar dhe regji nga Visar Morina që ka pas vete 7 çmime ndërkombëtare, sot fillon shfaqjen e tij në Kinemanë ABC prej orës 20. Këtë film e pret një rrugë e gjatë në festivale të ndryshme si: Helsinki IFF, Busan IFF, Seville European Film Festival, Goteborg Film Festival, Crossing Europe Lin etj.
Ndërsa filmi ‘Burrnesha’ i mbështetur nga romani i autores shqiptare Elvira Dones, me skenar nga Laura Bispuri dhe Francesca Manieri dhe regji nga Laura Bispuri e cila pati premierën në Berlinale 2015 po vazhdon të ketë prezantime në shumë festivale ndërkombëtare.

VV: “Zajednica” e shpie vendin drejt federalizmit (Video)

0

Lëvizja Vetëvendosje thotë se “Zajednica” e qon Kosovën drejt federalizmit dhe se vendi është në pozitë të njejtë sikurse Bosnja vite më parë. Si tejet të dëmshme marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe e quajtën edhe AAK-ja dhe Shoqëria Civile në një tryezë të organizuar nga Vetëvendosje./21Media

Cili është qëllimi i vërtetë i angazhimit të Rusisë në Siri?

0

Sipas burimeve diplomatike, të cilat të martën si e para i citoi gazeta izraelite, Jediot Ahronot, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, planifikon të dërgojë në Siri me mijëra pjesëtarë të ushtrisë ruse, përfshirë këtu edhe këshilltarë, instruktorë, ekspertë të logjistikës dhe teknikë.
Synimi kryesor, së paku i deklaruar i këtij angazhimi, është lufta kundër Shtetit Islamik, por shumë ekspertë janë të mendimit se forcat ruse do të angazhohen edhe në luftën kundër grupeve kryengritëse, gjithashtu të angazhuara në luftën kundër islamistëve, por edhe kundër forcave të presidentit të Sirisë, Bashar Al Asad.
Ky veprim i Putinit do të vendoste Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një situatë paradoksale.
Lufta e përbashkët kundër Shtetit Islamik ka bashkuar këto dy fuqi, por në hijen e synimit për zhdukjen e islamistëve fshehët “konflikti i heshtur i ndërsjellë” rreth Presidentit Asad, në lidhje me të cilin Moska dhe Uashingtoni kanë aspirata plotësisht të kundërta.
Uashingtoni ka tashmë disa vjet që po synon të përmbys Asadin dhe të vendos një udhëheqës më të përshtatshëm. .
Për dallim nga Rusia, e cila që nga fillimi i konfliktit në Siri i ka ofruar mbështetje të pakufizuar Asadit dhe ushtrisë së tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës financiarisht dhe me armatim kanë mbështetur kryengritësit.
Duke pasur parasysh se ata luftojnë edhe Shtetit Islamik dhe Asadit, amerikanët këtë e shohin si një mundësi që me një goditje të mbysin dy miza./21Media

Ministri Shala viziton Maltën

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Maltë, ku do të zhvillojë një takim me ministrin e Drejtësisë, Kulturës dhe Qeverisjes Lokale, Hon. Owen Bonnici.

Ministri Shala u shpreh se qëllimi i kësaj vizite është bashkëpunimi kulturor me Maltën, veçmas në fushën trashëgimisë kulturore, meqë ky vend është i njohur në këtë drejtim, dhe Kosova mund të përfitojë shumë nga përvojat e Maltës në konservimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Ministri Shala në kuadër të kësaj vizite, ka një agjendë të ngjeshur. Përveç takimit me ministrin Hon. OwenBonnici, ai pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të nivelit të lartë të jetës politike dhe kulturore të Maltës, me qëllim të njohjes nga afër me politikat kulture, si dhe me ato që kanë të bëjnë me trashëgiminë kulturore.