Sipas burimeve diplomatike, të cilat të martën si e para i citoi gazeta izraelite, Jediot Ahronot, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, planifikon të dërgojë në Siri me mijëra pjesëtarë të ushtrisë ruse, përfshirë këtu edhe këshilltarë, instruktorë, ekspertë të logjistikës dhe teknikë.
Synimi kryesor, së paku i deklaruar i këtij angazhimi, është lufta kundër Shtetit Islamik, por shumë ekspertë janë të mendimit se forcat ruse do të angazhohen edhe në luftën kundër grupeve kryengritëse, gjithashtu të angazhuara në luftën kundër islamistëve, por edhe kundër forcave të presidentit të Sirisë, Bashar Al Asad.
Ky veprim i Putinit do të vendoste Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një situatë paradoksale.
Lufta e përbashkët kundër Shtetit Islamik ka bashkuar këto dy fuqi, por në hijen e synimit për zhdukjen e islamistëve fshehët “konflikti i heshtur i ndërsjellë” rreth Presidentit Asad, në lidhje me të cilin Moska dhe Uashingtoni kanë aspirata plotësisht të kundërta.
Uashingtoni ka tashmë disa vjet që po synon të përmbys Asadin dhe të vendos një udhëheqës më të përshtatshëm. .
Për dallim nga Rusia, e cila që nga fillimi i konfliktit në Siri i ka ofruar mbështetje të pakufizuar Asadit dhe ushtrisë së tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës financiarisht dhe me armatim kanë mbështetur kryengritësit.
Duke pasur parasysh se ata luftojnë edhe Shtetit Islamik dhe Asadit, amerikanët këtë e shohin si një mundësi që me një goditje të mbysin dy miza./21Media
