SHBA-ja tmerrohet nga një vrasje tjetër e radhës

TË FUNDIT

Policia në Teksas është duke hetuar dy video-xhirime, në të cilën shihet vrasja e një personi, në momentin kur ai po i dorëzohej policisë.
Në xhirimin, i cili u publikua nga një kanal lokal televiziv, mund të shihet Gilbert Flores 41 vjeçar nga qyteti i San Antonios duke ngritur duart lart, për tu qëlluar disa qaste më vonë nga dy plumba.
Flores nuk tregoi shenja agresive, por përkundër kësaj, polici vendosi të shkrepë armën në drejtim të tij.
Pasi që Flores ra në tokë atij nuk ju ofrua ndihma mjekësore, ndërsa opinioni amerikan këtë akt e cilësoi si dëshmi të re të brutalitetit policor.
Policët theksuan se në shtëpinë e Floresit, të dënuar më herët për vepra penale, kishij gjetur një grua dhe një fëmijë të lënduar. Ata gjithashtu theksuan se Flores ishte i armatosur./21Media