Britania dhe referendumi për BE-në

TË FUNDIT

Qeveria e Britanisë, me rekomandimin Komisionit Zgjedhor, do të ri-formulojë pyetjen e cila do t’iu parashtrohet britanikëve në referendumin e planifikuar për mbetjen apo jo të vendit në Bashkimin Evropian, në me qëllim që pyetja të jetë sa më neutrale.
Sipas propozimit fillestar të qeverisë britanike, votuesve ishte paraparë t’iu bëhej pyetja “A duhet të mbetet Britania e Madhe anëtare e Bashkimit Evropa”?, por sipas rekomandimit më të ri, tani britanikët do të pyetën se a dëshirojnë të mbetën në union apo të dalin nga ai.
Aktivistët që e dëshirojnë largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian kanë theksuar se propozimi fillestar është i padrejtë, ngase sipas mendimit të tyre favorizon ata, të cilët angazhohen për mbetjen e vendit në union.
Pas konsultimeve publike, Komisioni Zgjedhor rekomandoi që pyetja në referendum të jetë: “A suhet Britania e Madhe të mbetet anëtare e Bashkimit Evropian apo duhet të largohet nga Bashkimi Evropia?”, ndërsa përgjigjet e mundshme do të jenë Të Mbetet në Bashkimin Evropian dhe Të Largohet nga Bashkimi Evropian.
Kryeministri konservator i Britanisë, Dejvid Kameron, ka premtuat se do të ri-negociojë marrëdhëniet e Britanisë me unionin dhe se deri në fund të vitit 2017 do të organizohet referendumi për mbetjen apo jo të vendit në union.
Një zëdhënëse e Kameronit tha sot se qeveria do të ndjekë rekomandimin e Komisionit Zgjedhor./21Media